Connect with Us

Foto/ Aleanca Mano-Peleshi më e fortë se kurrë

Politikë

Foto/ Aleanca Mano-Peleshi më e fortë se kurrë

Publikuar

-

Ajo çfarë ndodh në Korçë, është ndoshta çudia më e madhe politike, në vendin tonë.

Kryetari i degës së PD-së në Korçë, ashtu siç CNA.al e ka thënë në disa raste, vijon të mbetet një aleat i ngushtë i ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi, dhe faktet e tregojnë vetë.

Foto më poshtë tregon qartë se aleanca Mano-Peleshi është më e fortë se kurrë dhe se bashkëpunimi fillon nga poshtë.

Forumi Rinor I Partisë Demokratike bën aktivitet, duke promovuar investimet e Bashkisë, e cila drejtohet nga Partia Socialiste dhe qeverisë.

Por, nuk mund të mungonte edhe falenderimi. Vetë nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Kletjon Kita, në një postim në rrjetet sociale, ka falenderuar dhe vlerësiar publikisht të rinjtë e FRPD-së.

LEXO EDHE:  Kërkoi prova për manipulimin/ Demokratët e Maliqit “masakrojnë” Salianjin: I ati vodhi zgjedhjet, s’na la të votojmë

E vërteta është se Andrea Mano është “ushtar” i Niko Peleshit. Është ortaku i tij kudo, dhe kjo e bën Partinë Demokratike në Korçë fatkeqësisht një institucion politik të marrë peng nga mazhoranca socialiste.

Fakti i sotëm është një tjetër argument kokëfortë që tregon se dega e Partisë Demokratike në këto dy vite të drejtimit të saj nga Mano është kthyer në heshtje në institucionin politik që menaxhohet nga ortaku dhe “vëllai” i Niko Peleshit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mos ejani vonë në spitale”/ Spahia i përgjigjet Manastirliut: Po mbulon dështimin e qeverisë, tallje me qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Mos ejani vonë në spitale”/ Spahia i përgjigjet Manastirliut: Po mbulon dështimin e qeverisë, tallje me qytetarët

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend, e cila iu bëri thirrje qytetarëve shqiptare që preken nga COVID-19, që mos të paraqiten vonë në spitale.

Përmes një postimi në rrjetin socia, Spahia shkruan se të tentosh që të mbulosh dështimin e plotë të qeverisë duke ua faturuar qytetarëve fajin, është tallje e pacipë me ta.

Sipas ish-deputetit, ajo që përcakton shtrimin e pacientëve në spitale është vetëm Urgjenca Kombëtare 127.

Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a?

Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!

Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill”, shkruan Spahia./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi zbulon armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nikoll Lesi zbulon armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të Ilir Metës

Lajmi i bujshëm i gjobitjes së presidentit Ilir Meta për shkak të pjesëmarjes në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku, duke mos respektuar masat anti-Covid, u raportua edhe në mediat greke.

Gjithashtu mediat e shtetit fqinj raportuan edhe qëndrimet e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për Covid-19 dhe gjobat që ajo ka marrë për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Duke marrë shkas nga këta shkrime, gazetari Nikoll Lesi, me anë të një shkrimi në gazetën e tij, ka zbuluar armiqtë e Brendshëm dhe të jashtëm të Monës dhe Ilir Metës.

Sipas gazetarës si Nikollës, armiqtë e Kryemadhi dhe presidentit janë mediat greke dhe kryeministri Edi Rama, ky i dyti aleat dhe dashuri e prishur, ndërsa grekët janë armiq të jashtëm të financuar prej tij.

Like floriri kujton se mediat në Greqi janë si ato të Tiranës qe i ka Fahriu, trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu, Irfani apo Vjollca Hoxha e incineratorëve.

Shkrimi i plotë i gazetës “Koha Jonë”:

Rilindja po hedh shumë euro për fushatë, para që po dalin nga grupet kriminale dhe oligarkë pranë kryeministrit. Kështu së fundmi disa media greke të financuara nga Tirana si dhe pjesë e lojës Kyriakos Mitsotakis me Edi Ramës për kufirin detar shqiptar, ku pazari i tradhtisë së Edi Ramës është bllokuar nga qëndrimet e presidentit Meta si dhe nga shoqëria civile në Shqipëri; pra këto media po sulmojnë familjen e kreut të shtetit shqiptar.

Gjithçka është në shërbim të pazarit Rama-Mitsotakis, ku pala shqiptare ia ka falur 12 milje det shqiptar, Greqisë. Edi Rama për të mos u akuzuar si dhe duke e ditur se nuk t’ja firmos kreu i Shtetit marrëveshjen për Detin, ku dihet se dilte e fituar Athina zyrtare për shkak të tradhtisë kombëtare nga Qeveria e Tiranës, ka pranuar që të zgjidhet në Gjykatën e Hagës. Dihet nga të gjithë se pala shqiptare e ka shitur detin dhe kastile ka pranuar dërgimin e saj në Hagë, sepse atje Athina pothuaj e ka fituar gjyqin akoma pa nisur, pasi ka ekspertë dhe miq në këtë gjykatë. Edhe Rusia u shpreh se ky det shqiptar i takon Greqisë!

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Plagosen katër persona

LEXO EDHE:  Gafa e rradhës/Çfarë ka ''përpalluar'' sot Bashkia e Tepelenës?

Pra qëndresa e Presidentit shqiptar në mbrojtjes të sovranitetit dhe territorit të shtetit shqiptar po sulmohet në mënyra të tjera nga lobi grek në Tiranë si dhe media e shtetit fqinjë.

Edhe eurot nga Rilindja, por edhe urdhërat grek në Athinë po jepen për të sulmuar Kreun e Shtetit Shqiptar. Sulmi i televizionet MEGA është në këtë linjë. Më pas mediat shqiptare në shërbim të oligarkëve fillojnë ripublikimin e lajmeve nga Athina.

Po hyjmë nga pak e përditë drejt një fushate edhe më të egër ku Rilindja po hedh miliona euro nga krimi dhe nga xhepat e oligarkëve për të blerë njerëz, media dhe vota që të mbajë pushtetin.

Mediat greke para se Kryeministri Rama të binte dakort për 12 miljet e sulmonin si shef i një qeverie të lidhur me drogën. Sapo Rama ra dakort për t’ia dhënë Athinës zyrtare detin shqiptar, Edi Rama konvertohet si hero në Greqi.

Natyrisht se “hero” mbetet për Greqinë kur fal territor shqiptar, grekëve!./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjermania dhuron 200 palë këpucë/ Kikia “bën për një lek” drejtuesit e policisë: Po një fije turpi nuk keni

Publikuar

-

Nga

Gjermania dhuron 200 palë këpucë/ Kikia “bën për një lek” drejtuesit e policisë: Po një fije turpi nuk keni

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër për lajmin se Policia Federale gjermane i ka dhuruar forcave RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë së Tiranës 200 palë këpucë.

Kikia i kërkon llogari drejtuesve të policisë dhe deklaron se është e turpshme të pranohet diçka e tillë dhe për më tepër të bëhet lajm.

Ai shtron pyetjen nëse Shqipëria është vërtet kaq e mbaruar dhe e grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejnë, apo bëjnë.

Po një fije turpi a nuk keni?

Kur ne u pranuam në NATO, ushtarët tanë shkonin në repart dhe merrnin atlete me vete nga shtëpia, pasi nuk kishin këpucë. Kur ne duam të hyjnë në BE, serish “opingat” na i sjellin ndihmë.

Në fakt të pranosh ndihma nuk ka gjë të keqe. Por një repart policie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk e kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot.

Por jo këpucë. 200 palë këpucë. Jo dreqin, se është dhe e turpshme sepse ne e bejme edhe lajm, pale.  Jemi bërë më keq se ajo familja e vobektë e lagjes, të cilës fqinjët i dërgojnë rrobat e vjetra, që nuk u vijnë më fëmijëve. E di që do të thoni:

-Po edhe ne të varfër jemi, çka se na falin ndonjë palë këpucë?

E di që jemi të varfër, por nuk duhet të ishim as kaq të varfër, as të varfër. Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur luftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermanët sot, kur s’luftojmë me askënd. A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejmë, apo nuk bëjmë dot?”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE