Connect with Us

E “kryqëzuan” për deklaratën skandaloze/ Lleshaj detyrohet të kërkojë falje: Jam keqkuptuar

Politikë

E “kryqëzuan” për deklaratën skandaloze/ Lleshaj detyrohet të kërkojë falje: Jam keqkuptuar

Publikuar

-

Polic ke qenë , polic do mbetesh/ Gazetari “dush të ftohtë” Lleshajt

Pas deklaratës skandaloze që bëri bujë në media për policinë, ka ardhur reagimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ministri i Ramës ka kërkuar ndjesë për deklaratën e bërë, ndërsa pretendon se ajo është keqkuptuar dhe nuk ka pasur atë synim.

Ai deklaroi se asnjëherë unë nuk i përdor në kuptim pezhorativ fjalët polic, ushtar apo kapter.

Lleshaj thotë se nuk i ka shkuar ndonjëherë në mendje t’i drejtohem deputetit Myslim Murrizi si polic, në kuptimin e punonjësit të sotëm të Policisë së Shtetit, por thekson se reagimi i tij ka ardhur pas ndërprerjes së fjalës.

“Nga një person shumë i nderuar kam marrë sot një shqetësim, për reagimin tim të djeshëm ndaj deputetit Myslim Murrizi në Kuvend. Duke marrë shkas nga kjo dhe në respekt të të gjithë atyre që mund të kenë keqkuptuar thelbin e reagimit tim, kërkoj fillimisht dhe sinqerisht ndjesë.

Në të njëjtën kohë, mendoj se janë të nevojshme disa sqarime për këtë:

1. As dje dhe asnjëherë unë nuk i përdor në kuptim pezhorativ fjalët polic, ushtar apo kapter, për arsyen e thjeshtë se e di mirë se ata që personifikohen si të tillë janë ndër njerëzit më dinjitozë të këtij vendi, profesionistë, patriotë, trima dhe plot dinjitet. Ata i japin këtij vendi shumë shërbim, sakrificë dhe nder.

2. Në daljen e parë publike si Ministër i Brendshëm, jam shprehur se qytetarët duhet të më shohin mua si ministër, tek çdo punonjës i Policisë së Shtetit, duke u identifikuar kështu personalisht me secilin prej tyre. Ky identifikim me ndërgjegje të plotë me policët e Shqipërisë është më shumë se sa respekt për shërbimin e tyre. Dhe ata e dinë shumë mirë këtë gjë.

3. Replika ime e djeshme u bë në përgjigje të sulmeve të ulëta të deputetit Murrizi kundër Policisë së Shtetit, kundër etiketimeve të tij ndaj saj dhe në përpjekje për të sqaruar se, as deputetët nuk qëndrojnë mbi ligjin dhe se Policia nuk e ka tagrin për të zbatuar ndonjë ligj tjetër ndaj deputetëve, të ndryshëm nga ai që zbatohet për qytetarët e tjerë.

4. I ndodhur përballë një ndërprerje të padenjë të fjalës time dhe agresionit verbal nga deputeti Murrizi, i kam kujtuar atij se ka qenë polic në Policinë famëkeqe Financiare të viteve 90-të, pikërisht për t’i thënë se ai nuk e ka të drejtën morale të përbaltë Policinë e Shtetit, e cila gëzon sot vlerësimin më të lartë të qytetarëve dhe të partnerëve.

5. As nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje që t’i drejtohem deputetit Murrizi si polic, në kuptimin e punonjësit të sotëm të Policisë së Shtetit, për arsye se me qëndrimet e tij të padenja ndaj Policisë, me fjalorin e tij që përbëhet vetëm nga disa fjalë vulgare të huazuara kryesisht nga zoologjia dhe me biografinë e tij të shkurtër prej disa rreshtash është i skualifikuar në mënyrë absolute nga mundësia që të cilësohet si polic.

Vetëm sa i kam përmendur faktin se ka qenë polic në Policinë e dikurshme Financiare. Edhe një herë, ndjesë kujtdo që mund të ketë keqkuptuar reagimin tim të djeshëm!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vrasja në Elbasan/ Reagon BE: Të hetohet me shpejtësi, ndalni gjuhën e urrejtjes

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Elbasan/ Reagon BE: Të hetohet me shpejtësi, ndalni gjuhën e urrejtjes

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri KA reaguar pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

BE deklaron se akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Publikuar

-

Nga

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit elektoral, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Gjatë fjalës së tij, Basha i bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen masivisht kutive të votimit në 25 prill dhe të votojnë për numrin 9.

“Votoni numrin 9 për ndryshimin e bashkuar. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Kjo Lushnjë e qytetarisë, e bujqësisë, do të mundësojë punësim e dije.

Kjo Lushnjë e krenarisë që ka në mesin e saj të zotë. Sa Julian ka këtu? Sa Julianë ka Shqipëria. Ejani bashkë, Europa na ka shtrirë dorën. Kam besim tek ju rinia e Lushnjës, rinia e Shqipërisë. Fitorja ka zbritur në këtë shesh dhe njësoj si retë e zeza që nuk e ndalën dot Besëlidhjen e Lushnjës.

 Asgjë se ndal vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht në zgjedhjet ku do të vendoset fati i familjeve tuaja, i fëmijëve tuaj, i vendit tonë. Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin e tij, me votë. Le të jetë 25 prilli si dita e fundit e tranzicionit. Ndryshimi i pandalshëm po vjen në të gjitha shtëpitë.

Asgjë s’do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë. Këto janë zgjedhjet vendimtare, vendosin fatin e familjes suaj”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Militanti i PD-së tronditi Elbasanin/ Patozi: Deklarata e Metës ishte e tmerrshme

Publikuar

-

Nga

“Basha i marrë peng nga qeveria”/ Patozi: Presidenti i acaruar, LSI po humb terren

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Elbasan të Pjerin Xhuvanit.

Patozi i ftuar në “Report Tv” tha se në ngjarje kaq të rënda qëndrimi i një presidenti duhet të ishte i qartë dhe i prerë dhe jo të ta trajtonte ashtu si bëri.

“Meta bën mirë të mos dalë kur ka ngjarje të tilla, se deklarata e tij ishte e tmerrshme, Meta mbajti 2 orë një konferencë shtypi për banderolën në Fier, dhe ishte i hakërruar. Ishte një shqiptar që humbi jetën që i përkiste njërës palë, Meta s’mund ta trajtonte që s’kishte qejf të fliste, por duhet të mbante një qëndrim të qartë dhe të prerë. Mos të bëjë deklarata të tilla se nuk dëmton vetëm presidentin e republikës si Institucion“, u shpreh Patozi.

Ndër të tjera kordinatori I Bindjes Demokratike shtoi se kjo ndodh vetëm midis dy partive kryesore sepse kokat e këtyre partive janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet politike.

LEXO EDHE:  Sesioni i ri parlamentar/ Murrizi: Të vazhdojë Reforma në Drejtësi dhe të përmbyllet Kodi Zgjedhor!

LEXO EDHE:  Habit aktorja e famshme turke: Nuk më ofrojnë role për shkak të mbipeshës

“Pse ndodh vetëm mes PD dhe PS sepse, kokat e nxehta të këtyre partive janë gati të bëjnë gjëmën që të arrijnë qëllimet politike”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE