Connect with Us

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

Politikë

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

Publikuar

-

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka dalë kundër mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor që u miratuan ditën e djeshme.

Beqja deklaron se Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar, ndërsa pretendon se në këtë sistem zgjedhor ka ende mosbarazi dhe se duhet të ketë numër të parabartë të zgjedhjeve.

Ai kërkoi në Report Tv që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh.

Unë me sistemin tonë zgjedhor them se duheshin disa ndryshime të tjera. Mund të hynin në fuqi në 2025. Brenda sistemit tonë rajonal proporcional kemi sërish mosbarazi. Në Kukës janë 3 mandate dhe tashmë do të votojmë për partinë dhe për individin. Unë nëse jam zgjedhës u Kukësit do të zgjedh mes 3 emrash. Nuk është se jemi në kushte të barabarta si zgjedhës të Kukësit ashtu dhe zgjedhësit e Tiranës.

Unë do të isha i parimit që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh. Prandaj duhet bërë dhe zona më e madhe. Mos qëndrojmë vetëm tek qarqet por të kemi zona me popullsi të barabartë. Jam partizan që të kemi zona me numër çift mandatesh, sepse nëse në Kukës ose në Shkodër janë 11 ose 3, ti mund ta mundësh kundërshtarin me një votë dhe merr një mandat. Në rastin e një numri çift mund të fitosh me 6 mijë vota por je sërish njësoj. Aq më shumë ka hapësirë ka mundësi që mazhoranca të krijojë koalicion me këdo që të plotësojë 71 vota”, theksoi socialisti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi të pasur por të vjedhur”/ Rudina Hajdari iu “shtrin” dorën qytetarëve: Na u bashkoni!

Publikuar

-

Nga

“Jemi të pasur por të vjedhur”/ Rudina Hajdari iu “shtrin” dorën qytetarëve: Na u bashkoni!

Nisma Thurje është prezantuar zyrtarisht si parti pasditen e 28 nëntorit.

Nga takimin e zhvilluar online me mbështetësit, Rudina Hajdari është shprehur se shqiptarët janë të pasur por të vjedhur.

Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi.

“Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria sështë aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. A mund të themi se ne jemi një vend i varfër, kur ne krahasohemi me Norvegjinë. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara.

Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro. Shpresa është në këtë sallë sot.

Shpresa është te bashkimi unë sot.  Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Naj po iu shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot“, tha Hajdari.

LEXO EDHE:  Basha akuza qeverisë/ Vetëm sot kam bërë gjashtë ngushëllime, shumë raste nuk raportohen

LEXO EDHE:  Kur do t’i rikthehemi jetës që kishim, para shfaqjes së Covid-19?

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nderon heroin e luftës së Kosovës/ Shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit

Publikuar

-

Nga

Basha nderon heroin e luftës së Kosovës/ Shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit

Kreu PD-së Lulzim Basha, ka takuar sot heroin e luftës së Kosovës, Skerdilajd Llagami.

Basha kujton gjithashtu 23-vjetorin e shfaqjes për herë të parë të UÇK-së, duke thënë se shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit.

 “Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.

Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin – Komandant Shpendin – si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare.

Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.

Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim.

Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!”, shkruan Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Publikuar

-

Nga

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur pasditen e sotme në neës 24, për detyrën e re, atë të zv.presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Si e para shqiptare që zgjidhet në një post të tillë të tillë, Kodheli tegoi impresionet e kësaj detyre të rëndësishme, si dhe faktin se kishte marrë urime si nga të majtët dhe të djathtët.

“Falënderoj ata që më propozuan dhe më zgjodhën. Ishte një surprizë dhe për mua. Diku në vitet 80-90 zonja Pelozi ka qenë nënkryetare e delegacionit amerikan dhe presidentit të Asamblesë. Ajo personalisht, i dërgoi një letër të vendeve anëtarë të NATO-s ku propozonte kolegun e saj.

Është nder për mua dyfish, për këtë pozicion që një shqiptare mban. Asambleja e NATO-s është një parlament i madh që përbehet nga deputetë që janë pjesë e parlamentarëve, pjesë respektive e vendeve aleate.

Nuk kisha ndonjë surprize të them të drejtën për urimet. Unë në përgjithësi kam raporte të mira humane me njerëzit e politikës, si majtas dhe djathtas. Ka disa njerëz me të cilët ndaj opinione dhe debatoj dhe kam kontakte më të shpeshta. Skam pasur surpriza. Pa fund njerëz më uruan djathtas. Njerëz që sot janë brenda në parlament dhe ata që janë jashtë. Njerëz të PD dhe shumë të tjerë.”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE