LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana bëhet gati për kampionatin dhe provokon Partizanin: Zbresim në fushë më 4 nëntor

29 Tetor 2020, 15:25, Sport CNA
Tirana bëhet gati për kampionatin dhe provokon Partizanin: Zbresim

Më në fund, të mërkurën, më datë katër nëntor do të nisë sezoni i ri i Kategorisë Superiore. Në mbledhjen e sotme të Ligës me përfaqësuesit e klubeve u mor vendimi për t?i dhënë fund bojkotit, teksa kërkesat duket se janë marrë parasysh nga ana e kryeministrit.

Kështu, te Tirana kanë menduar ta lajmërojnë ndryshe fillimin e kampionatit, teksa kanë përgatitur një video në të cilën në çdo moment kujtohen sukseset e ekipit në derbet e sezonit të kaluar ndaj Partizanit, duke nisur me golin e Bathës e të Muçit dhe Kobina në Air Albania Stadium.

Sfida të cilat krijojnë një motivim të madh edhe për sezonin që është në prag të nisjes, teska në fund të videos, bardheblutë nuk kanë harruar të kujtojnë se janë ata kampionët në fuqi dhe se në sezonin e ri do të zbresin në fushë me të njëjtin synim, të shpallen sërish kampionë.

Lajmet e fundit nga