LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident masiv në Fushë-Prezë/ Plagosen gjashtë persona

30 Tetor 2020, 18:49, Kronika CNA
Aksident masiv në Fushë-Prezë/ Plagosen gjashtë persona

Një aksident masiv ka ndodhur në Fushë-Prezë pak minuta më parë.

Mësohet se nga përplasja e tre makinave, kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, apo identiteti i të plagosurve, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga