Connect with Us

Shpenzuar miliona në patundshmëri/ Hije dyshimi mbi pasurinë e prokurorit të Tiranës

Vetingu

Shpenzuar miliona në patundshmëri/ Hije dyshimi mbi pasurinë e prokurorit të Tiranës

Publikuar

-

Nga Fieri në Akuzën e Tiranës/ Pasuria e prokurores që hetoi anëtarin e KLP

Nuk ka të mbaruar çuditë me njerëzit e drejtësisë. Së fundmi kreu i KLP-së, Gnet Ibrahimi e quajti bilanc lufte, shkarkimin e dhjetra prokurorëve për mos justifikim të pasurisë.

Ky bilanc lufte duket se të thellohet, nëse kalojmë nëpër duar pasuritë e prokurorëve që janë në detyrë dhe ende nuk janë përballur me Vettingut.

Në filtër këtë radhë do të jetë prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu, i cili më herët është radhitur tek njerëzit që kanë pushtuar institucionet.

Për shkak se bashkëshortja e tij ka hedhur rrënjët në institucionet shtetërore, si Ministria e Ekonomisë.

Prokurori Kudusi Shahu në deklaratën fillestare në vitin 2003 thotë se disponon një truall me vlerë 1.3 milion lekë, një shtëpi banimi me vlerë 1.6 milion lekë dhe tokë bujqësore me sipërfaqe 600 m2, me vlerë 0,6 milion lekë.

Ndërsa dispononte cash në vitin 2003, 8 000 dollarë.

Një vit më vonë deklaron se e ka shitur apartamentin me vlerë 2 milion lekë, për të blerë në vitin 2006 një apartament me sipërfaqe 60 m2 me vlerë 50 000 euro. Për të blerë këtë pronë ai thotë se ka marrë borxh , 5 000 000 lekë.

Ndërkohë prokurori Shahu të ardhurat i ka nga puna e tij nga dypunësimi i bashkëshortes dhe nga një qira apartamenti.

Në vitin 2009 ai e ka shtuar patundshmërinë me prenotimin e një apartamenti me sipërfaqe 95 m2, me vlerë 57 000 euro. Për të cilin thotë se ka paguar 30 000 euro që ia ka marr borxh kushëririt.

Pas dy vitesh është kujtuar se apartamentin e blerë në vitin 2009 e ka në bashkëpronësi me vëllain.

Në vitin 2015 ka blerë një tjetër patundshmëri, një garazh me vlerë 10 000 euro, të cilin më vonë e ka dhënë me qira si vendparkim.

Nuk kanë të mbaruar patundshmërit e prokurorit Shahu. Sërish në vitin 2017 ai ka  blerë tokë truall me sipërfaqe 250 m2, në Tiranë, me vlerë 50 000 euro. Ai deklaron se ka marrë  40 000 euro kredi dhe 10 000 euro i pasur në llogari.

Por, ndërkohë që ka bërë këtë blerje, ka edhe borxhe të tjera që shkojnë në 40 000 euro. Kështu në total me gjithë interesat prokurori rezulton që ka vënë patundshmëri me borxhe në vlerë 87 000 euro,

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së prokurorit Kudusi Shahu.

Viti 2003

Truall me vlerë 1.3 milion lekë.

Shtëpi banimi me vlerë 1.6 milion lekë.

Tokë bujqësore me sip 600 m2, me vlerë 0,6 milion lekë.

Gjendje cash, 8 000 dollarë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 586 659 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 18 000 lekë.

Ap banimi (nuk kuptohet vlera)

Viti 2004

Shitur ap, 2 million lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 772 608 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 18 000 lekë.

Viti 2005

Shtesë depozitë 450 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 880 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 250 000 lekë.

Viti 2006

Blerë ap me sip 60 m2 me vlerë 50 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 938 936 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga qendra e formimit rajonal 240 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 450 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 935 936 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga qendra e formimit rajonal 240 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 600 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Vijon.

Viti 2008

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 145 795 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga qendra e formimit rajonal 550 000 lekë

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 600 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 400 000 lekë

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Shlyer 1 500 000 lekë. Pa shlyer 3 500 000 lekë.

Viti 2009

Prenotuar ap me sip 95 m2, me vlerë 57 000 euro me hua të marrë nga kushëriri. Paguar 30 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 227 160 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga qendra e formimit rajonal 450 000 lekë

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 250 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 150 000 lekë.

LEXO EDHE:  Korrik 1977/ Kur ikja e dritave për 25 orë e zhyti Nju Jorkun në kaos

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 2 500 000 lekë.

Viti 2010

Llogari rrjedhëse në shumat, 1 168 946 lekë dhe 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 297 779 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 668 800 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 250 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 200 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 2 500 000 lekë.

Viti 2011

Ap me sip 95 m2, me vlerë 57 000 euro, deklaron se është në bashkëpronësi më vëllain.

Llogari rrjedhëse në shumat, 1 250 415 lekë dhe 200 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës, 258 953 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 392 956 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 668 800 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 250 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 200 000 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 1 500 000 lekë.

Viti 2012

Pakësim i gjendjes cash, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 186 252 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 688 800 lekë.

Borxh për blerje apartamenti, 5 000 000 lekë. Shlyer.

Viti 2013

Shtim të gjendjes cash, 5 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 447 942 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 641 040 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 300 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 225 euro në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro.

Viti 2014

Shtim të gjendjes cash, 9 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 616 928 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 641 040 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 300 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 300 euro në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

Viti 2015

Shtim të gjendjes cash, 1 100 000 lekë.

Blerë garazh me vlerë 10 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 616 928 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 641 040 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia, 300 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 300 euro në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

Viti 2016

Tokë, arë në Tiranë, përfituar nga trashëgimia.

Shtim të gjendjes cash, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 660 588 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Punës 530 021 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 300 euro në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

Viti 2017

Blerë tokë truall me sip 250 m2, në Tiranë, me vlerë 50 000 euro. Me 40 000 euro kredi dhe 10 000 euro që ka pasur në llogari.

Depozitë bankare, 600 387 34 lekë.

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 1631.35 lekë.

Hapur llogari bankare me vlerë 79 432 47 lekë.

Transferuar 130 000 lekë.

Tërheqje dhe mbyllje depozite 1 362 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 741 093 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Financave 547 476 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 330 euro në muaj.

ardhura nga parkingu, 49 000 lekë në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

Viti 2018

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 745 363 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nga Ministria e Financave 547 476 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 330 euro në muaj.

ardhura nga parkingu, 49 000 lekë në muaj.

Detyrim për blerjen e ap, 10 000 euro. Vijon.

Hua e marrë në 2009 për ap, 30 000 euro. Vijon.

Kredi 40 000 euro. Pa shlyer 4 914 855 lekë.

Detyrim i huasë për interesa, 7 000 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kërkoi lirimin e “pronarëve” të drogës/ Prokurorja “ngec” në deklarimin e pasurisë

Publikuar

-

Nga

Në Marsin e vitit 2016, Flora Çela u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës si numri dy i saj. Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik Llalla, i cili firmosi ngritjen në detyrë të prokurores Çela, e cila zëvendësoi prokurorin Alfred Saliu.

Por, një vit më pas, prokurorja Çela bëhet objekt në media, pasi liroi nga prangat “pronarët” e 20 tonëve të drogës.
Forcat e FNSH dhe RENEA, gjatë një aksioni në fshatrat Llakatund dhe Drithas të Vlorës, sekuestruan më shumë se 20 ton drogë Canabis Sativa, por tre ditë më pas dy nga të arrestuarit janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, sipas kërkesës së prokurores Çela.

Nuk dihet nëse është bërë ndonjë hetim apo është marrë ndonjë masë ndaj prokurores Çela për këtë rast. Ndërkohë që KLD ka kaluar në filtër të gjithë gjyqtarës që janë marrë me këtë rast.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e prokurores Çela në kuadër të procesit të Vettingut, e cila në disa vite ka edhe paqartësi lidhur me kredi dhe hua.

Nuk dihet nëse kjo vjen se nuk ka ditur të deklarojë pasurinë apo është e qëllimisht. Në disa raste deklaron kredi pa shifra, në disa të tjera nuk tregon sa ka shlyer brenda një viti dher sa jo. Ndër të tjera deklaron që ka marrë hua dhe më pas tregon nëse e ka shlyer. Gjithashtu ajo deklaron blerjen e një apartamenti por në mënyrë të paqartë. Nuk thotë sa e ka vlerën totale dhe nuk deklaron qartë burimet e të ardhurave, me të cilat ka blerë këtë pronë.

Më tej ajo thotë se jeton me pagën e saj dhe të bashkëshortit dhe pavarëisht kredive dhe minikredive nuk i mungojne kursimet dhe depozitat bankare.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Flora Çela, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2007 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga shpërblimi nga shkolla e Magjistraturës, 387 000 lekë.
Viti 2007 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 120 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 841 781 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si nëntoger, 365 750 lekë.
Kredi 100 000 lekë. Pa shlyer 27 504 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortit 394 4769 lekë.

Viti 2009
Depozitë bankare 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 895 513 lekë dhe raporti I lindjes, 22 800 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri , 522 000 lekë.
Kredi 100 000 lekë. Mbyllur.
Kredi në emër të bashkëshortit 394 4769 lekë.

Viti 2010
Depozitë bankare 5 200 euro.
Kursime, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 031 527 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri , 555 600 lekë dhe dieta, 134 000 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortit 394 4769 lekë. Pa shlyer 100 000 lekë.

Viti 2011
Shtesë në llogarinë bankare 3 300 euro dhe 40 000 lekë.
Blerë automjet 1 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 012 089 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 575 520 .
Kredi 100 000 lekë.
Hua babait të bashkëshortit për blerje makine, 1 000 euro.

LEXO EDHE:  “Si puna e Luan Dacit ka plot aty”/ Ish-ministri i Ramës ngre dyshimet e forta: Mjaft më me telenovela

LEXO EDHE:  “Si puna e Luan Dacit ka plot aty”/ Ish-ministri i Ramës ngre dyshimet e forta: Mjaft më me telenovela

Viti 2012
Kursime 200 000 lekë.
Tërhequr nga depozita bankare 8 800 euro.
Dhuruar shuma 225 791 lekë (nuk jep sqarime)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 979 484 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 489 744 lekë.
Kredi 100 000 lekë. Shlyer.
Detyrim për blerjen e ap. Shlyer 10 000 euro, mbetur 20 000 euro.

Viti 2013
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 970 877 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 516 160 lekë.
Detyrim për blerjen e ap. Shlyer 10 000 euro, mbetur 20 000 euro.

Viti 2014
Blerë automjet me vlerë 167 215 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 162 533 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 718 800 lekë.
Kredi konsumatore 371 000 lekë.

Viti 2015
Pakësim I gjendjes kesh me 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 188 851 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 419 300 lekë dhe në flotën detare në Durrës, 43 831 lekë.
Kredi nuk e thotë shifrën.
Kredi, principali,118 651 96 dhe pa papaguar 172 474 62 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 21 802 39 euro.
Shlyer detyrimi i shtëpisë në Vlorë 24 000 euro. Mbetur edhe 6 000 euro.

Viti 2016
Pakësim I të ardhurave me 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 326 896 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 44 398 lekë, 104 494 lekë dhe 47 938.
5 000 euro kesh të mbetura nga disbursimi I kredisë.
Kredi 73 000 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 21 191 39 euro.
Overdraft nuk e thotë shifrën.

Viti 2017
Blerë automjet 3 000 euyro dhe shitur volsvagen golf 100 000 lekë.
Gjendje kesh 5 000 euro.
Shtesë në kursime 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 373 680 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 606 400 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 20 259 09 euro.
Detyrim firmës së ndërtimit, 6 000 euro.
Kredi bankare 450 000 . Shlyer 450 000 lekë.
Detyrime për shkollën e djalit 10 000-15 000 lekë.

Viti 2018
Shtesë në kursime 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 203 001 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 816 400 lekë dhe dieta 20 000 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 19 259 59 euro.
Detyrim firmës së ndërtimit, 6 000 euro.
Kredi bankare 450 000 . Shlyer 450 000 lekë.
Detyrime për shkollën e djalit 10 000-15 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Skandali i Etilda Gjonajt/ Si u injoruan hetimet e Prokurorisë për zyrtarin e denoncuar

Publikuar

-

Nga

Skandali i Etilda Gjonajt/ Si u injoruan hetimet e Prokurorisë për zyrtarin e denoncuar

Prokurori Anton Pali e ka nisur karrierën në drejtësi si oficer i policisë gjyqësorë pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit. Për 12 vite është shkëputur nga sistemi dhe është rikthyer në vitin 2016, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas është emëruar si prokuror në Vlorë.

Gjatë punës si prokuror ai ka pasur në duar çështje të jo pak të rëndësishme, madje të rekomanduara nga politika për hetim.
Por, gjatë një hetimi që prokurori Pali ka pasur në duar, ka dalë në pah skandali i Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kujtojmë se më 15 Prill 2018, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasi njoftoi shkarkimin e drejtorit të drejtorisë rajonale të Aluiznit, Egon Velaj dhe disa zyrtarë të tjerë, kërkoi hetime nga Prokuroria.

Hetimet për Velajn dhe pesë zyrtarë të tjerë, nisën nga prokurori Anton Pali, i cili në shkurt të vitit 2019 deklaroi se ishte provuar se grupi kishte kryer “shpërdorim detyre” dhe kërkoi dënimin e tyre me burg. Por, Velaj ndonëse në hetim u emërua nga Ministrija Etilda Gjonaj Drejtor i paraburgimit të Vlorës.

Një javë pas emërimit në këtë detyrë, Gjykata e Vlorës dënoi ish-drejtorin e ALUIZNI-t, Egon Velaj, me 6 muaj burgim që u konvertua në shërbim prove. Ky është rasti që tregon se si politika e shkërmoq drejtësinë dhe hedh poshtë punën e njerëzve të drejtësisë.
Ndër të tjera ky është një sinjal se nuk heton prokuroria dhe dënon gjykata, por në të dyja rastet vendimet i merr politika.
Prokurori Anton Pali, profesionalisht nuk është lakuar në raste të tjera, ndërsa sa i përket pasurisë, rezulton se të ardhurat I ka nga paga e tij dhe bashkëshortes.

Pasuria, kryesisht ajo e patundshme buron nga trashëgimia, ndërsa ka blerë në vitin 2008, një apartament 91.8 m2 në Durrës, me vlerë 6 159 780 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Anton Pali.

Viti 2004
Tokë, 3400 m2, dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1994.
Ap 2+1 privatizuar në vitin 1993
Shtëpi 3 katëshe, kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1993.
Të ardhura të subjektit deklarues si of I pol gjyqësore në Prok e Apelit, Durrës, 44 000 lekë.
Të ardhura nga paga e babait, si mësues, 234 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një pjese të shtëpisë 3 katëshe, 2 400 dollarë.
Pensioni I hallës, 96 000 lekë.
Viti 2016 (Deklarata fillestare)
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 294 651 lekë.
Ap me sip
Ap me sip 74.53 m2, në bashkëpronar, vëllain, privatizuar në vitin 1993 nga Ndërmarrja Komunale me vlerë 9 992 lekë.
Tokë, 3400 m2, dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1994.
Bashkëshortja deklaron 1/3 e një ap. Përfituar nga trashëgimia me vlerë 2 166 764 lekë.
Bashkëshortja deklaron ap me sip 25.35 m2, blerë nga gjyshja dhe daja me vlerë 100 000 lekë.
Bashkëshortja deklaron automjet Benz, me vlerë 200 000 lekë.

LEXO EDHE:  “Si puna e Luan Dacit ka plot aty”/ Ish-ministri i Ramës ngre dyshimet e forta: Mjaft më me telenovela

LEXO EDHE:  Në nëntor votoj Trump/ Biden do ishte një “lolo” në duart e ekstremistëve të majtë

Viti 2016 (Deklarata vjetore)
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 378 709 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si of I pol gjyqësore në Prok e Durrësit, 836 531 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 787 478 lekë.
Të ardhura nga kursi në EUROCONTROL në Belgjikë, 112 805 lekë.

Viti 2017
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 165 367 lekë.
Hapur llogari në emër të bashkëshortes, 500 100 lekë.
Shitur ap ku kishte pjesë 1/3 me vlerë 1 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 064 949 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 805 717 lekë.
Shpenzime mjekësore, 1 914 euro.

Viti 2018
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 6 962 lekë.
Hapur llogari në emër të bashkëshortes, 650 245 lekë.
Gjendje llogarie në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortes, 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 16 881 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 115 635 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 761 288 lekë.
Detyrim ndaj vëllait, 1 500 euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Rihapet dosja e grabitjes së tokave në Dhërmi/ Blushi intimidon prokurorin?

Publikuar

-

Nga

Rihapet dosja e grabitjes së tokave në Dhërmi/ Blushi intimidon prokurorin?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë Me 15.05.2020,  ka miratuar raportin për analizimin e aftësive profesionale të prokurorit Dritan Marku.

Një kopje e raportit i ka shkuar KPK dhe një kopje ONM.

Dritan Marku, të gjithë karrierën si prokuror e ka të përqëndruar në Vlorë, ndërsa pasurinë nga e ka shtrirë nga Vlora, në Lezhë dhe Tiranë.

Përveç punës së prokurorit, ai të lë përshtypje se ka punuar edhe në agjenci imobiliare, pasi s’ka bërë gjë tjetër veçse blej dhe shit apartamente.

Këto lëvizje patundshmërish i ka bërë vetëm me dy paga. Me pagën e tj si prokuror dhe pagën e bashkëshortes si mësuese.

Marku është prokurori që firmosi për hapjen e dosjes së skandalit të grabitjes së tokave në Dhërmi.

Rast ky, ku është lakuar edhe emri i Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel Ben Blushi.

Në fakt ka qenë vetë Blushi që i ka rikonfimuar dyshimet se ka lidhje me skandalin e tokave në Dhërmi me anë të një kronike të transmetuar në Top Channel, në shtator të këtij viti.

Në kronikë është cilësuar si skandal, fakti  që prokurori Dritan Marku ka rihapur pas 12 vitesh dosjen në fjalë.

“Top Channel përmes dokumenteve sjellë skandalin e radhës se si 54.6 hektarë tokë që kanë qenë e konfiskuar nga shteti pas verifikimit se ishin marrë me falsifikim, po rimerren sërish duke hapur një proces të mbyllur pas 12 vitesh. E gjithë ngjarja mban firmën e prokurorit Dritan Marku dhe drejtuesit të prokurorisë Vlorë Erion Cela…”, citohet në kronikën e Top Channel.

Pasuria e deklaruar nga prokurori Dritan Marku.

Viti 2003

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 500 821 lekë.

Banesë me qira në Vlorë, 6 000 lekë.

Viti 2004

Gjendje kesh 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 691 437  lekë.

Viti 2005

Subjekti deklarues I ka blerë babait 440 m2 tokë, me vlerë 50 000 lekë.

Shtëpi banimi me sip 106 m2 me vlerë 4 000 000 lekë.

Pakësuar gjendja kesh në shtëpi me 400 000 lekë.

Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë.

Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë.

Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit, 579 100 lekë.

Shuma totale e detyrimit, është 2 579 100 lekë.

Viti 2006

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 925 211 lekë.

Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Pa shlyer 400 000 lekë.

Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Pa shlyer 900 000 lekë.

Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit, 579 100 lekë.

Viti 2007

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 955 397 lekë.

Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Shlyer.

Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Pa shlyer 600 000 lekë.

Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit, 579 100 lekë.

Viti 2008

Shitur 440 m2 tokë në Lezhë me vlerë, 113 520 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 890 929 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 311 106 lekë.

Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Shlyer.

Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit, 579 100 lekë.

Viti 2009

Porositur ap me sip 90.9 m2 me vlerë 31 815 euro.

Blerë automjet 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 993 763 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 416 773 lekë.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi një dështim”/ Ish-ministri i Ramës: Besimi është thuajse 0, ja kush ishte burimi i kaosit  

LEXO EDHE:  Çfarë mësuam nga 6 muajt e parë të pandemisë

Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 579 100 lekë.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 24 815 euro.

Viti 2010

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 997 558 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 429 997 lekë.

Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 579 100 lekë.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 17 815 euro.

Viti 2011

Shitur automjeti Brz Mercedez 1 000 000 lekë.

Blerë automjeto Reno Clio me vlerë 1800 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 051 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes 514 800 lekë.

Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 579 100 lekë.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 5 815 euro.

Viti 2012

Blerë nga babai, 1176 m2 dhe 1725 m2 tokë, me vlerë 742 656 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 963 152  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 512 000 lekë.

Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 480 000 lekë.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 17 815 euro.

Viti 2013

Shitur ap me sip 103.07 m2 me vlerë 45 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 206 697  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 512 000 lekë.

Shlyer detyrimi ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 480 000 lekë.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 5 815 euro.

Viti 2014

Prenotuar një banesë në Vlorë me sip 94 65 m2 me vlerë 30 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 235 905 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 578 316 lekë.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,10 000 euro.

Viti 2015

Shitur banesa në Yzberisht me sip 77.2 m2, me vlerë 32 000 euro.

Blerë në Tiranë, shtëpi me sip 89 m2 me vlerë 55 000 euro. Paguar 50 000 euro. Detytim 5 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 296 533 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 589 464 lekë.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,5 000 euro.

Viti 2016

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 346 398  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 589 464 lekë.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,5 000 euro.

Shlyer 5 000 euro për ap e blerë në Tiranë.

Viti 2017

Blerë garazh 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 555 140 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 608 721 lekë.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,5 000 euro.

Viti 2018

Blerë Volsvagen Golf 1800 euro.

Shitur automjetin e bashkëshortes Reno Clio, 1800 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 556 029  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 632 748 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në TR për dy muaj, 1 200 euro.

Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,5 000 euro./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE