LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta "kërcënon" Ramën në emision/ E bëj që të mos ketë vrimë ku të futet

30 Tetor 2020, 21:01, Politikë CNA
Meta "kërcënon" Ramën në emision/ E bëj

Presidenti Ilir Meta ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për deklaratën e këtij të fundit, i cili tha se Meta dëshiron të bëhet dëshmor kombi.

Meta e quajti kreun e qeverisë ?këlysh blloku? dhe ?qen bir qeni?, ndërsa deklaroi se bën Ramën që të mos ketë vrimë në Shqipëri ku të futet.

Gjatë një debati me gazetarin Robert Rakipllari në emisionin ?Zonë e Lirë?, Kreu i Shtetit tha se është më mirë të boesh dëshmor se të t?i marrin gratë të tjerët, duke iu referuar këtu kryeministrit.

Debati i plotë:

Meta: Unë kam atë fuqi që e bëj sot atë që të mos ketë vrimë në Shqipëri ku të futet. Ai paguan oligarkët. Njerëzit vdesin në spitale. 63% e azilkërkuesve në BE janë nga Shqipëria.

Rakipllari: Ju si president jeni në rolin tuaj?

Meta: Patjetër. Roli im është t?i dal për zot kushtetuetës.

Rakipllari: Roli juaj është të ekuilibroni pushtetet jo t?i thoni qen bir qeni.

Meta: Një njeri që izolon vendin qëllimisht, që terrorizon përfaqësuesit e institucioneve shtetërore. I thotë gjeneralë të ushtrisë mos shkoni në takim me presidentin. Shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi. S?dua që të nxjerr emrat e atyre analistëve që paguhen nga ai. Kemi ardhur në një moment final. Votimi i djeshëm ka qenë skandaloz. Një palë do të jetë dhe lojtar dhe arbitër.

Unë e kam për nder të bie dëshmor i kombit ore. Është krenari e madhe. Po të përfundosh si ai, që t?i marrin gratë të tjerët…

Arian Çani: Kjo që thatë është e rëndë…/ CNA.al

Lajmet e fundit nga