Connect with Us

Moti vijon të na “surprizojë”/ Çfarë pritet për këtë fundjavë

Sociale

Moti vijon të na “surprizojë”/ Çfarë pritet për këtë fundjavë

Publikuar

-

Moti vijon të na “surprizojë”/ Çfarë pritet për këtë fundjavë

Për ditën e sotme, moti në orët e para të mëngjesit do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet e larta malore në formë shtrëngatash afatshkurtër.

Megjithatë kjo paqëndrueshmëri nuk zgjat shumë dhe pjesa tjetër e ditës parashikohet të ketë mot të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 15-17m/s.

Për ditën e Shtunë parashikohet përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në zonën e verilindjes. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 12-15m/s.

LEXO EDHE:  Ndryshojnë sërish temperaturat/ Çfarë pritet të ndodhë me motin nesër

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Prej ditësh i infektuar me Covid/ Mjeku i njohur tregon ku e mori virusin

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini është infektuar me koronavirus.

Në një intervistë në “ABC News”, Mezini është shprehur se është në fazën e fundit të rikuperimit dhe sipas tij nuk është infektuar në spital.

Mjeku pneumolog tregoi se e ka kaluar virusin në formë të lehtë me temperaturë, dhimbje muskulore dhe djersë.

“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm.
Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”, tha Mezini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi 7 të afërm në tërmetin tragjik/ Evi Reçi kujton me mall njerëzit e dashur

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja dhe modertorja Evi Reçi ka kujtuar 7 të afërmit e saj që humbën jetën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Para një viti, Evi përloti njerëzit në rrjetet sociale me fjalët e ndjera ku u shpreh se po pranon të papranueshmen.

“Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo.
Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… ”,shkruante Evi para një viti.

Ditën e sotme Evi Reçi ka kujtuar të afërmit e saj dhe ka publikuar disa foto në Instastory.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

LEXO EDHE:  "Zonja e parë", një "zonjë" dinjitoze (foto)

Përkrah fotove moderatorja ka shkruar :“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”. Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Do bëhesha gjysh, por tani nuk jam më as baba”/ Rrëfimi rrëqethës i Albert Carës, si iu shua familja nga tërmeti tragjik

Publikuar

-

Nga

"Do bëhesha gjysh, por tani nuk jam më as baba"/ Rrëfimi rrëqethës i Albert Carës që iu shua familja nga tërmeti tragjik

Albert Cara, i vetmi i mbijetuar nga familja e tij pas tërmetit të 26 nëntorit, ka rrëfyer tragjedinë e familjes së tij dhe boshllëkune madh që i ka lënë ndatja nga jeta e familjarëve të tij.

Albert Cara ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi kur rrënojat e banesës e zunë poshtë së bashku me anëtarët e familjes. Me lot më sy ai tregon se priste të bëhej gjysh pasi nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, ndërsa tha se tani më nuk është as baba.

“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në koridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në katë të parë. Gruja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatarrua gjithçka. Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba,” u shpreh për News24.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje, ja sa do jenë temperaturat

LEXO EDHE:  Ulen temperaturat/ Ja si do jetë moti në vijim

Kujtojmë që nga tërmeti tragjik Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Ai u nis menjëherë pasi u nxorr nga rrënojat drejt Italisë, ku qëndroi për më shumë se dy muaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE