LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Behrami: COVIDI më bëri të brishtë, ndeshja më e ndjerë për mua ishte ndaj Shqipërisë

30 Tetor 2020, 10:39, Sport CNA
Behrami: COVIDI më bëri të brishtë, ndeshja më e

Valon Behrami ka një eksperiencë të madhe në shpatulla, sidomos në Itali, aty ku ka zhvilluar shumë ndeshje. Megjithatë, ndjesia është gjithnjë e veçantë kur luhet një derbi, siç do të bëjë këtë javë mesfushori me origjinë shqiptare, teksa do të jetë me fanellën e Xhenoas përballë Sampdorias. Gjithsesi, në një intervistë për Il Secolo XIX, 35-vjeçari e pranon se ndeshja më e ndjerë ka qenë Zvicër-Shqipëri, ndërsa tregon se COVID e ka bërë më të brishtë.

Keni luajtur shumë derbi në karrierën tuaj, si është ai i Xhenoas? ?Kam luajtur edhe Lacio-Roma, disa derbi të Londrës, por ndeshja me e ndjerë për mua ishte Zvicër-Shqipëri, por aty sigurisht jo në lidhje me qytetin siç ndodh me derbit e klubeve. Këtë të Xhenoas, është një derbi që dua ta fitoj për t?i dhënë një gëzim tifozëve?.

Eksperienca me COVID-19? ?Nuk më pëlqejnë shprehjet si ?Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë?. Nuk ndjehem më i fortë, por ndihem më i brishtë dhe nuk bëhet fjalë për problem fizik, sepse jam stërvitur shumë mirë. Pashë frikën për diçka që nuk e njihja, ishte frika që mund të prekte fëmijët e mi, prindërit e gruan time. Më mirë unë, se atyre. Këtë mendoja gjithë kohën. Për shumë orë kam qëndruar vetëm në dhomën time, i izoluar. Kjo më ka bërë më të ndjeshëm në lidhje me vuajtjet që mund të kenë të tjerët. Kur u riktheva të stërvitesha, kisha pak dëshirë të flisja. I shikoja shokët e tjerë dhe e perceptoja vuajtjen e tyre?, u shpreh Behrami.

Lajmet e fundit nga