Sot në mbrëmje, televizioni i Çim Pekës, Syri Tv, publikoi një sondazh dhe deklaroi se ishte bërë nga një kompani serioze britanike dhe dha disa raporte sondazhesh dhe shifrash.
Pa e paragjykuar aspak, sondazhi nxirrte shumë pakënaqësi të opinionit shqiptar ndaj kryeministrit dhe ndaj qeverisë. Por sondazhi na tha se 52 përqind e shqiptarëve donin Lulzim Bashën si kryeministër ndërsa 38 përqind donin Ramën, duke besuar se ishte e vërtetë CNA.al bëri disa kërkime të thjeshta.
Duke parë këtë logjikë, shkuam dhe bëmë një kërkim të thjeshtë, kush ishte kompania ‘Flame Tree Advisors’, e cila u shpall si kompania që merrej me sondazhet.
‘Flame Tree Advisors’ është një kompani që ndodhet në Royston të Anglisë, e hapur në tetor të vitit 2018 dhe që merret investimet e hapura, këshillime për menaxhim dhe studime të tregut.
Nga kërkimet doli se një nga drejtorët e kësaj kompanie ishte zoti Adlej Pici, pra shtetas shqiptar dhe kjo më shumë se kompani sondazhesh duket si një tram me pagesë, drejtor i të cilit është një i djathtë liberal i thekur që jeton në Angli.
Në kërkimet tona, ne kemi gjetur edhe llogarinë e tij në Facebook, që ju e shikoni më poshtë, i cili ka publikuar disa statuse ku mbështet disa personazhe politike, kryesisht elementë apo mbështetës të Partisë Demokratike. Po të shikoni në faqen e tij do të gjeni shumë postime.
LEXO EDHE: Deklarata e fortë e Astrit Patozit/ Meta shkeli Kushtetutën, shteti ka rënë
Pra, shumë shkurt dhe shqip, ky është një raport i publikuar nga një kompani e drejtuar nga një mbështetës i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, i cili punon drejtor tek kjo gjoja “kompani e sondazheve”, apo janë trame me pagesë dhe kanë kompani hije, të cilat publikojnë të dhëna me sondazhe të ndryshme.
Por në rastin konkret, të gjitha të dhënat janë tërësisht të kompromentuara për faktin e thjeshtë se kjo kompani drejtohet nga një emigrant shqiptar në Angli, i cili është mbështetës i Lulzim Bashës dhe PD-së. Është njëlloj sikur sondazhin e Syri Tv ta bënte një militant i ikur i PD, apo një kushëriri i parë i Endri Fugës nga Londra apo Amerika dhe të na thoshte se po publikonte një sondazh për Report Tv në mbështetje të PS-së.
Pra, mesa duket gjithçka ka bërë Syri ka qenë një sondazh i kompromentuar, një skandal i vërtetë, për të mashtruar opinionin publik shqiptar./ CNA.al