Connect with Us

Bashkia e Durrësit nuk pyet për pandemi/ Rrit çmimin e abonesë

Sociale

Bashkia e Durrësit nuk pyet për pandemi/ Rrit çmimin e abonesë

Publikuar

-

Një situatë shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku Këshilli Bashkiak ka miratuar rritjen e tarifave mujore për transportin urban.

Mësohet se Këshilli Bashkiak ka rritur çmimin e abonesë me pretendimin se operatorët privatë që kontrollojnë shërbimin e transportit publik janë ankuar se dalin me humbje.

Sipas tyre, kjo rritje e çmimeve do të ndihmojë operatorët si nga ana teknike, por edhe ajo financiare.

Këshilli Bashkiak ka propozuar që për një linjë çmimi të rritet nga 900 lekë në 1200 lekë, ndërsa aboneja e përgjithshme do të shkojë nga 1200 lekë në 1600 lekë. Nga ana tjetër, e pandryshueshme pritet të mbetet aboneja mujore e studentëve, e cila ka vlerën e 600 mijë lekëve.

LEXO EDHE:  Beteja e humbur me Becchettin/ PD i përgjigjet flakë për flakë Ramës

Kjo rritje e çmimit të abonesë vjen në një kohë kur qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit./ CNA.al

Bashkia e Durrësit nuk pyet për pandemi/ Rrit çmimin e abonesë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vijon rritja e temperaturave/ Ja si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Edhe për ditën e sotme, vijon moti i kthjellët në bregdet, por vranësira kalimtare sjell mesdita në zonat e ulëta dhe ato malore.

Pas mesditës në juglindje te vendit, krijohen mundësi për rrebeshe të izoluara.

Temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në të dy vlerat ditore duke ngjitur maksimumet e mesditës deri 39°C për zonat malore dhe rreth 40°C në bregdet dhe zonat e ulëta.

LEXO EDHE:  Zgjedhje në kohë pandemie/ Maqedonia e Veriut voton sot

Në rang vendi, maksimumi pritet të shënojë 42°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

LEXO EDHE:  Reshjet e dendura të shiut/ Lana drejt kuotave maksimale

Era do të fryjë e lehtë paradite dhe në mbrëmje, por pas mesditës era bëhet mesatare deri e fortë në zonat perëndimore me drejtim veriperëndimor ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë.

Sipas të dhënave të para nga Instituti sizmiologjik, lëkundjet kanë qenë 4.5 të shkallës rigter.

Epiqendra në Adriatik, pranë Lezhës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

‘Vrasje e dytë për viktimat’/ Nëna e 7-vjeçarit të vrarë në Gërdec e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për Mediun

Publikuar

-

Nga

‘Vrasje e dytë për viktimat’/ Nëna e 7-vjeçarit të vrarë në Gërdec e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për Mediun

“Vendimi i Gjykatës ishte i turpshëm, për ne ka ardhur si një vrasje e dytë për ato viktima”. Me këto fjalë e komentoi për Euronews Albania, rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin Fatmir Mediu, Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit.

Znj. Durda tha se kanë kërkuar nga SPAK të ndryshojë akuzën ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për vrasje dhe korrupsion.

Sipas saj, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ish-ministri solli vrasjen e dhjetëra personave.

“Fëmija im ishte shtatë vjeç e gjysmë, nuk kishte lidhje me predhat, nuk kishte lidhje me punën, nuk kishte lidhje me asgjë. Ministri i Mbrojtjes kishte për detyrë ta mbronte, jo ta vriste. Dhe unë kam 14 vjet që i kërkoj institucioneve: përse fëmija im nuk jeton? Dua një përgjigje nga këto institucione. Shkaku, përse? Nuk e kam pasur të sëmurë; në 13 ka qenë në shkollë, në 15 nuk arrin të shkojë në shkollë prapë”, tha znj. Durda.

LEXO EDHE:  Tetë shtrëngimet e duarve që ndryshuan historinë

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Ironizon Patozi: Tani nuk paska më rëndësi se pse u ndërruan ministrat

Gjykata e Posaçme hodhi poshtë të martën, kërkesën për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Rihetimi i Fatmir Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit./Euronews

LEXO TE PLOTE