LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta i kthehet ashpër Arian Çanit/ Ironizon Ramën: Keni 20 vite që merreni me brekushet

30 Tetor 2020, 20:53, Politikë CNA
Ilir Meta i kthehet ashpër Arian Çanit/ Ironizon Ramën: Keni 20

Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme lidhur me simbolet e flamurit turk që veshën dje kampusin universitar të Tiranës për 97-vjetorin e Republikës së Turqisë.

Meta nuk pranoi të përgjigjet për këtë pyetje, ndërsa iu kthye ashpër gazetarit Arian Çani duke ironizuar njëkohësisht kryeministrin Edi Rama.

Kreu i Shtetit tha se kjo çështje është si puna e atleteve dhe brekusheve të Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga ngjarjet politike.

?Keni 20 vite që merreni me atletet, me brekushet? më fal që po e them këtë ëëë, më fal shumë. Kështu që mos më pyesni më për këto gjëra ju lutem, aman. Se këto janë si ato lajmet për atletet dhe brekushet dhe harrojmë çfarë po ndodh në Shqipëri, ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend dhe njerëzit që po vdesin nga Covidi. Të mos ketë më pyetje të tilla. Kam atë mendim që ka patur, këto janë si puna  brekusheve dhe atleteve?, u shpreh Peresidenti në ?Zonë e Lirë?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga