Connect with Us

Koronavirusi po çmend lojtarin e Interit, nuk po i ndahet nga trupi

Seria A

Koronavirusi po çmend lojtarin e Interit, nuk po i ndahet nga trupi

Publikuar

-

Koronavirusi duket se nuk ka ndërmend të largohet nga Interi, teksa Milan Shkrinjar vazhdon të jetë ende pozitiv.

Pas tamponit të bërë ditën e djeshme, është zbuluar se mbrojtësi sllovak vazhdon të ketë ende virusin në trupin e tij dhe nuk mund të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.

Sllovaku ka plot 21 ditë në karantinë dhe virusi nuk po i largohet ende, duke krijuar një situatë aspak të mirë.

Interi është kushtëzuar shumë nga virusi në këtë fillim sezoni, teksa përveç Shkrinjarit pozitiv kanë dalë edhe Jang, Bastoni, Galjardini, Radu dhe Naingolan, të cilët gjithsesi tashmë kanë dalë negativ.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Agnelli dhe Pirlo telefonojnë Xhakomo Vrionin, babai i sulmuesit: Juventusi do e aktivizonte

Publikuar

-

Nga

Një dëmtim ka ardhur për Xhakomo Vrionin në momentin më të papërshtatshëm. Sulmuesi kuqezi është grumbulluar gjithmonë në ekipin e parë të Juventusit dhe trajneri Andrea Pirlo nisi që të krijonte hapësirat, në mënyrë që Xhakomo të shpaloste aftësitë e tij. Por dëmtimi i fundit në stërvitje i ka kushtuar shumë duke përfunduar në sallën e operacionit.

Fatmirësisht ndërhyrja është mbyllur me sukses në në klinikë private të Torinos, duke u kthyer sërish në shtëpi. “Unë kam folur me Xhakomon. Ndërhyrja ka shkuar mirë . Duke parë mungesën e Ronaldos kundër Beneventos, Vrioni do të kishte mundësinë për të luajtur disa minuta me Juventusin në ndeshjen e fundit të kampionatit”, do të shprehej me dëshpërimi babai i lojtarit, Arbeni.

Nga ana tjetër, nëpërmjet menaxherit të sulmuesit, Silivo Pagliari, konfirmohet se Agnelli dhe Pirlo kanë telefonuar Vrionin për t’i treguar mbështetjen e klubit. Gjithashtu është konfirmuar edhe periudha sesa do të qëndrojë jashtë fushave të blerta futbollisti. “Do të marri dy muaj e gjysmë, ndoshta tre muaj, që Vrioni të kthehet në fushë. Nuk ishte e nevojshme, por ky është futbolli. Vrioni ka një marrëdhënie të ngushtë me Moratën”, ka cekur Pagliari.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Nuk më zinte gjumi”, Pioli rrëfen betejën me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Stefano Pioli ka fituar betejën e tij me Covid-19. Trajneri i Milanit do të rikthehet sërish në stolin kuqezi pas afërsisht 2 javësh mungesë. Për mediat italine Pioli është shprehur se kur ka mësuar për faktin se ka rezultuar negativ nuk mund ta zinte gjumi. Malli për ekipin ishte i madh përgjatë kësaj periudhe izolimi, megjithëse nëpërmjet teknologjisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm.

“Më ka marrë malli aq shumë për ekipin, stafin. Kur ata më komunikuan negativitetin e kisha të vështirë të flija gjumë, mezi prisja të kthehesha, edhe pse ishin vetëm 18 ditë. Jam i lumtur që jam këtu. Unë kam për të thënë se falënderoj klubin, i cili ka aktivizuar të gjitha teknologjitë për të punuar me qetësi, me cilësi, dhe në kontakt të ngushtë me ekipin.

Falënderoj tifozët që më mbështetën në këtë moment të veçantë. Unë them faleminderit ekipit për atë që kanë bërë në këtë periudhë. Dhe falë Daniele Bonera që më zëvendësoi, ai do ta vlerësojë këtë përvojë. Unë kisha disa simptoma, e mora Covid-19 lehtë, ne duhet të respektojmë rregullat ndërsa presim trajtimin që mund të çrrënjos këtë virus”, ka thënë Pioli./

LEXO TE PLOTE

Seria A

E PAPRITUR/ I infektuar me ‘COVID’, Etrit Berisha dërgohet në spital

Publikuar

-

Nga

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është dërguar në orët e fundit në klinikë.

Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares është infektuar nga koronavirusi, ndërsa klubi italian raporton se 31-vjeçari është dërguar në klinikën e Konas.

Në njoftimin e klubit të Serisë B nuk thuhet se cila është gjendja shëndetësore e portierit.

Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Berisha nuk ka luajtur me SPAL-in në 3 ndeshjet e fundit. Ai rezultoi pozitiv me ‘COVID’ në 27 nëntor.

LEXO TE PLOTE