LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në kantier nuk ka asnjë punëtor”/ Tabaku nxjerr zbuluar propagandën e Erion Veliajt për shkollën Sami Frashëri

30 Tetor 2020, 11:31, Aktualitet CNA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është përgjigjur qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës sa i takon rindërtimit të shkollës ?Sami Frashëri?. Përmes një postimi, Tabaku ka ndërsa disa foto nga kantieri i ndërtimit, ku sipas saj qeveria po bën propagandë për t?i mbushur mëndjen shqiptarëve se po punohet, ndërkohë që nuk gjendet asnjë punëtor.

?Qeveria e Propagandës! Dalin cdo ditë me regji qëndrore për ti mbushur mendjen shqiptarëve që po punojnë. Asgjë nuk po bëjnë, asgjë nuk kanë bërë në 7 vite dhe asgjë vitin e fundit që mbas tërmetit. I lanë shqiptarët jetimë me shtëpi të rrënuara dhe tani duan ti përdorin për propagandë. Shembulli më i mirë është shkolla Sami Frashëri. 2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike.

Sot asnje punetor dhe asnje pune ne gjimnazin Sami Frasheri, sepse regjia qendrore eshte zhvendosur ne shkollen 5 maji. Cdo dite ne nje shfaqje ku propaganda shet nisjen e punimeve, por pasi kamera e ERTV largohet heshtja dhe braktisja pushton ato qe sot duhet te ishin sheshe ndertimi. Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet e gjimnazit Sami Frasheri. Kjo shkollë NUK do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak! Tetë vjet kanë manipuluar shqiptarët me fasadë dhe i kanë mbajtur me gënjeshtra. Do të demaskohen hipokritët dhe manipulatorët pasi shqiptarët do të mësojnë se çfarë fshihet pas prishjes së shkollës Sami Frashëri në mes të pandemisë?, shkruan Tabaku.  CNA.al/

Lajmet e fundit nga