Connect with Us

Kaos me stadiumet, ja ku do e luajë Tirana ndeshjen e Kupës

Sport

Kaos me stadiumet, ja ku do e luajë Tirana ndeshjen e Kupës

Publikuar

-

Tirana me shumë mundësi sfidën me Shkumbinin për Kupën e Shqipërisë do ta luajë në “Skënder Halili”. Duke parë gjendjen e fushës së “Selman Stërmasit”, bardheblutë do të luajnë në Qytetin e Nxënësve.

Nga ana tjetër, Tirana gjithë këto ditë është stërvitur në fushën me bar sintetik. Kjo e fundit ka sjellë jo pak shqetësime për lojtarët, të cilët kanë ndier probleme fizike nga fusha e sintetikut.

Bardheblutë këto ditë kanë qenë pothuajse të plotë në organikë dhe kjo ka qenë shenjë e mirë për Emanuel Egbonë, i cili kërkon që me Kukësin ta nisë me fitore. Gjithsesi, si fillim do të luhet me Shkumbinin në orën 13:30.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Real Madridi fiton në kampionat dhe i afrohet kreut

Publikuar

-

Nga

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Sevillas dhe Real Madridit, Në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas. Ndeshja ishte e balancuar, ku vendasit e nisën mirë takimin por edhe mysafirët morrën iniciativën.

Pjesa e parë mbaroi baraz, por me të filluar pjesa e dytë, ‘Los Blancos’ morrën iniciativën dhe e kërkuan golin më shumë. Pas një aksioni të mirë në minutën e 55’ Vinicius Junior goditi topin por që goli u regjistrua si auto-gol i portierit të Sevillas, Bono.

Loja përfundoi me rezultatin 0-1 për Realin, tani ata gjenden në pozitën e tretë në tabelë me 20 pikë gjithsej, ndërsa Sevilla gjendet në pozitën e pestë me 16 pikë gjithsej.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kukësi-Apolonia e Teuta-Kastrioti/ Po luhen pjesët e dyta, ja rezultatet

Publikuar

-

Nga

Kukësi-Apolonia dhe Teuta-Kastrioti janë dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë që po luhen aktualisht në Superiore. Te verilindorët rikthehet në pankinë Skënder Gega, ndërkohë që formacioni nuk ndryshon. Apolonia nga ana tjetër ka pësuar disa ndryshime, duke nisur edhe nga trajneri, pasi Nikolin Çoçlli është në stol.

Teuta e Kastrioti gjithashtu vijnë me ndryshime. Te durrsakët nuk është Hoxha dhe titullar luan Pjeshka. Në mesfushë Martini ka aktivizuar Dajën dhe në sulm i vetëm Krasniqi. Edhe krutanët kanë disa mungesa dhe trajneri Ndreu ka bërë ndryshime të detyruara.

Rezultatet live:

LIVE’ KUKESI-APOLONIA 0-0
Kukësi:
 Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Limaj, Taipi, Ibraimi, Matheus Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Skënder Gega
Apolonia: Harizaj, Sota, Agyare, Bumbar, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Kumani, Omeri, Eyoh. Trajner: Nikolin Çoçlli

LIVE’ TEUTA-KASTRIOTI 0-0
Teuta:
 Frashëri, Todorovski, Pjeshka, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
Kastrioti: Hidi, Neziri, Boyom, Shkalla, Prodani, Mehmeti, Hussein, Okebugwu, Rezi, Bardhi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu

LEXO TE PLOTE

Sport

Ergys Kaçe rikthehet protagonist, shënon gol me Arisin e Selanikut

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Arisit, ndaj Atromitos.

Korçari u fut në fushë në minutën e 60’, kur rezultati shte 2-0 në favor të Atromitos dhe pas vetëm një minute në fushë, shqiptari e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij.

Mbrojtësi i Atromitos, Golvao bën një gabim në largimin e topit, përfiton Silva i Aris, i cili shkëputet bukur  në të majtë, kroson në zonë aty ku ndodhej Kaçe, i cili gjuan fortë dhe p[asi topi përplaset në traversë përfundon në fundin e rrjetës.

LEXO TE PLOTE