Connect with Us

Debatet për Kodin Zgjedhor/ Sot mblidhet Kuvendi për të rrëzuar dekretin e Metës, zbardhet rendi i ditës

Aktualitet

Debatet për Kodin Zgjedhor/ Sot mblidhet Kuvendi për të rrëzuar dekretin e Metës, zbardhet rendi i ditës

Publikuar

-

Kuvendi mblidhet ditën e sotme për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta sa i takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Kre i shtetit dhe ndërkombëtarët i kërkuan mazhorancës të mos i rivotojë këto ndryshime pa ardhur opinioni i Komisionit të Venecias, por mazhoranca është shprehur e bindur për të mos e pritur me argumentin se nuk ka kohë për implementimin e këtyre ndryshimeve para zgjedhjeve.

Në orën 10:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën plenre, ndërsa në rendin e ditës janë 10 çështje që do të diskutohen dhe më pas pritet që të votohen. Kështu, në pikën 8 të rendit, Kuvendi ka parashikuar që të votojë duke rrëzuar dekretin e presidenitit Ilir Meta, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në Komisionin e Ligjeve ky dekret u rrëzua nfa ligjvënësit me plot 15 vota kundër dhe 2 pro, e ndërsa në seancën e sotme pritet që nisma e Partisë Socialiste të ketë mbështetje edhe të opozitarëve në Kuvend. Për të rrëzuar këtë dekret do të duhet 84 vota dhe kjo do të arrihet vetëm falë mbështetjes së pakicës.

“Interpelancë me ministrin e Shtetit për Rindërtimin kërkuar nga deputeti Halit Valteri; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” të ndryshuar””; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””; Dekret nr. 11. 797, datë 22.10.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””; Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP)”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Nis seanca gjyqësore për Enkelejda Hoxhën dhe Edvin Priftin

Publikuar

-

Nga

Akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Nis seanca gjyqësore për Enkelejda Hoxhën dhe Edvin Priftin

Ka nisur seanca gjyqësore në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, mjekut Edvin Prifti, sekretares Manuela Mallkuci, avokatit Aldo Tabaku dhe 6 personave te tjerë. Këta shtetas akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Këta shtetas apeluan vendimin e shakllës së pare, ku më 14 shkurt  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi ndaj tyre masat e sigurimit arrest në burg.

Përpara gjykatës në apel kanë dalë Enkeleida Hoxha, gjyqtare, Aldo Tabaku, avokat, Manuela Mallakuçi, sekretare, Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko-ligjor, Sajmir Petani, i dënuari për vrasje që do të lirohej, Bledar Petani, vëllai i të dënuarit, si dhe Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.

LEXO EDHE:  Kuvendi mblidhet sot në Seancë plenare/ Ja rendi i ditës

LEXO EDHE:  Kuvendi voton Projekt-Rezolutën për dhunën në familje

Prokuroria kërkon që të lihet në fuqi vendimi i shkalles së parë, për masën arrest me burg./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Shkrumbohet një makinë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një makinë është shrkumbuar nga flakët sot në Tiranë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës “Kristal”, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Mjeti tip “Benz A Class”, me targa AA 110 GT është përfshirë nga flakët dhe me gjithë ndërhyrjen e zjarrikësve është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksinimi në Durrës drejt fundit/ Rama: Brenda marsit do të vaksinohen mësuesit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu dhe Shefja e ISHP-së Silva Bino gjatë ditës së sotme kanë vizituar nga afer procesin e vaksinimit për të moshuarit mbi 80 vjec në qytetin e Durrësit.

Rama tha se vaksinimi ndaj të moshuarve dhe bluzave të bardha është drejt fundit si dhe nuk munguan batutat me të moshuarit në sallë.

Silva Bino: Ka më shumë burra se gra
Rama:Ne jemi më të trembur se gratë
Qytetari: Unë jam trim
Rama: Para gruas nuk je trim
Qytetari: Ashtu ëë
Rama: Ju uroj shëndet
Ndër të tjera Rama tha se brenda 15 marsit me ardhjen e vaksinave, AstraZeneca do të nisë vaksinimi i mësuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE