Connect with Us

Ullishte, troje, apartamente e makina/ Si ndryshoi në 15 vite pasuria e gjyqtares Enkela Bajo?

Vetingu

Ullishte, troje, apartamente e makina/ Si ndryshoi në 15 vite pasuria e gjyqtares Enkela Bajo?

Publikuar

-

Ullishte, troje, apartamente e makina/ Si ndryshoi në 15 vite pasuria e gjyqtares Enkela Bajo?

Gjyqtarja e Faktit Enkela Bajo, që prej një viti po hetohet nga Komisioni i Vettingut.

Bajo me një karrierë të gjatë në drejtësi,  dhe në disa raste do të japë llogari për dosje të caktuara, për pasurinë por edhe për pastërtinë e figurës.

Gjyqtarja Enkela Bajo, ka pasur raste kur është lakuar negativisht nga mediat, por pa konkluzione nëse ka shkelur ligjin apo jo.

CNA.al, ka hedhur dritë mbi pasurinë e saj që nga viti 2003, kohë kur gjyqqtarja Bajo ka deklaruar pasurinë për herë të parë dhe deri në vitin 2018.

Duke iu referuar deklaratave të pasurisë të depozituara në ILDKPKI, në vitin 2003, gjyqtarja Bajo deklaronte pagën dhe një apartament banimi në bashkëpronësi.

Gjykata e Tiranes

Një vit më pas, pasuria e saj ka pësuar ndryshime me blerjen e një makine tip Audi 80 me vlerë 460 000  lekë.

Në vitin 2008, të ardhurat e gjyqtares janë shtuar edhe nga mësimdhënia në një universitet privat.

Ndërsa në vitin 2010, pasuria e saj ka pësuar ndryshime pozitive. Ajo deklaron disa pasuri në emër të bashkëshortit, i cili ka hedhur rrënjë në Bashkinë e Tiranës.

Si pasuri të paluajtshme gjyqtarja deklaron një apartament me sipërfaqe 140 m2, ndodhet në Tiranë, një truall 1170 m2 në Vlorë i marrë nga kthim-kompensimi i pronave, ullishte me sipërfaqe  20 .000 m2, përfituar me Ligjin 7501, truall me sipërfaqe 744 m2 në Tiranë, marrë si kompensim nga kthimi i pronave.

Si pasuri të luajtshme gjyqtarja Bajo deklaron një makinë  Benz, blerë në 2006 me të ardhurat nga nëna, një makinë që nuk e përcakton tipin, blerë nga bashkëshorti në vlerën 300 000 lekë, në vitin 201,  një Peugeot, dhuratë nga bashkëshorti.

Në formularin e deklarimit të bashkëshortit ka disa paqartësi.

Bashkëshorti pronar i tre apartamenteve, një e ka shkëmbyer, por nuk deklarohet sa me çfarë e ka shkëmbyer.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtares Enkela Bajo.

Viti 2003

Ap banimi në bashkëpronësi.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, 0,61 million lekë.

Viti 2004

Autoveturë tip Audi 80 me vlerë 460 000  lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 762 071 lekë.

Pensioni i babait, 8 500 lekë.

Viti 2005

Interesa bankare 369 dollarë.

Llogari e pagës e subjektit deklarues, 60 700 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 765 552 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 972 560 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 835 168 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 790 630 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në një universitet privat, 200 euro.

Shpërblim, 40 000 lekë.

LEXO EDHE:  Vettingu/Fjalët e para të Ramës pas seancës së jashtëzakonshme

Viti 2009

Llogari rrjedhëse, 50 dollarë.

Të ardhura si eksperte në Shkollën e Magjistraturës,  25  000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 994 780 lekë.

Viti 2010

Të ardhura si eksperte në Shkollën e Magjistraturës,  25 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 832 702 lekë.

Shpërblim, 15 000 lekë.

Shpërblim, bashkëshortit, 10 000 lekë.

Ap, 1+1 në emër të bashkëshortit me pjesë ½.

Truall me sip 1 179 m2 në emër të bashkëshortit, me pjesë 1/28.

Ullishte me sip 20 000 m2, në emër të bashkëshortit, me pjesë 1/28.

Ap ms sip 140 m2, në Tiranë, në emër të bashkëshortit, me pjesë ½.

Truall me sip 744 m2, në emër të bashkëshortit, me pjesë ¼.

Makinë, tip Benz në emër të bashkëshortit, blerë në 2006 me paratë e nënës.

Viti 2011

Nuk deklaron asgjë.

Viti 2012

Automjet Peugeot 206, në emër të bashkëshortit.

Automjet Benz, në emër të bashkëshortit, i nxjerrë në shitje me vlerë 230 000 lekë.

Llogari bankare e bashkëshotit 10 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 1 288 265 lekë.

Të ardhura  nga puna e bashkëshortit në Bashkinë Tiranë, 42 700 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 1 339 578 lekë.

Bashkëshorti ka shitur makinën Benz, 350 000 lekë.

Llogari rrjedhëse për vajzën, 180 000  lekë.

Ka shkëmbyer 3 ap me një pronë. Por sërish deklaron 2 ap në pronësi. (nuk kuptohet sqarimi).

Viti 2014

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 1 285 566 lekë.

Llogari rrjedhëse për vajzën, 400 000  lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 1 318 569 lekë.

Shitur makina, 300 000 lekë.

Llogari rrjedhëse për vajzën, 700 000  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 72 120 lekë.

Blerë makinë, 300 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 1 703 360 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit, 702 892 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Bashkinë e Tiranës, 1 193 595  lekë.

Shpërblim për bashkëshortin, 10 000 lekë.

Viti 2017

Shtesë në llogarinë bankare, 606 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 1 698 388 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Bashkinë e Tiranës, 1 139 057 lekë.

Viti 2018

Shtesë në llogari,504 385 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 1 292 254 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Bashkinë e Tiranës, 941 766 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Tentativa për ti ikur Vettingut/ Bashkëshortët prokuror, pazare me drejtësinë?

Publikuar

-

Nga

Tentativa për ti ikur Vettingut/ Bashkëshortët prokuror, pazare me drejtësinë?

Procesi e Vettingut edhe pse shumë i përfolur me dy standarte, ka nxjerrë në pah mjaft skandale që kanë prekur sistemin e drejtësisë ndër vite.

Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët presin të përballen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është ende e gjatë.

Duke iu referuar të dhënave të ILDKPKI-së si dhe institucioneve të tjera, CNA.al, ka raportuar për të gjithë subjektet e rivlerësimit,

Në filtër sot do të jetë prokurori i Vlorës Erjon Shqarri. Ky i fundit ishte një nga komandimet e ish Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, e cila njëherësh njihet dhe si shoqe e bashkëshortes së tij.

Në vitin 2018, prokurori Shqarri u komandua në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, por në vitin 2019, KLP e ndërpreu komandimin duke e rikthyer në Vlorë, aty ku kishte qenë më herët.

Shqarri e ka nisur karrierën në drejtësi si oficer i Policisë Gjyqësore, në Elbasan, Kavajë dhe në vitin 2015 është emëruar në Tropojë.

Së fundmi, Shqarri ka aspiruar për t’u bërë këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por u përjashtua nga gara, me argumentin se komandimi i tij do të ndikonte veprimtarinë normale të punës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kujtojmë se prokurori Erjon Shqarri ëhstë bashkëshorti i prokurores të shumëpërfolur të Durrësit Anita Jella e cila pret të përballet me shkallën e dytë e të Vettingut, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kishte dyshime për profesionalizmin e saj.

Për prokurorin Shqarri ende nuk ka një datë për përballjen me Vettingun. Por KPK bashkëshortes së tij, prokurores Anita Jella, i kishte kaluar barrë prove mbi figurën e bashkëshortit,  për të cilin ishin kryer një sërë verifikimesh në Itali.

KPK, gjatë seancës dëgjimore e ka vënë në dijeni prokuroren Jella se kishin hetuar disa denocime që kishin lidhje me të dhe bashkëshortin Erjon Shqarri.

Ndër të tjera ishte hetuar edhe mundësia që bashkëshorti i Jellës të kishte pasur një emër tjetër në Itali, por KPK nuk kishte arritur t’i provonte këto dyshime.

Në media është raportuar se prokurori Erion Shqarri ka ndikuar tek bashkëshortja e tij, prokurorja Anita Jella, për të mbyllur një çështje në favor të disa biznesmenëve, për abuzimet në bregdetin e Durrësit.

Dhe pasuria që prokurori Erjon Shqarri deklaron si një shtëpi private , trashëgimi dhe një apartament të blerë në vitin 2011 në Durrës dhe më pas shkëmbyr me një tjetër në vitin 2016, ka pasur dyshime për manipulime.

KPK gjatë hetimit të prokurores Jella, ka gjetur se kishte mungesë dokumentacioni për të provuar një pagesë prej 15 mijë eurosh si këst i parë dhe kishte dyshime se pse ende nuk ishte paguar kësti i fundit prej 12,900 eurosh.

Për më tepër po sjellim  deklaratat e pasurisë së prokurorit Erjon Shqarri, deklarata të cilët kanë kaluar edhe më herët në duart e KPK-së dhe që tashmë do të rishqyrtohen nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për subjektin e deklarimit, Anita Jella. Nëse kjo e fundit do të shkarkohet nga KPA, të njëjtin fat rrezikon ta presë edhe bashkëshortin e saj, prokurorin Erjon Shqarri.

LEXO EDHE:  Si do të përfundojë pandemia e COVID-19?

LEXO EDHE:  E detyruan të frekuentonte Magjistraturën/ KPA konfirmon në detyrë prokurorin

Viti 2003

Shtëpi private, 120 m2, lënë trashëgimi nga gjyshi.

Autoveturë BMV me vlerë 2 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of I pol gjyqësore në Elbasan, 447 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of I pol gjyqësore në Elbasan, 522 000 lekë.

Të ardhura nga paga e babait, në Drejtorinë Arsimore Peqin, 563 000 lekë.

Të ardhura nga paga e nënës si mësuese në Peqin, 276 000 lekë.

Viti 2015 (Deklarata fillestare)

Kontratë sipërmarrje në vitin 2011, për blerjen e një ap me sip 97 m2 dhe me vlerë 67 900 euro. Janë likuiduar 55 000 euro, e cila është marrë kredi dhe kanë mbeturim detyrim 12 900 euro.

Kursime,200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of I pol gjyqësore në Kavajë, 693 907 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës,745 728 lekë.

Viti 2015 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 76 177 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 5 045 800 lekë.

Viti 2016

Ap banimi në Durrës me sip 113 m2, në këmbim të heqjes dorë nga ap I blerë në vitin 2011. Vlera 67 900 euro.

Bashkëshortja ka blerë automjet Ford Fiesta TDCI me vlerë 150 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse -20 955 61 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Tropojë, 230 383 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 869 602 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës, 1 156 768  lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 4 817 928 lekë.

Detyrim nga karta e kreditit e bashkëshortes, 32 328 21 lekë.

Detyrim firmës së ndërtimit, 12 900 euro.

Viti 2017

Kursime 250 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 072 672 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës, 1 461 636 lekë.

Gjendja në llogarinë e pagës, 906 86 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 4 571 861 lekë.

Detyrim firmës së ndërtimit, 12 900 euro.

Viti 2018

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 962 827 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës, 1 586 041 lekë.

Gjendje në llogarinë e kredisë, 6 827 lekë.

Gjendja në llogarinë e pagës, 824 35 lekë.

Gjendje në llogarinë e pagës së bashkëshortes, -17 450 57 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 4 348 673 lekë.

Detyrim firmës së ndërtimit, 12 900 euro./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kërkoi lirimin e “pronarëve” të drogës/ Prokurorja “ngec” në deklarimin e pasurisë

Publikuar

-

Nga

Në Marsin e vitit 2016, Flora Çela u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës si numri dy i saj. Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik Llalla, i cili firmosi ngritjen në detyrë të prokurores Çela, e cila zëvendësoi prokurorin Alfred Saliu.

Por, një vit më pas, prokurorja Çela bëhet objekt në media, pasi liroi nga prangat “pronarët” e 20 tonëve të drogës.
Forcat e FNSH dhe RENEA, gjatë një aksioni në fshatrat Llakatund dhe Drithas të Vlorës, sekuestruan më shumë se 20 ton drogë Canabis Sativa, por tre ditë më pas dy nga të arrestuarit janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, sipas kërkesës së prokurores Çela.

Nuk dihet nëse është bërë ndonjë hetim apo është marrë ndonjë masë ndaj prokurores Çela për këtë rast. Ndërkohë që KLD ka kaluar në filtër të gjithë gjyqtarës që janë marrë me këtë rast.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e prokurores Çela në kuadër të procesit të Vettingut, e cila në disa vite ka edhe paqartësi lidhur me kredi dhe hua.

Nuk dihet nëse kjo vjen se nuk ka ditur të deklarojë pasurinë apo është e qëllimisht. Në disa raste deklaron kredi pa shifra, në disa të tjera nuk tregon sa ka shlyer brenda një viti dher sa jo. Ndër të tjera deklaron që ka marrë hua dhe më pas tregon nëse e ka shlyer. Gjithashtu ajo deklaron blerjen e një apartamenti por në mënyrë të paqartë. Nuk thotë sa e ka vlerën totale dhe nuk deklaron qartë burimet e të ardhurave, me të cilat ka blerë këtë pronë.

Më tej ajo thotë se jeton me pagën e saj dhe të bashkëshortit dhe pavarëisht kredive dhe minikredive nuk i mungojne kursimet dhe depozitat bankare.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Flora Çela, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2007 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga shpërblimi nga shkolla e Magjistraturës, 387 000 lekë.
Viti 2007 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 120 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 841 781 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si nëntoger, 365 750 lekë.
Kredi 100 000 lekë. Pa shlyer 27 504 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortit 394 4769 lekë.

Viti 2009
Depozitë bankare 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 895 513 lekë dhe raporti I lindjes, 22 800 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri , 522 000 lekë.
Kredi 100 000 lekë. Mbyllur.
Kredi në emër të bashkëshortit 394 4769 lekë.

Viti 2010
Depozitë bankare 5 200 euro.
Kursime, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 031 527 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri , 555 600 lekë dhe dieta, 134 000 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortit 394 4769 lekë. Pa shlyer 100 000 lekë.

Viti 2011
Shtesë në llogarinë bankare 3 300 euro dhe 40 000 lekë.
Blerë automjet 1 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 012 089 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 575 520 .
Kredi 100 000 lekë.
Hua babait të bashkëshortit për blerje makine, 1 000 euro.

LEXO EDHE:  Pse Italia ka arritur të shmangë gjithnjë sulmet e mëdha terroriste xhihadiste?

LEXO EDHE:  Dha dorëheqjen nga Krimet e Rënda/ Ja pasuria e "prokurorit të Qeverisë"

Viti 2012
Kursime 200 000 lekë.
Tërhequr nga depozita bankare 8 800 euro.
Dhuruar shuma 225 791 lekë (nuk jep sqarime)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 979 484 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 489 744 lekë.
Kredi 100 000 lekë. Shlyer.
Detyrim për blerjen e ap. Shlyer 10 000 euro, mbetur 20 000 euro.

Viti 2013
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 970 877 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 516 160 lekë.
Detyrim për blerjen e ap. Shlyer 10 000 euro, mbetur 20 000 euro.

Viti 2014
Blerë automjet me vlerë 167 215 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 162 533 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 718 800 lekë.
Kredi konsumatore 371 000 lekë.

Viti 2015
Pakësim I gjendjes kesh me 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 188 851 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 419 300 lekë dhe në flotën detare në Durrës, 43 831 lekë.
Kredi nuk e thotë shifrën.
Kredi, principali,118 651 96 dhe pa papaguar 172 474 62 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 21 802 39 euro.
Shlyer detyrimi i shtëpisë në Vlorë 24 000 euro. Mbetur edhe 6 000 euro.

Viti 2016
Pakësim I të ardhurave me 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 326 896 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 44 398 lekë, 104 494 lekë dhe 47 938.
5 000 euro kesh të mbetura nga disbursimi I kredisë.
Kredi 73 000 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 21 191 39 euro.
Overdraft nuk e thotë shifrën.

Viti 2017
Blerë automjet 3 000 euyro dhe shitur volsvagen golf 100 000 lekë.
Gjendje kesh 5 000 euro.
Shtesë në kursime 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 373 680 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 606 400 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 20 259 09 euro.
Detyrim firmës së ndërtimit, 6 000 euro.
Kredi bankare 450 000 . Shlyer 450 000 lekë.
Detyrime për shkollën e djalit 10 000-15 000 lekë.

Viti 2018
Shtesë në kursime 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 203 001 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 816 400 lekë dhe dieta 20 000 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 19 259 59 euro.
Detyrim firmës së ndërtimit, 6 000 euro.
Kredi bankare 450 000 . Shlyer 450 000 lekë.
Detyrime për shkollën e djalit 10 000-15 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Skandali i Etilda Gjonajt/ Si u injoruan hetimet e Prokurorisë për zyrtarin e denoncuar

Publikuar

-

Nga

Skandali i Etilda Gjonajt/ Si u injoruan hetimet e Prokurorisë për zyrtarin e denoncuar

Prokurori Anton Pali e ka nisur karrierën në drejtësi si oficer i policisë gjyqësorë pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit. Për 12 vite është shkëputur nga sistemi dhe është rikthyer në vitin 2016, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas është emëruar si prokuror në Vlorë.

Gjatë punës si prokuror ai ka pasur në duar çështje të jo pak të rëndësishme, madje të rekomanduara nga politika për hetim.
Por, gjatë një hetimi që prokurori Pali ka pasur në duar, ka dalë në pah skandali i Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kujtojmë se më 15 Prill 2018, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasi njoftoi shkarkimin e drejtorit të drejtorisë rajonale të Aluiznit, Egon Velaj dhe disa zyrtarë të tjerë, kërkoi hetime nga Prokuroria.

Hetimet për Velajn dhe pesë zyrtarë të tjerë, nisën nga prokurori Anton Pali, i cili në shkurt të vitit 2019 deklaroi se ishte provuar se grupi kishte kryer “shpërdorim detyre” dhe kërkoi dënimin e tyre me burg. Por, Velaj ndonëse në hetim u emërua nga Ministrija Etilda Gjonaj Drejtor i paraburgimit të Vlorës.

Një javë pas emërimit në këtë detyrë, Gjykata e Vlorës dënoi ish-drejtorin e ALUIZNI-t, Egon Velaj, me 6 muaj burgim që u konvertua në shërbim prove. Ky është rasti që tregon se si politika e shkërmoq drejtësinë dhe hedh poshtë punën e njerëzve të drejtësisë.
Ndër të tjera ky është një sinjal se nuk heton prokuroria dhe dënon gjykata, por në të dyja rastet vendimet i merr politika.
Prokurori Anton Pali, profesionalisht nuk është lakuar në raste të tjera, ndërsa sa i përket pasurisë, rezulton se të ardhurat I ka nga paga e tij dhe bashkëshortes.

Pasuria, kryesisht ajo e patundshme buron nga trashëgimia, ndërsa ka blerë në vitin 2008, një apartament 91.8 m2 në Durrës, me vlerë 6 159 780 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Anton Pali.

Viti 2004
Tokë, 3400 m2, dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1994.
Ap 2+1 privatizuar në vitin 1993
Shtëpi 3 katëshe, kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1993.
Të ardhura të subjektit deklarues si of I pol gjyqësore në Prok e Apelit, Durrës, 44 000 lekë.
Të ardhura nga paga e babait, si mësues, 234 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një pjese të shtëpisë 3 katëshe, 2 400 dollarë.
Pensioni I hallës, 96 000 lekë.
Viti 2016 (Deklarata fillestare)
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 294 651 lekë.
Ap me sip
Ap me sip 74.53 m2, në bashkëpronar, vëllain, privatizuar në vitin 1993 nga Ndërmarrja Komunale me vlerë 9 992 lekë.
Tokë, 3400 m2, dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1994.
Bashkëshortja deklaron 1/3 e një ap. Përfituar nga trashëgimia me vlerë 2 166 764 lekë.
Bashkëshortja deklaron ap me sip 25.35 m2, blerë nga gjyshja dhe daja me vlerë 100 000 lekë.
Bashkëshortja deklaron automjet Benz, me vlerë 200 000 lekë.

LEXO EDHE:  KMSH kërkon pronat, beteja ligjore në Apel

LEXO EDHE:  Pse Italia ka arritur të shmangë gjithnjë sulmet e mëdha terroriste xhihadiste?

Viti 2016 (Deklarata vjetore)
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 378 709 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si of I pol gjyqësore në Prok e Durrësit, 836 531 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 787 478 lekë.
Të ardhura nga kursi në EUROCONTROL në Belgjikë, 112 805 lekë.

Viti 2017
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 165 367 lekë.
Hapur llogari në emër të bashkëshortes, 500 100 lekë.
Shitur ap ku kishte pjesë 1/3 me vlerë 1 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 064 949 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 805 717 lekë.
Shpenzime mjekësore, 1 914 euro.

Viti 2018
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 6 962 lekë.
Hapur llogari në emër të bashkëshortes, 650 245 lekë.
Gjendje llogarie në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortes, 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 16 881 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 115 635 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 761 288 lekë.
Detyrim ndaj vëllait, 1 500 euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE