Connect with Us

Sulm terrorist në Francë/ Raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Bota

Sulm terrorist në Francë/ Raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Publikuar

-

Sulm terrorist në Francë/ Raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nicë të Francës, pranë kishës së Notre-Dame.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se nga sulmi ka humbur jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Qytetarëve iu është kërkuar që të shmangin zonën në fjalë.

Dyshohet se ky është një sulm terrorist, ndërsa kujtojmë se situata në Francë është tensionuar pas vrasjes së një mësuesi historie nga një esktremist islamik, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 33 viktima

Publikuar

-

Nga

Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 33 viktima

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka përditësuar shifrat e Covid-19.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë bërë 2564 testime, ndërsa janë regjistruar 946 raste të reja me koronavirus.

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 789 pacientë të shëruar, ndërsa kanë humbur betejën 33 persona.

Numri i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 63890,nga të cvilët 40977 janë shëruar dhe 1825 kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Viktima dhe të humbur në Francë e Itali

LEXO EDHE:  Sulmet në Sri Lanka/ Ish deputeti: Akt monstruoz terrorist

Aktualisht numri i rasteve aktive është 21 088./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Masat anti Covid në Greqi/ Mitsotakis: S’ka jetë nate deri në dalje të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Masat anti Covid në Greqi/ Mitsotakis: S’ka jetë nate deri në dalje të vaksinës

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se vendi nuk do të ketë e argëtim nate në bare e restorante deri në momentin që do të ketë një vaksinë ndaj COVID-19.

Mitsotakis ka garantuar se kthimi në normalitet nuk është larg, ndërsa ka sqaruar se pas daljes nga Lock-Down i dytë grekët duhet të jenë më të kujdesshëm.

“Shpresoj që ndërsa dalim nga bllokimi i dytë do të jemi shumë më të kujdesshëm. Por përsëri, kjo do të thotë që ju duhet të shpenzoni për këto procese. Për shembull argëtimi natën, baret, argëtimi i mesnatës. Ne nuk mund të kemi grumbuj njerëzish në bare derisa të kemi vaksinat. Ndoshta në një moment do të jemi në gjendje të hapim restorante me distancën e duhur sociale. Ne po mendojmë gjithashtu të hapemi për shitje me pakicë, por kufizime specifike do të zbatohen deri në vaksinë,” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Florida përgatitet për shpërndarjen e vaksinës anti Covid

Publikuar

-

Nga

Florida përgatitet për shpërndarjen e vaksinës anti Covid

Një kompani e kujdesit shëndetësor në Florida thotë se është gati për shpërndarjen e një vaksine të koronavirusit, sapo ajo të vihet në dispozicion. Vaksinat kandidate të kompanisë Pfizer dhe Moderna janë në pritje të miratimit të qeverisë amerikane për përdorim emergjent.

Kompania Jackson e kujdesit shëndetësor që vepron në Qarkun Miami-Dade të Floridës, thotë se do të jetë një nga rrjetet e para që do të marrë vaksinën Pfizer, kur të miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave.

“Jackson është një sistem i madh shëndetësor në Qarkun Miami-Dade dhe kemi gjithashtu një spital. Ne u përzgjodhëm për shkak të numrit të rasteve me covid dhe se kemi aftësinë të shpërndajmë një numër të madh vaksinash për mjaft punonjës dhe më vonë për pacientët e komunitetit tonë,” thotë Venessa Goodnow, kryefarmaciste në sistemin shëndetësor Jackson Health.

Vaksina e firmës Pfizer përdor metodën e sinjalizuesit RNA për të aktivizuar sistemin imunitar kundër virusit dhe duhet të ruhet në temperaturën minus 70 gradë Celsius ose më ulët.

Personeli i kompanisë Jackson tregon me krenari sistemin e ftohjes që ata kanë tashmë gati për të ruajtur vaksinën.

“E presim vaksinën nga mesi i dhjetorit,” thotë kryefarmacistja e kompanisë Jackson Venessa Goodnow. “Jemi gati t’ua japim vaksinën punonjësve tanë për ata që zgjedhin të vaksinohen. Plani ynë është që së pari, vaksinën ta marrin punonjësit me rrezik të lartë dhe më pas të gjithë punonjësit që janë të interesuar”, thotë zonja Goodnow.

LEXO EDHE:  Humbi kontaktet me familjarët/ Kush është i riu që u gjet i vdekur?

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i bandës kriminale/ Zbardhet data e gjyqit për 3 të arrestuarit

Qarku Miami-Dade është goditur veçanërisht rëndë nga COVID-19. Që nga e hëna qarku ka patur 230,000 infeksione, me gati 4,000 vdekje, sipas gazetës New York Times.

Pas tetë muajsh kufizime dhe mbyllje biznesesh për shkak të pandemisë, amerikanët janë në pritje të vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, të cilat janë në proces miratimi për përdorim emergjent.

“Të dhënat fillestare duken shumë premtuese, dy vaksinat e para që priten të dalin shfaqin mbi 90 përqind efikasitet. Me këtë aftësi vaksinimi, ne do të mund të mbrohemi nga Covidi dhe kjo do të na lejojë ta hedhim vështrimin përpara”, thotë zonja Goodnow.

Rezultatet përfundimtare të provave për vaksinën kandidate të firmës Pfizer treguan se ajo kishte një sukses prej 95% dhe pa efekte anësore serioze./VOA

LEXO TE PLOTE