LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku nxjerr bllof Veliajn/ Për shkollën “Sami Frashëri” nuk po bëhet asnjë gram punë

29 Tetor 2020, 16:24, Politikë CNA
Tabaku nxjerr bllof Veliajn/ Për shkollën “Sami

Ndonëse kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, tha se punimet për ndërtimin e shkollës ?Sami Frashëri? kanë filluar, ish-deputetja e Partisë Demokratike ka publikuar pamjet nga vend ii ngjarjes.

Veliaj ngriti akuzat se shkolla ?Sami Frashëri? është pa projekt dhe pa plan, ndërsa pretendon se deri më tani nuk ka nisur asnjë punim dhe nuk po bëhet asnjë gram punë.

Demokratja ka publikuar një video nga vendi ku do të ndërtohet shkolla ?Sami Frashëri? dhe deklaroi se e vërteta nuk mund të fshihet me letra të ngjitura mureve të shkollës.

?E gjithë skena e sotme me regjine e Veliajt ishte në shërbim të manipulimit publik dhe gënjeshtrës ne perpjekje te deshtuar për t?i mbushur mendjen qytetareve se ketu po punohet. Fakt mbetet që shkolla ?Sami Frashëri? u shemb në mes pandemie pa projekt, dokumentat e tenderit ende nuk janë shpallur (askush s?e di kur është zhvilluar dhe kush ka fituar).

Gënjeshtarët e sotëm thanë që shkolla ?Sami Frashërit? do ndërtohet me fondet e BE. Por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde. Mirëpo trupa teatrale e manipulatorëve dhe mashtruesve këmbëngulin të kundërtën. Duan të gënjejnë edhe për diçka fare lehtë të vërtetueshme.

Kjo bandë manipulatorësh besojnë se shqiptarët janë të verbër dhe të pazotë të dallojnë gënjeshtrën nga të vërtetat. Janë fatkeq dhe të këqinj. E vërteta nuk mund te fshihet me letra te ngjitura mureve te shkolles sado të lodhen stafi propagandës dhe skenaristët e gënjeshtrave.

Faktet janë gjithmonë më të forta të çdo formë propagandë. Ne do të jemi aty për të treguar të vërtetën, për të dëshmuar gënjeshtrat dhe abuzimet me rindërtimin e gjimnazit Sami Frashëri dhe shumë shpejt për të drejtuar Shqipërinë drejt normalitetit, punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë?, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga