LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha ka për qëllim të mbajë monopolin e PD”/ Topollaj: Bindja Demokratike është forcë opozitare

30 Tetor 2020, 07:29, Aktualitet CNA
“Basha ka për qëllim të mbajë monopolin e PD”/

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se krijimi i partive të reja opozitare erdhi si pasojë e zhgënjimit të demokratëve dhe humbjes së 230 mijë votave nga zgjedhjet vendore të 2017. Gjatë një interviste për ?A2 CNN?, Topollaj akuzoi Bashën se nuk po bën opozitë dhe qëllimi i vetëm i tij është mbajtja e monopolit të opozitës. Sipas tij, Bindja Demokratike ishte partia e vetme që u përball me mazhorancën në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

?E djathta shqiptare ka nevojë të pasurohet. Zgjedhjet e fundit opozita shqiptare i ka anuluar dhe i ka munguar rreth 230 mijë vota dhe ky hambar votash do të duhet të grumbullohet nga dikush. Trajektorja e PD nën drejtimin e Bashës ka qenë e ditur prej kohësh. Qëllimi i Bashës është të mbajë monopolin e opozitës dhe e trajon si pronë të tij dhe nuk do e ndërroj me asnjë tjëetër. Çdo faktor politik e cakton vetë pozicionimin e tij. BD është forcë opozitare, aq opozitare sa ishim të vetmit që u përballëm me Ramën në zgjedhje. Reagimi i Bashës nuk më cudit fare. Qëllimi i i tij kryesor është të mbaj PD?, tha Topollaj. CNA.al/

Lajmet e fundit nga