Connect with Us

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Kosova & Rajoni

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Pandemia globale/ Rusia sfidon: Vaksina jonë kundër Covid do jetë 90% efektive

Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se vendi ynë do të jetë ndër të parët që do të furnizohet me vaksina sapo ajo të dal në treg.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash nga janë ekzekutuar 245 milionë Euro nga fondi prej 365 milionë për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Në kohën kur shtim të madh rasteve të prekur me Covid-19 janë paralajmëruar që mund të merren masa shtesë, por që ende janë duke u shqyrtuar opsionet. Mbyllja thonë se do të jetë e fundit, ndonëse nuk përjashtohet as kjo mundësi.

LEXO EDHE:  KFOR-i jep autorizimin, FSK shkon në veri të Mitrovicës

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiçi paralajmëron kolaps ekonomik në rast se mbyllet Kosova sërish. Aktualisht në Kosovë janë mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve në baza ditore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 33 viktima

Publikuar

-

Nga

Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 33 viktima

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka përditësuar shifrat e Covid-19.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë bërë 2564 testime, ndërsa janë regjistruar 946 raste të reja me koronavirus.

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 789 pacientë të shëruar, ndërsa kanë humbur betejën 33 persona.

Numri i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 63890,nga të cvilët 40977 janë shëruar dhe 1825 kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Takimi Ruçi-Veseli/ Temat që u diskutuan

LEXO EDHE:  Presidenca e BE/ Kryeministri kroat: Duhen hapur negociatat me Shqipërinë

Aktualisht numri i rasteve aktive është 21 088./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Publikuar

-

Nga

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 555 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit14 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 1.040.

Numri total i rasteve pozitive është 40,672 raste. Numri i përgjithshëm i të të shëruarëve deri më sot është 25.910, kurse numri i rasteve aktive është 13.722./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Tërmet i fuqishëm godet Greqnë/ Ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallër Rihter ka tronditur mesditën e sotme Greqinë Qendrore.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti u regjistrua rreth orës 12:54, 11 kilometra në lindje të Thivas, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin e Athinës. Ndërsa sizmiologu grek Athanasios Ghanas ka deklaruar se lëkundja e sotme është pjesë e aktivitetit të shtuar sizmik në Greqi gjatë javëve të fundit, ndërsa shtoi se po ndjekin me shqetësim faktin se tërmeti pati një thellësi të vogël./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Mbi 2 mijë shqiptarë bëjnë testin e Covid në Kakavijë/ Radhë të gjata në pikën doganore

LEXO EDHE:  Greqia “e padurueshme” për çështjen e detit/ Mediat: Përshpejton procedurat me Shqipërinë, bazë marrëveshja e 2009-ës

 

LEXO TE PLOTE