Connect with Us

Zbulohen skenarët/ Superiorja të dielën ose javën tjetër, ja çfarë pret Liga sot

Sport

Zbulohen skenarët/ Superiorja të dielën ose javën tjetër, ja çfarë pret Liga sot

Publikuar

-

Liga Profesioniste ka caktuar të premten si ditën në të cilën do të ketë mbledhjen e radhës. Jo rastësisht apo pa qëllim është vendosur që ky takim i dhjetë drejtuesve të Superiores të behet një ditë pas të enjtes, kur edhe bëhet zakonisht seanca plenare në vend.

Kësisoj, për Ligën Profesioniste mund të mos mjaftojë as letra e djeshme dërguar nga deputeti negociator, Fidel Ylli, dhe pret një qëndrim të dukshëm dhe miratues nga kryeministri Rama.

Apo qoftë edhe nga ndonjë eksponent vendimmarrës në qeveri për premtimet që janë bërë nga kryeministri Rama në takimin me kreun e FSHF-së, për t’i hapur udhë edhe nisjes së Superiores. Duke marrë konfirmimin nga deputeti Fidel Ylli, Liga nesër pret që në diskutime të ketë edhe një qëndrim zyrtar nga kryeministri apo ministrat e tij të linjës për kërkesat, në mënyrë që të vendosë ndërprerjen e bojkotit dhe startin e Superiores.

SKENARËT – Tani që po diskutohet se u plotësuan kushtet për startin edhe të Superiores duket se është krijuar një problematikë për ekipet kryeqytetase. Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe Kukësi nuk kanë asnjë stadium në dispozicion. Kjo për faktin se në ‘Air Albania” nuk mund të luajnë, në “Selman Stërmasi” nuk luajnë dot për të paktën dy javë dhe në “Elbasan Arena” nuk mund të zbresin deri pas datës 11 tetor kur do të luajë Kombëtarja ndaj Kosovës.

Në këtë mënyrë, duket se përjashtohet varianti për të rinisur Superiorja këtë fundjavë, por gazeta mëson se nesër një pjesë e klubeve do të kërkojnë të dielën si ditën e startit.

Një variant është që starti të mund të bëhet të mërkurën, por edhe fundjavat e ardhshme do të ishin gjithashtu sforcim për organizimin e takimeve. Kësisoj, një variant për t’u marrë në konsideratë, është edhe nisja e Superiores pas ndeshjeve të Kombëtares (e fundit më 18 tetor)./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zbulohet arsyeja, ja pse derbi nuk u luajt në “Selman Stërmasi”

Publikuar

-

Nga

Edhe pse nuk është e konfirmuar, një nga arsyet që derbi nuk u luajt në “Selman Stërmasi” ishin dritat. Shtylla e stadiumit nuk funksionon mirë, ndërsa sipas “Supersport”, ndeshja nuk u luajt në stadiumin e dytë të Tiranës për shkak të detyrimeve ndaj OSHEE-së.
Burime bëjnë me dije faktin që bardheblutë kanë një detyrim rreth 44 milionë lekë të vjetër dhe për këtë fakt ndeshja derbi nuk është luajtur në stadium. Po për këtë problem edhe Partizani nuk po i luan sfidat në “Selman Stërmasi”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Superliga Shqiptare/ Ja të gjitha përballjet që do të luhen ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Sot luhen katër ndeshjet e mbetura të Kategorisë Superiore, teksa Kukësi tashmë pas dy fitoreve radhazi, do të kërkojë të triumfojë sërish në sfidën ndaj Apolonisë. Verilindorët gjejnë përballë një kundërshtar që në këtë sezon ende nuk ka marrë tre pikët e para, ndërsa trajneri Xhovani Kolela ka dhënë dorëheqjen. Në këtë sfidë, fierakët do të jenë nën urdhrat e Nikolin Çoçllit. Ndaj, nga situatat e ndryshme në të dyja kampet, nënkampionët e Shqipërisë nisen favoritë.

Ndërkaq, një ndeshje shtëpiake ka edhe Vllaznia, e cila pret në Loro Boriçi, Bylisin. Këta të fundit, do të kërkojnë sërish fitoren e parë të kampionatit, edhe pse përballë shkodranëve nuk mund të jetë e thjeshtë, teksa kuqeblutë pretendojnë shumë nga ky sezon. Sakaq, edhe Teuta luan në shtëpi, një sfidë e cila mund të konsiderohet delikate. Kastrioti, do jetë kundërshtari i durrsakëve. Krutanët, janë surpriza e kampionatit deri tani, duke mos pësuar humbje në pesë javë, ndërsa kanë treguar veten edhe ndaj kundërshtarëve si Partizani, Laçi e Tirana.

Ndërkohë, në Korçë, Skënderbeu vendas pret Laçin. Këta të fundit kërkojnë vazhdimësinë pas fitores tenistike ndaj Apolonisë 6-1, teksa synojnë të ngjiten sa më shpejt në klasifikim, ndërsa tashmë drejtohen nga Stavri Nica. Nga ana tjetër, Skënderbeu i Julian Ahmataj nuk është në momentin më të mirë, ndërsa deri tani ka stonuar në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Ndeshjet:

13:45 Vllaznia-Bylis

13:45 Skënderbeu-Laçi

16:45 Teuta-Kastrioti

13:45 Kukësi-Apolonia

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ibrahimovic: Doja ta mbyllja me futbollin gjatë verës

Publikuar

-

Nga

Zlatan Ibrahimovic sezonin 2020/2021 e ka nisur në mënyrën më të mirë në Serie A, te skuadra e Milan. Veterani suedez është golashënuesi më i mirë i kampionatit deri më tani, me 10 gola të shënuara, duke lënë pas Cristiano Ronaldon.

Por, shumë lehtë Milan dhe tifozët e futbollit italian kanë mundur të mos shijojnë këtë sezon të Ibrahimovic, i cili ka zbuluar se ka menduar pensionimin gjatë verës, por që në fund vendosi të ndryshoi vendimin.

“Pioli më pyeti se çfarë doja të bëja. Unë u përgjigja: “Jo, nuk do të vazhdoj. Mjaft. Familja ime gjithashtu është e rëndësishme, unë jam këtu vetëm, është sakrificë. Për gjashtë muaj është mirë, por nuk dua të qëndroj edhe një vit tjetër. Pioli më tha: ‘Mirë, të respektoj, në rregull’. Të nesërmen biseduam përsëri: ‘Jo, kam vendosur të tërhiqem. Harrojeni kontratën, në këtë moshë nuk është e rëndësishme. Pastaj diçka ndryshoi. Unë nuk doja të pendohesha. Unë e thirra dhe vendosa të vazhdoj. Por, në fillim unë vendosa: ‘Jo, nuk do të qëndroj vitin tjetër”

LEXO TE PLOTE