Connect with Us

“Jemi në emergjencë jetë a vdekje”/ Basha thirrje të fortë mediave: “Gozhdojeni” nga mëngjesi në darkë

Politikë

“Jemi në emergjencë jetë a vdekje”/ Basha thirrje të fortë mediave: “Gozhdojeni” nga mëngjesi në darkë

Publikuar

-

“Një infermier për 15 të sëmurë”/ Basha me gazetarët: Opozita nuk ka akses në atë që ndodh në spitale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin në lidhje me situatën e pandemisë së covid-19 në vendin tonë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se paratë e shqiptarëve Rama ja jep mafies së inceneratorëve dhe nuk I investon në shëndetësi.

Gjithashtu ai i drejtoi edhe një thirrje të fortë mediave, të cilave iu kërkoi që mos e lejojnë kryeministrin të bëjë propagandë, por ta “gozhdojnë” me pyetje.

“Jemi në emergjencë jetë a vdekje. Mos e lejoni propagandën e shfrenuar të një njëeri të kapur me presh në duar me aferën e inceneratorëve, të dominojë.

LEXO EDHE:  Vasili turpëron Ramën/ Qeni që ka ngulur kthetrat tek karrigia e kryeministrit

Mos e lini pa iu përgjigjur këtyre pyetjeve.

Pse nuk merr masa për të rritur numrin e testimeve?

Pse nuk paguan bonusin e mjekëve dhe infermierëve?

Thua skam para, po për inceneratorët ku i gjete?

Për mafien e plehrave ke për shqëndetin e shqip

Beni punën tuaj media, iu drejtohem edhe pronarëve të mediave, redaktorëve e kryeredaktorëve.

Mos e lini të na fusë në kuthin e vdekjes. Gozhdojeni nga mëngjesi në dakrë në çdo ekran” -tha Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Publikuar

-

Nga

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se tërmeti i një viti më parë “zbuloi një herë e përgjithmonë fytyrën e vërtetë qeverisë, atë të një qeverie të paaftë, të pandjeshme dhe të korruptuar”.

Sipas Tabakut, sot një vit pas tragjedisë, procesi i rindërtimit është një dështim që rëndon edhe më shumë në zemrat dhe xhepat e shqiptarëve.

“Janë parashikuar mbi 590 mln euro për procesin e rindërtimit. Fatkeqësisht nuk kemi një rindërtim, kemi një vjedhje të fondeve, një shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi. Prandaj Hajdutet e Fatkeqesise kane rishpikur proceset dhe mënyrat e tenderimit për këto objekte rindërtimi. Pas kësaj skeme qëndron sëmundja e vjetër e kësaj qeverie, pasurimi i saj edhe nga një tragjedi e rëndë që i ra vendit dhe shqiptarëve një vit më parë. Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, ne menyre që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës. Për të promovuar vetëm klientët dhe oligarkët, qeveria i ka lënë vetëm 10% të pikëve cilësisë së ndërtimit të godinave. Me sa duket, Edi Rama i ka larë duart nga garancia e ndërtimit të objekteve. Duke përsëritur të njëjtën skemë të dështuar të shkollave që ndonëse të rikonstruktuara u shembën nga tërmeti”, u shpreh Tabaku.

Ajo theskoi se kryeminsitri Rama vazhdon të luajë me jetët dhe fatin e të ardhmes së fëmijëve.

LEXO EDHE:  Basha në Lezhë/ Milionat e oligarkëve të shkojnë për të pastrehët

LEXO EDHE:  Qytetarët ironizojnë Ramën/ Rrofsh sa malet shoku Enver

“Ky kryeministër do të mbahet mend si kryeministri që gënjeu gati cdo muaj banorët e dëmtuar nga tërmeti për kohën se kur do të hynin në shtëpi. Sot, ka tendera të cfarëdollojshëm, por jo shtëpi për njërëzit, jo shkolla për fëmijët. Koha e Edi Ramës, mashtrimeve dhe korrupsionit të tij, ka mbaruar! Është koha për një qeveri të re, që ka njerëzit në fokusin e punës së saj”, përfundoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt, me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim

Kujtojmë se 18 deputetë të maxhorancës një ditë më parë i dërguan Kuvendit shkresë për ngritjen e këtij komisioni i cili sipas tyre do të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të ashtuquajturës veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në fokus të akuzave të maxhorancës për përfshirje në këtë çështje ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha i cili ka hedhur poshtë këto pretendime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta apel të fortë një vit pas tërmetit/ Gjeni përgjegjësit!

Publikuar

-

Nga

Meta me apel të fortë një vit pas tërmetit/ Gjeni përgjegjësit!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 51 jetët e humbura nga tërmeti tragjik i një viti më parë.

Sipas Metës, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Presidenti thekson se kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.

“Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë. Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE