Connect with Us

Mario Manzukiç drejt rikthimit në Serinë A, ja te cili ekip

Seria A

Mario Manzukiç drejt rikthimit në Serinë A, ja te cili ekip

Publikuar

-

Mario Manzukiç rikthehet përsëri në ʺradarëtʺ e skuadrave italiane dhe në të ardhmen mund ta shikojmë përsëi në Serinë A, ku në të kaluarën ka luajtur për Juventusin.

Sulmuesin kroat po ndiqet me kujdes nga skuadra e Bolonjës, e cila po kërkon një sulmues ideal me ngjashmëri të cilësive të Santander i cili është i dëmtuar.

Bomberi gjigand 34-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë, pas eksperiencës së fundit në Katar me skuadrën Al-Duhail. Manzukiç do ishte një afrim i rëndësishëm për skuadrën e Mihajloviç, për eksperiencën që mban mbi supe dhe për faktin se e njeh shumë mirë Serinë A.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E bujshme nga Italia/ Andrea Pirlo është “lodër” te Juventusi, Ronaldo vendosi vetë të mos zbriste në fushë

Publikuar

-

Nga

Juventusi nuk është duke marrë rezultatet e dëshiruara nën drejtimin e Andrea Pirlos. Kur ky i fundit erdhi kishte edhe një optimizëm të madh te lojtarët. Kjo pasi lanë kohën e Sarrit, me këtë të fundit që në disa raste ka ulur në stol edhe vetë Kristiano Ronaldon.

Ndërkohë me Pirlon në stol paraqitet një situatë tërësisht e re. Ylli portugez vendos vetë se kur dëshiron që të luajë, ndërsa edhe shokët e skuadrës nuk marrin shumë rregulla strikte. “Corriere dell Sera” ka zbuluar se në dhomën e zhveshjes ekziston një problem i madh në komunikimin e trajnerit Pirlo me disa prej lojtarëve.

Nga ana tjetër Ronaldo vendosi vetë që të mos luante kundër Beneventos në Seria A, duke e konsideruar si një përballje të lehtë. Por pikërisht atje bardhezinjtë do të linin pikë pasi u ndalën në barazim. Sulmuesi portugez kërkoi që të ishte në gjendjen më të mirë në “Champions League” për të vendosur rekorde personale kundër Dinamos së Kievit, megjithëse bardhezinjtë e kanë siguruar kualifikimin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Statistikat/ Shikoni sa vite ka Interi pa fituar në Gjermani

Publikuar

-

Nga

* 5 janë precedentët mes Interit dhe Borusia Mynshengladbahut. Zikaltrit kanë fituar vetëm të parin: 2-4 në Kupën e Kampioneve në 1971-shin.  Më tej, një fitore për gjermanët dhe tri barazime.

* Interi nuk luan në fushën e gjermanëve që nga viti 1979: në atë rast përfundoi 1-1 në ndeshjen e vajtjes së fazës së 1/16-ave të Kupës UEFA, me Borusian që kaloi turnin.

* Gladbah ka barazuar të katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër skuadrave italiane, ndërsa Interi kërkon fitoren e parë në Gjermani prej vitit 2011 (2-3 në Mynih kundër Bajernit), pasi ia ka dalë në katër raste në të kaluarën.

* Pasi fitoi vetëm 2 nga 14 ndeshjet e para të zhvilluara në Ligën e Kampioneve, Borusia fitoi 2 të fundit duke mposhtur Shahtjorin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vendimi i papritur i Napolit/ Lë jashtë dy shqiptarët për ndeshjen e Europa League

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani do të vazhdojnë të mbeten jashtë klubit të Napolit edhe për ndeshjen e radhës të skuadrës e cila është në Ligën e Europës ndaj AZ Alkmar si pasojë e COVID-19. Të dy futbollistët shqiptarë rezultuan pozitivë teksa ishin të grumbulluar me përfaqësueset respektive, Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndërkohë, në testet e fundit, duket se virusi ende ka gjurmë tek Rrahmani, ndersa Hysaj eshte sheruar, por është e pamundur të bashkohen te dy rregullisht me skuadrën e kaltër.

Sakaq, te Napoli është shumë aktive tema e rinovimit të Hysaj, me shkodranin që duket gjithnjë e më larg klubit për shkak se nuk po gjehet marrëveshja në anën financiare. Shkodrani ka një mundësi për të vazhduar karrierën me Romën.

LEXO TE PLOTE