Connect with Us

VIDEO/ 44 gola në 12 ndeshje! Shkëlqen Milani, zhgënjen Totenhemi i Murinjos

Sport

VIDEO/ 44 gola në 12 ndeshje! Shkëlqen Milani, zhgënjen Totenhemi i Murinjos

Publikuar

-

Janë mbyllur 12 ndeshjet e Ligës së Europës, të cilat startuan në 18:55, të vlefshme për fazën e grupeve.

U shënuan plot 44 gola në 12 ndeshjet e zhvilluara, duke dhuruar kështu spektakël. Milani nuk ka zhgënjyer, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-0 Spartën e Pragës në “San Siro”. Për kuqezinjtë, shënuan Brahim Diaz, Leao dhe Dalot. Pa dy ndeshjeve të para, Milani kryeson grupin H me 6 pikë.

Belgët e Avers, kanë shtangur Totenhemin e Murinjos, teksa kanë fituar me rezultatin 1-0. Lestër Siti ka mposhtur me vështirësi AEK-un e Athinës, me rezultatin 2-1.

Më poshtë mund të shikoni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes:

Milan-Sparta Praga 3-0
Shënues: Brahim Diaz 24’, Leao 57′, Dalot 67′

 

 

 

Rojal Antuerp-Totenhem 1-0
Shënues: Rafaelov 29’

Ndeshjet e tjera:

Grupi G
Zoria Luhansk-Sporting Braga 1-2
AEK Athinë-Leister Siti 1-2

Grupi H
Lile-Selltik 2-2
Milan-Sparta Praga 3-0

Grupi I
Karabak-Vijareal 1-3
Sivaspor-Makabi Telaviv 1-2

Grupi J
Anturp-Totenhem 1-0
LASK-Ludogorets 4-3

Grupi K
CSKA Moskë-Dinamo Zagreb 0-0
Fejnord-Volfsberger 1-4

Grupi L
Crvena Zvezda-Slovan Liberec 5-1
KAA Gent-Hofenheim 1-4

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ahmataj: Mara i ka supergolat në repertorin e tij

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Skënderbeut Julian Ahmataj vlerësoi maksimalisht lojtarin e tij Uerdi Marën, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm sot ndaj Laçit, takim që përfundoi 1-1. Për “Gol pas goli” në “Supersport”, Ahmataj shpjegoi se skuadra rrezikoi në fund pasi lodhja fizike e disa futbollistëve e detyroi të aktivizonte sulmues, ç’ka ndikoi në fazën mbrojtëse.

“Kemi përdour dy module, një rreshtim me 4 dhe një 5 lojtarë në prapavijë. Skema varet nga kundërshtari,nga mënyra si duhet të sulmosh dhe mbrohesh. Kjo të bën më shumë kreativ për të mundur kundërshtarin. Neglizhencat na krijohen nga ndryshimet e rreshtimeve, sesa sjellja e lojtarëve.

Është një moment nervozizmi. Kur kalon kundërshtari kalon në tranzicion të shpejtë pas një faulli, e irriton më shumë stolin që jemi më të kujdesshëm. Po ta shikosh, Berisha nuk bën faull fare, lotjari kundërshtar e prek me dorë.

Markimi i Mazrekajt – Patëm disa ndërrime të detyruara prej bllokimit të muskujve të lojtarëve. Nuk kishim alternativat e duhura në minutat e fundi, prandaj futëm më shumë sulmues, mbrojtja bëhet e brishtë në momentin kur fut më shumë lojtarë sulmues.

Uendi Mara – Mara është një lojtar inteligjent, duhet të luajë në linjën e parë ose të dytë të sulmit, mund të aktivizohet shumë mirë para mbrojtjes, di t’i ndajë shumë mirë gjërat. Vjet ka pasur shumë pak minuta, prandaj duhet të luajë më shumë. Ka për të punuar më shumë. Supergolat i ka në repertorin e tij. Është djalë i mirë, por djemtë e mirë ndonjëherë bëhen më të mirë dhe sfumohen duhet të jenë më kërkues”, deklaroi Ahmataj.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë/ Publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Kukësi-Apolonia dhe Teuta-Kastrioti janë dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë që luhen në Superiore prej orës 16:45. Te verilindorët rikthehet në pankinë Skënder Gega, ndërkohë që formacioni nuk ndryshon. Apolonia nga ana tjetër ka pësuar disa ndryshime, duke nisur edhe nga trajneri, pasi Nikolin Çoçlli është në stol.

Teuta e Kastrioti gjithashtu vijnë me ndryshime. Te durrsakët nuk është Hoxha dhe titullar luan Pjeshka. Në mesfushë Martini ka aktivizuar Dajën dhe në sulm i vetëm Krasniqi. Edhe krutanët kanë disa mungesa dhe trajneri Ndreu ka bërë ndryshime të detyruara.

KUKËSI-APOLONIA
Kukësi:
 Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Limaj, Taipi, Ibraimi, Matheus Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Skënder Gega
Apolonia: Harizaj, Sota, Agyare, Bumbar, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Kumani, Omeri, Eyoh. Trajner: Nikolin Çoçlli

TEUTA-KASTRIOTI
Teuta:
 Frashëri, Todorovski, Pjeshka, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
Kastrioti: Hidi, Neziri, Boyom, Shkalla, Prodani, Mehmeti, Hussein, Okebugwu, Rezi, Bardhi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu

LEXO TE PLOTE

Sport

Nica: Lojtarët ta kuptojnë që vendos trajneri

Publikuar

-

Nga

Deklarata e Nicës pas barazimit 1-1 ndaj Skënderbeut:

“Ndeshja nisi mirë, po shkonte në mënyrën e duhur, deri në pjesën e manovrës sulmuese. Lojtarët duhet të japin pasimin e thjeshtë, ka shumë probleme në organizimin taktik.

I thashë futbollistëve se Skënderbeu është më i organizuar taktikisht, pasi ka lojtarë që duan të promovohen dhe komandohen më lehtë nga trajneri. Ndërkohë te Laçi është më e vështirë që të komandohen futbollistët, nuk duan, duhet të kuptojnë këtu se vendos trajneri.

Pa shpirt gare nuk ke se ku shkon. Nëse presidenti do të vendos që të drejtoj unë, atëherë dua që të vazhdoj por që të vendos unë dhe të ndihet dora ime”.

LEXO TE PLOTE