Connect with Us

Basha tregon skemën/ Si lidhet mafia e plehrave me qeverinë dhe mediat

Politikë

Basha tregon skemën/ Si lidhet mafia e plehrave me qeverinë dhe mediat

Publikuar

-

Situata nga Covid/ Basha nuk i ndahet Ramës: Nuk mori asnjë masë për valën e dytë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të hedhë akuza të forta në lidhje me koncesionin e inceneratorëve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tregoi skemën sesi lidhet qeveria me mafien e plehrave, dhe sesi paratë e taksapaguesve shkojnë edhe te pronarët e mediave.

“Qeveria i ka paratë për mafien e plehrave. Skema është mjaft e qartë. Shqiptarët paguajnë taksa. Taksat shkojnë te mafia e plehrave. Dhe mafia e plehrave mbyll ekranet.

LEXO EDHE:  Gjoba për maskat/ Meta: Maskaradë! Rama të reflektojë të ndryshojë aktin

Po mos të dal unë shumica e ekraneve e censurojnë”-tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka koalicion me klasën e vjetër”/ Hajdari: Partitë e reja do sjellin ndryshimin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka koalicion me klasën e vjetër”/ Hajdari: Partitë e reja do sjellin ndryshimin në Shqipëri

Deputetja Rudina Hajdari e cila është bërë pjesë e partisë “Nisma Thurrje” u shpreh se forca e saj politike përjashton koalicionet me atë që ajo e cilëson si “klasë të vjetër”.

Sipas Hajdarit, është rritur numri i personave të zhgënjyer të cilët nuk votojnë më dhe i quajnë politikanët si të ngjashëm me njëri-tjetrin.

Por deputetja thekson se kjo klasë e vjetër kuhet të marrë dënimin e meritur dhe të përballet me drejtësinë për të gjithë korrupsionin që ka bërë, e cila sipas saj ka sjellë edhe bllokimin e rrugës drejt BE.

Koalicionet nuk ekzistojnë me një klasë të vjetër politike sepse nuk mund të bëhesh i besueshëm.  Në momentin që i bëjmë premtime qytetarëve t’i mbajmë dhe shumë qytetarë të përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze. Hapësira është se ka shumë njerëz që nuk votojnë sot dhe i quajnë aktorët politikë shumë të ngjashëm. E rëndësishme është që në Shqipëri të ngrihet një klasë e re politike. Kjo klasë e vjetër politike duhet të marrë ndëshkimin e duhur për korrupsionin dhe faktin që e ka mbajtur peng Shqipërinë, e cila nuk po avancon në rrugën drejt Bashkimit Evropian“, u shpreh Hajdari.

LEXO EDHE:  Manjani zbulon “fajin” që kanë Basha, Vasili dhe Idrizi/ Ku ndryshojnë nga Rama, ligji që duhet pas dekriminalizimit

LEXO EDHE:  Arrestimi i katër personave për grabitjen në Rinas/ Reagon Rama

Për Rudina Hajdarin akuzat se forcat e reja politike ndihmojnë Ramën janë të bëra nga forca politike që duan të mbajnë statukuonë.

Ajo parti që i shërben Qeverisë Rama është ajo parti që braktisi betejën politike. Nuk mund të jetë kurrë një shërbyes i qeverisë kur përballësh me të, siç unë i kam pasur me Kryeministrin Rama. Shpesh kam denoncuar dhe kam luftuar fort në betejën për ndryshimin e pushtetit. Partitë e reja janë një gjë pozitive. Paritë e vjetra kanë dashur ta ndajnë bakllavanë mes veti. Partitë e reja politike sjellin diçka të re në Shqipëri.  Kjo është një betejë edhe pas 25 prillit për të treguar devotshmërinë për të pasur një Shqipëri me një klasë tjetër politike”, tha Hajdari për “Report Tv”. /CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fshati digjet, ajo krihet”/ Këlliçi nxjerr zbuluar Veliajn: Harxhon gjysmë milioni dollarë për foto dhe video!

Publikuar

-

Nga

"Fshati digjet, ajo krihet"/ Këlliçi nxjerr zbuluar Veliajn: Harxhon gjysmë milioni dollarë për foto dhe video!

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun e  Tiranës, për shpërdorim parash në një kohë të vështirë për vendin për shkak të pandemisë.

Këlliçi thekson se Veliaj po “hedh paranë lumë” për foto dhe video profesionale si ato të dasmave.

“Plot 41.265.000 lekësh pa TVSH (~500 mijë dollarë) nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për:

Mikrofon dual channel ëireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi, etj.”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Gjysmë milioni dollarë për 30 ditë! Paraja lumë për foto dhe video! Me firmën e të buzëqeshurit Erion Veliaj. 

Në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur “kurën” për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!

Plot 41.265.000 lekësh pa TVSH (~500 mijë dollarë) nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për:

Mikrofon dual channel wireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi, etj.

Portali mediatik “Bold News” ka siguruar edhe dokumentet shoqëruese, ku mësohet se e gjithë vlera prej 41.265.000 lekësh pa TVSH do të shpenzohet vetëm për 30 ditë.

Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.

Para që mund të përdoren për të rimbursuar qytetarët për kurimin e shtrenjtë nga Covid-19! Ndërsa në Prishtinë, me propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti, komuna jep 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë, Bashkia Veliaj jo vetëm që s’jep kokërr leku, por shpenzon 500 mijë dollarë për servise fotografike e pispillosje në rrjete sociale.

Erion, je mishërimi i shprehjes “Fshati digjet, ajo krihet”./CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Arrestimi i katër personave për grabitjen në Rinas/ Reagon Rama

LEXO EDHE:  “Kupton mo apo je pykë në diell?!”/ Mitro Çela zbulon çfarë i tha Koço Devole për poturet e Ramës

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Votuesi, që do të zgjidhja

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Votuesi, që do të zgjidhja

Zakonisht partitë nuk i zgjedhin votuesit, janë votuesit që zgjedhin partitë. Ky është një rregull i vjetër, që përsëritet vazhdimisht sa herë ka zgjedhje, kudo në botë.

Natyrisht nga kjo ligjësi nuk mund të bëjmë përjashtim ne. Që do të thotë se, ashtu si çdo forcë tjetër politike, nuk do të refuzonim asnjë votë, pavarëisht nga era, ngjyra apo shija e saj.

Por çdo parti e ka një target të caktuar njerëzish, të cilëve u drejtohet më shumë se të tjerëve. Ndryshe, nuk do të kishte kuptim politika, sepse do të ishte si një breg liqeni, ku secili merr një grep në dorë dhe peshkun që zë e lë në dorë të fatit.

Votuesi që do të zgjidhja me dëshirë në ditët e sotme do të ishte qytetari, që nuk pret prej meje t’i tregoj se gjendja në Shqipëri është e nderë dhe e vështirë, për shkak të politikës së vjetër. Dhe që natyrisht mendon për rrjedhojë se kjo duhet ndryshuar një orë e më parë.

Ai që ka vendosur të jetojë në këtë vend, pavarësisht se ia kanë nxirë atdheun gjobvënësit e pushtetit, të cilët thjesht ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin, por mendësia mbetet njësoj. Dhe mbi të gjitha, që nuk pret të rreshtohet patjetër në skalionet e njërës prej partive grabitqare për një vend pune apo një vend gjuetie, në këmbim të shërbimeve për ditën e votimeve apo për kohën mes dy zgjedhjeve.

Ai që nuk pret prej meje t’i tregoj se kush janë armiqtë dhe tradhtarët, të cilët mund të kthehen që të nesërmen në heronj dhe shpëtimtarë të kombit, në varësi të interesave politike të çastit të sulltanëve modernë dhe të pandëshkueshëm prej dekadash.

LEXO EDHE:  Kasta politike dhe sistemi/ Berisha, Rama, Basha dhe Meta së bashku kanë 90 vjet në politikë dhe 54 vite në pushtet

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Çfarë nuk di Ambasadori Lu!

Ai që e fiton vetë dhe nuk ka nevojë për ndërmjetës bukën e fëmijëve të vet, mjafton që shteti dhe politika të mos i qëndrojë si ferrë nëpër këmbë, sepse nuk i ka askujt ndonjë borxh. Të cilin edhe kur nuk e prek vetë drejpërdrejt, e bezdis arroganca, padrejtësia dhe harbutëria e qeverisë mbi të tjerët.

Ai që që është neveritur nga fanatizmi politik dhe nga të gjitha veset e pushtetit, ndërkohë që i ka qëndruar larg militantizmit, por pa mundur që të shpëtojë nga pasojat e tij. I cili mezi pret ditën kur t’i largohen apo zhduken nga ekrani i televizorit apo ndoshta edhe nga frigoriferi udhëheqësit gjithollogë dhe patetikë, që i bombardojnë çdo ditë me një prani nervangritëse për çdo fushë të jetës, a thua se edhe atë ua kanë ata në dorë.

Ai që mendon vetë, pa pritur që ta ndriçojë kryetari “i pagabueshëm” dhe “largpamës”, se demokracia është një proces që nuk ka asnjë lidhje me skllavopronarinë dhe ku secili ka rolin e vet për të luajtur, pa qenë e nevojshme t’i nënshtrohesh më të fortit.

Të jeni të sigurt, që ky lloj votuesi nuk është, as i rrallë dhe, as i vështirë për t’u gjetur. Ai nuk është shqiptari i panjohur, por është nëna, babai, fëmija, vëllai, motra, miku dhe shoku yt në shumicë, i papërfaqësuar dhe i dhunuar prej 30 vjetësh nga një pakicë pengmarrësish, të cilët kanë emra dhe mbiemra.

Këtë lloj shqiptari do ta zgjidhja sa herë të kishte votime dhe jam i bindur se ndryshimi do të mbërrinte shumë shpejt./CNA.al.

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE