LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ta përcaktojë Florida fituesin e zgjedhjeve në SHBA?

30 Tetor 2020, 07:34, Blog CNA

Nga Shama Tobin ?American Thinker?

Ish-senatori i Floridas, Bill Nelson, tha dikur ?Si voton Florida, ashtu do të votojë edhe shumica e vendit?. Dhe ai nuk iu referua vetëm zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000. Dhe as 29 votave elektorale të Floridas si shtet, numri i tretë më i madh pas Kalifornisë dhe Teksasit. Ai po i referohej një fakti interesant historik:në 21 nga 23 zgjedhjet e fundit, kandidatët që fituan Floridën,rezultuan si fituesit përfundimtarë të garave presidenciale.

Përjashtim bëjnë vetëm humbja e Bushit në vitin 1992 dhe Niksonit në vitin 1960. Nëse historia është ndonjë lloj treguesi, çelësi për rizgjedhjen e Trump është fitimi i Floridës. Sondazhet e fundit, tregojnë se mesatarja e mbështetjes është 47.2 për qind për Trump dhe 48.7 për qind.

Por sondazhet kanë tendencën të fshehin ndryshimet dinamike në preferencat e votuesve për kandidatët, sidomos në mesin e grupeve demografike që mund të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Për ta kuptuar këtë, le të shqyrtojmë ndryshimet në preferencat e votuesve midis votuesve hispanikë, zezakë dhe të moshuarve në Florida.

Në vitin 2016 Klinton fitoi votat e hispanikëve në Florida me një 27 për qind diferencë (62 përkundrejt 35 për qind). Dhjetë sondazhe në shtator, treguan se Bajden udhëhiqte ndaj Trump në Florida me vetëm 7 për qind diferencë (50 përkundrejt 43 për qind) në votat e hispanikëve.

Edhe sondazhet më të fundit kanë dhënë rezultate të ngjashme. Mbështetja për Trump është e ngjashme me rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në vitin 2018. Guvernatori i atëhershëm republikan dhe kandidatët për në Senat, Ron DeSantis dhe Rik Skot, fituan përkatësisht 44 për qind dhe 46 për qind të votave të hispanikëve.

Çfarë e shtyn mbështetjen në rritje të Trump midis votuesve hispanikë të Floridës? Faktori kryesor janë votuesit me origjinë kubane, të cilët përbëjnë pjesën të më madhe të 2.4 milionë votuesve hispnikë të Floridës (29 për qind).

Kubano-amerikanët janë të pakënaqur me agjendën socialiste të Partisë Demokratike për Amerikën. Edhe një media e majtësi ?Politico?, e pranoi se anti-socializmi i Trump dhe patriotizmi i tij, ika motivuar kubano-amerikanët që të votojnë për të.

Faktori i dytë është ekonomia, e cila është çështja kryesore për votuesit hispanikë. Politikat pro-biznesit të presidentit Trump, përfshirë uljen e taksave, kanë ndihmuar shumë bizneseve të hispanikëve. Këta të fundit priren të jenë më shumë sipërmarrës sesa popullata në përgjithësi.

Në dekadën e fundit, numri i bizneseve në pronësi të hipanikëve, thuajse është dyfishuar në krahasim me të gjithë grupimete tjera etnike të marra së bashku.Të gjitha shenjat sugjerojnë se Trump do të rrisë pjesën e tij të votave hispanike me rreth 8 për qind, dhe kjo mund të përkthehet në një fitim prej të paktën 1.36 për qindtë votave në total.

Një grup tjetër demografik, që po përjeton një ndryshim dinamik në preferencën e tij ndaj kandidatëve janë votuesit zezakë. Trump fitoi 8 për qind të votave të afro-amerikanëve në Florida në vitin 2016. Sondazhet më të fundit treguan se 11-13 për qind e votuesve zezakë e mbështesin Trumpin, një e dhënë që përputhet me rezultatet e zgjedhjeve për guvernator në vitin 2018.

Që nga viti 2016, Trump ka gëzuar një mbështetje në rritje midis votuesve të rinj zezakë (18- 44 vjeç), nga 10 në 21 për qind sot. Një nga arsyet, është që ata e shohin si pozitive e sjelljen e tij të fortë dhe kundër establishmentit. Një arsye tjetër është se ata janë më të interesuar për ekonominë sesa garën në vetvete.

Politikat e Trump që favorozijnë krijimine vendeve të reja të punës, po mbështeten nga votuesit e rinj zezakë, që po braktisin mentalitetin e vjetër,se janë vetëm demokratët ata që kujdesen për zezakët. Ndërkohë, grupi i votuesve që mund të përbëjë një pengesë për rizgjedhjen e Trumpit në detyrë janë votuesit e moshuar mbi 65 vjeç.

Fitorja e Presidentit Donald Trump, domosdoshmëri e premisë e rendit të ri botërorNë vitin 2016, Trump fitoi votat e të moshuarve në Florida me 17 për qind diferencë. Por disa nga sondazhet e fundit, tregojnë se Trump është përpara Bajden me vetëm 10 për qind, midis votuesve të moshuar në Florida. Nuk është plotësisht e qartë se çfarë e ka shkaktuar këtë ndryshim preference për të moshuarit.

Disa mund të mendojnë se gabuan kur zgjodhën Trumpin 4 vite më parë. Një arsye tjetër, mund të jetë politika liberale e Trump ndaj mexhanimit të koronavirusit, duke ua lënë pjesën më të madhe të vendimit shteteve të veçanta.

Edhe pse unë vetë mendoj se është vendimi i duhur, shtabit tëTrump mund t?i duhet të japë një shpjegim më koherent këtij vendimi. Por gjithçka nuk është e humbur as me këtë segment të popullatës. Një sondazh i fundit, raportoi se Trump ka një epërsi të madhe ndaj Bajden (59 përkundrejt 38 për qind midis votuesve 70-vjeç ose më të mëdhenj.

Rreth 71 përqind e votuesve të moshuar në Florida, janë në grupin e moshës mbi 70-vjeç.

Të moshuarit përbëjnë rreth 26 për qind të elektoratit në Florida. Me disponueshmërinë e votimit përmes postës, pjesa e votave të tyre ka të ngjarë të rritet në 23 për qind, me 2 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016.

Atëherë, kush do te fitojë më 3 Nëntor?Të marra së bashku, ndryshimet në preferencat e kandidatëve të votuesve, sidomos midis votuesve hispanikë, zezakë në Florida, mund t?i japin Trumpit një fitore të mundshme prej të paktën 0.86 për qind të votave në total.

Nëse Trump fiton Florida, kjo do të ketë ndodhur për shkak të rritjes së votave të hispanikëve dhe zezakëve, por edhe faktit që pretendimi se ai po braktiset nga votuesit e moshuar, nuk është në terren aq i keq sa sugjerojnë mediat dhe sondazhet.

Dhe kjo është ajo që do të ndodhë. Në sondazhin e saj të fundit?Trafalgar Group?, një nga kompanitë e pakta që e parashikuan saktë rezultatin e vitit 2016, i jep Trumpit një epërsi prej 2.3 për qind ndaj Bajdenit në Florida. Edhe ?Rasmussen? i jep Trumpit një epërsi prej 3 për qind. Pra Trump do të mbajë sërish Floridën, dhe presidencën për një mandat tjetër./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga