Connect with Us

“Të nderuar kolegë, koha për të folur!”/ Erion Dasho thirrje të fortë: Gjithçka e ka një kufi

Sociale

“Të nderuar kolegë, koha për të folur!”/ Erion Dasho thirrje të fortë: Gjithçka e ka një kufi

Publikuar

-

“Të nderuar kolegë, koha për të folur!”/ Erion Dasho thirrje të fortë: Gjithçka e ka një kufi

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, e cilëson mjaft shqetësuese, situatën e pandemisë së Covid-19, në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho ngre shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, nga institucionet shëndetësore, ndërsa i drejton edhe një thirrje të fortë kolegëve.

Dasho thekson se gjithçka e ka një kufi dhe se tashmë ka ardhur koha për të reaguar.

Që nga fillimi i epidemisë së COVID, shumë mjekë u sëmurën, një pjesë e madhe u shtruan në spitale, një pjesë humbi edhe jetën. Disa kolegë shpëtuan vetëm sepse u trajtuan jashtë vendit.
Nuk ishte faji ynë! Ishte faji i një administrate që i la pa maska, pa viziera, pa doreza, madje edhe në kulmin e pandemisë!

Që nga fillimi i epidemisë, shumë kolegë i kanë transmetuar virusin pacientëve të tyre. Midis pacientëve, ku pothuajse kushdo është i moshuar ose i prekur nga sëmundje kronike, një numër i madh humbi jetën.
Nuk ishte faji ynë! Ishte faji i një shteti që në vend që t’i mësonte, i terrorizoi dhe u tall me qytetarin.
Që nga fillimi i epmidemisë, shumë prej nesh dhanë mjekime të gabuara.
Nuk ishte faji ynë! Ishte gjithë komuniteti ndërkombëtar që nuk dinte dhe akoma nuk di gjithçka rreth COVID!

Qe nga fillimi i kësaj vale të dytë, mjekët e familjes dhe ata specialistë vazhdojnë të japin receta bombastike me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë.
Nuk është faji ynë! (Këtu duhen përjashtuar sharlatanët e paktë që marrin përqindje nga recetat e farmacistëve dhe që për fat të keq nuk kanë munguar). Është faji i një ministrie dhe një komiteti që ende edhe sot nuk kanë një protokoll standard për trajtimin e pacientëve. Dje në forumin e 5,000 mjekëve kishte mjekë familje që u kërkonin kolegëve një protokoll të publikuar para disa ditësh në datën 10 tetor! Fiks 7 muaj pas fillimit të epidemisë në Shqipëri.

Që nga fillimi i kësaj vale të dytë, nuk ka mjek në Shqipëri që të mos kujdeset për një spital “virtual”. Pacientë që trajtohen në shtëpi, që ankohen se nuk vijnë t’u bëjnë testin, se medikamentet janë shumë të shtrenjta, se skanerin e bënë në privat për 200 EURO, se infermieri që bën injeksionin kërkon 50 EURO për vizitë, etj. Apo edhe më keq, se prindit i ka rënë saturimi në 60 apo 70 po ka frikë të shkojë në spital, apo se familjari është në prag të humbjes së jetës.

Nuk është faji ynë! Është faji i një shteti që e ka lënë qytetarin e vet në mëshirën e virusit dhe vetë mburret me spitale dhe qendra 3D, të shitura tek oligarkët dhe konçesionarët, të cilët veç barit e bojës, nuk kanë patur asnjë përmirësim gjatë shtatë viteve që u punua “për shëndetësinë falas”. Përkundrazi, mjekët dhe infermierët që janë “motori” i sistemit e kanë braktisur Shqipërinë në këto vite me ritmet më të larta.

POR AMA TË NDERUAR KOLEGË, GJITHÇKA E KA NJË KUFI!

Deri tani nuk ka qënë faji ynë! Nga ky moment, kur nëntori pritet të jetë një muaj ferri për pacientët, familjarët, miqtë e të afërmit tanë, heshtja është bashkëfajësi!
Mendoj se ka ardhur koha që mjekët dhe infermierët e Shqipërisë të mos ulin kokën, por t’i kërkojnë të paaftëve që na drejtojnë ose të marrin masa urgjente, reale dhe jo 3D, ose të largohen dhe t’i lënë vendin atyre që dinë dhe duan të drejtojnë.
Përndryshe nga këto momente e tutje jemi të gjithë bashkëfajtorë!
Shënim: ky status mori spunto edhe nga dyshimi i një kolegu se Kryetarja e Komitetit anti-COVID dhe bashkëshorti i saj Drejtor i COVID-2 mund të ndodhen të dy jashtë shtetit! Uroj me gjithë shpirt që kjo të mos jetë e vërtetë!”-shkruan Erion Dasho./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Çfarë pritet të ndodhë me motin në vijim

Publikuar

-

Nga

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Çfarë pritet të ndodhë me motin në vijim

Vranësira të dendura dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites.

Mesdita dhe pasditja sjellin reshje shiu fillimisht në zonat jugore dhe me pas reshjet shtrihen dhe në pjesën tjetër të vendit. Gjatë natës në zonat malore të vendit do ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë me të paktën 2 gradë duke luhatur vlerat ditore nga  -2°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor -Verilindor  duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

LEXO EDHE:  Rriten të infektuarit në shtetin fqinj/ 40 raste të reja në 24 orë

LEXO EDHE:  Ditmir Bushati: Nuk shoh ndonjë ndryshim mes Shqiperisë dhe Partisë

Rajoni dhe Europa: Masat ajrore verilindore do të diktojnë vranësira, temperatura të ulat dhe reshje dëbore në Gadishullin e Ballkanit, Europën Lindore dhe Veriore. Po ashtu reshje shiu do kenë Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik. NDERSA do ketë Europa Qëndrore dhe Britania e Madhe.

 

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 29 nëntor 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 29 nëntor 2020

Dashi 21 Mars – 19 Prill

Tani për tani misioni juaj i vërtetë i madh është të rivendosni gjithçka dhe të filloni nga e para. E kaluara nuk ka më rëndësi, tani e tutje duhet të shikosh të ardhmen me sy tjetër dhe me një frymë të re. Pjesa e dytë e kësaj dite do të jetë shumë më e mirë dhe mund t’ju japë emocione pozitive. Gjatë kësaj kohe ju keni lënë plotësisht pas dore miqësitë për t’iu përkushtuar vetëm punës: një gabim që mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Do të duhet të përpiqeni të rigjeni tokën e humbur, duke u kthyer për të kontaktuar dhe marrë pjesë në ata njerëz që kanë qenë një pikë e rëndësishme referimi për ju.

Demi20 Prill – 20 Maj

Do të jetë e rëndësishme për miqtë e Demit, që të tregojnë një gjendje të mirë të situatës ekonomike dhe të veprojnë në mënyrë që gjërat të përmirësohen. Sidomos pjesa e dytë e vitit ishte shumë e shtrenjtë por të ardhurat nuk ishin edhe aq. Kjo është arsyeja pse është mirë të filloni 2021 me këmbën e djathtë dhe t’i vendosni gjërat përsëri në rregull. Viti i ri nuk do t’ju lejojë të bëni fluturime të zbukuruara, të paktën nga pikëpamja ekonomike. Më mirë të luash në mbrojtje dhe të presësh kohë më të mira.

Binjakët21 Maj – 20 Qershor

Hëna në shenjë më në fund mund të zhbllokojë disponimin tuaj. Gjatë javëve të fundit, disa mekanizma ishin bllokuar dhe ju bënë të ndiheni keq. Edhe nëse nuk keni ide të qarta tani, viti i ri do të jetë plot me projekte stimuluese që mund t’ju japin një kënaqësi të madhe. Sipas parashikimeve të Paolo Fox, tani e tutje do të duhet të përpiqesh të veprosh për të gjetur diçka të re dhe intriguese.

Gaforrja21 Qershor – 22 Korrik

Në këtë moment ju jeni shumë më konkret dhe realist. Keni lënë mënjanë iluzionet dhe dëshironi të synoni vetëm qëllimet e arritshme, për të shmangur zhgënjimin. Për disa ditë ka ndodhur diçka brenda jush, që ju ka nxitur të jeni gjithmonë dhe vetëm vetvetja, pa maska ​​dhe pa falsitet. Ndonjëherë i keni thënë vetes gënjeshtra për të ecur përpara, por tani thjesht doni ta merrni jetën tuaj në dorë me shumë sinqeritet, veçanërisht në raport me veten.

Luani23 Korrik – 22 Gusht

Shpesh ndiheni të rrethuar nga shqetësimet e të tjerëve. Shumë njerëz priren t’ju ngarkojnë me përgjegjësi, për të mos marrë të tyret. Midis të Premtes dhe të Shtunës ju është dashur gjithashtu të përballeni me disa momente unifikuese ose të komplikuara dhe e gjithë kjo ju vë në një krizë. Kohët e fundit ju jeni ndjerë i dobët dhe i pamotivuar, por është vetëm një fazë kaluese e diktuar edhe nga situata të jashtme dhe nga ky moment i vështirësive, në një nivel global. Këtë të Dielë do të duhet të përpiqeni të relaksoheni dhe të mos lini gjëra të tjera për të bërë.

Virgjëresha23 Gusht – 22 Shtator

Pjesa e parë e javës së ardhshme do të jetë shumë intensive dhe e frytshme, ndërsa pjesa e dytë do të ketë patjetër një rënie. Po dilni nga një situatë shumë e komplikuar ku jeni dalluar për mbajtjen e shiritit drejt dhe mos humbjen e busullës. Këto ditë do të jetë më mirë të shmangni lodhjen e tepërt, ose qëndrimin zgjuar vonë. Më mirë të përfitoni nga fundjava për t’iu përkushtuar familjes dhe për t’i dhënë vetes pak pushim. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë. Fillimi i dhjetorit do të sjellë disa përfitime të këndshme.

Peshorja23 Shtator – 22 Tetor

Asnjëherë si në këtë periudhë nuk është e rëndësishme të keni njerëz që janë të sinqertë dhe të aftë të përfaqësojnë një pikë referimi të vërtetë në jetën tuaj. Keni nevojë për njerëz që mund t’ju japin këshilla vetëmohuese dhe t’ju ndihmojnë të dilni nga situata të komplikuara. Sipas parashikimeve të Paolo Fox do të duhet të përpiqeni të dëgjoni mendimin e të tjerëve dhe të shmangni veprimin në “stomak”, pa reflektuar. Ndonjëherë pikërisht ata që mund të gjykojnë gjërat nga jashtë, arrijnë të jenë më objektivë dhe konkretë.

LEXO EDHE:  Sot Shqipëria mban zgjedhjet vendore/ Çfarë pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  Shqipëria, ndër 25 shtetet me çmimin e benzinës më të shtrenjtë në botë

Akrepi23 Tetor – 21 Nëntor

Kjo e diel do të fillojë shumë e vështirë, por do të bëhet më e mirë me përparimin e ditës. Prania e Venusit në pamje të shkëlqyeshme do të shfrytëzohet, veçanërisht nga ata që janë beqarë për një kohë të gjatë. Yjet ju këshillojnë të tregoheni më të guximshëm, veçanërisht nëse ka dikush që ju ka interesuar për një kohë të gjatë. Dy javët e ardhshme mund të sjellin përfitime të konsiderueshme, por vetëm për ata që dinë të shfrytëzojnë këto mundësi.

Shigjetari22 Nëntor – 21 Dhjetor

Këtë të dielë do të jetë më mirë të kujdeseni dhe të ruani disa marrëdhënie me njerëz të rëndësishëm. Sidomos në pjesën e dytë të ditës, diskutime ose tensione të nxehta mund të dalin që nuk do të ndihmojnë çështjet tuaja. Shmangni polemikat sterile që nuk çojnë askund. Përkundrazi përfitoni nga kjo e dielë për t’u kënaqur me pak relaksim dhe me hobet që ju pëlqejnë më shumë. Në mbrëmje do të duhet të përpiqeni të shmangni orët e para, edhe sepse do të jetë një ditë stresuese dhe një javë po aq e kërkuar ju pret.

Bricjapi22 Dhjetor – 19 Janar

Njerëzit e Bricjapit shkëlqejnë mbi të gjitha për të ditur se si të përshtaten me çdo situatë. Ata dinë të merren me njerëz të kulturave të ndryshme, dinë të përshtaten në vende krejtësisht të ndryshme, por gjithashtu dinë të dallojnë domosdoshmëritë dhe virtytet, kur situatat ndërlikohen. Në këtë periudhë të karakterizuar nga ngjarje të këqija në të gjithë botën, ju keni qenë në gjendje të mbani shiritin drejt pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve. Muaji i ardhshëm i dhjetorit do të jetë veçanërisht i rëndësishëm për takimet dhe projektet e reja. Do të keni stimulim më të madh dhe njohuri të shkëlqyera.

Ujori20 Janar – 18 Shkurt

Fillimi i kësaj dite mund të jetë pak i vështirë, por në orët në vijim diçka do të përmirësohet dhe ju do të jeni në gjendje të gjeni qetësi. Jeni shumë me humor këto ditë. Ndonjëherë situata të caktuara janë të mira dhe herë të tjera jo. E gjitha varet nga mënyra se si zgjoheni nga gjendja shpirtërore e momentit dhe kjo mund të irritojë ata që ju rrethojnë. Sipas parashikimeve të Paolo Fox, ata që nuk kanë mundësi të ndryshojnë jetën e tyre mund të ndryshojnë pamjen e tyre ose mund të ndryshojnë punën vetëm për hir të të bërit diçka ndryshe. 2021 do të jetë shumë intrigues për ata me projekte të reja në mendje.

Peshqit19 Shkurt – 20 Mars

Po përjetoni faza të alternuara që ngatërrojnë edhe njerëzit përreth jush. E shtuna ishte në dispozicion të gjithçkaje dhe të gjithëve, kurse e diela do të jetë një ditë e karakterizuar nga mendime të shkëlqyera, veçanërisht në pjesën e dytë. Nëse keni filluar kohët e fundit një histori, mund të krijoni hutim të madh tek ata që ju rrethojnë. Ndoshta duhet të sqaroni se çfarë dëshironi me të vërtetë dhe të shmangni mashtrimin e të tjerëve. Nëse një histori ka mbaruar, është më mirë të përpiqesh të ecësh para.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti bën kthesën e papritur/ Temperaturat zbresin -6 gradë, në veri nisin reshjet e dëborës

Publikuar

-

Nga

Moti bën kthesën e papritur/ Temperaturat zbresin -6 gradë, në veri nisin reshjet e dëborës

Duke nisur nga nesër, moti do temperaturat në mbarë vendin do të pësojnë ulje.

Sipas meterologes Adiola Bami vlerat minimale do zbresin në -6 gradë Celsius, ndërsa në veri dhe veri-lindje të vendit do të ketë dhe reshje dëborë.

“Dita e diel do të paraqitet me vranësira dhe kthjellime gjatë paradites, por pasditja na sjell shpeshtim të vranësirave në zonën jugore ku presim dhe reshje të pakta dhe të izoluara të shiut. Gjatë orëve të mbrëmjes do të kemi dhe reshje të izoluara në zonat qendrore. Sigurisht në zonat malore do të kemi shfaqje të flokëve të borës.

Do të kemi dhe rënie të temperaturave gjatë pasdites së sotme deri në mesin e ditës së diell. Ndërsa për sa i përket fillim javës do të na sjellë mot të kthjellët, por që do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale do zbresin edhe -5 apo -6 gradë celsius. Ndërsa mesdita nuk do të jetë më shumë se 13 apo 14 gradë celsius.

LEXO EDHE:  Bregu zbulon shifrën/Ja milionat që do japë BE për Shqipërinë deri më 2020

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi - sfida e madhe e politikës dhe shoqërisë shqiptare

Vetëm fillim java do na sjellë rënie të temperaturave. Do zgjasë dy ose tre ditë pasi do të kemi sërish rritje të temperaturave. Meqë do kemi ndryshim të menjëhershëm do të kemi dhe prezencë të dukshme të reshjeve. Në përgjithësi muaji dhjetor do jetë me temperatura tipike. Mëngjeset -1 gradë celsius, ndërsa pasditja do jetë rreth vlerës 15 deri në 16 gradë celsius. Për sa i përket dhjetorit shpresojmë të kompensojë atë mungesën e reshjeve që kemi pasur në muajin nëntor”, ka treguar Bami për Report tv.

LEXO TE PLOTE