LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seanca në SPAK/ Luan Daci ballafaqohet sot me të shkarkuarit nga vetingu

29 Tetor 2020, 08:14, Kronika CNA
Seanca në SPAK/ Luan Daci ballafaqohet sot me të shkarkuarit nga

Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të zhvillojë ditën e sotme seancëb e rradhës me ish anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci, i cili është akuzuar për falsifikim të dokumentave.

Në seancën e mbajtur në datëb 23 tetor, Daci ka qenë në gjyq ku është njohur me kërkesën e prokurorisë për të thirrur si dëshmimtar tre të shkarkuarit nga vetingu. Sot ish anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani, ish prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish gjyqtari Ervin Metalla do të dëshmojnë kundër Dacit.

Këta janë edhe tre kallëzuesit e Dacit të cilët vunë në lëvizje SPAK për të hetuar anëtarin e vettingut për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i Kolegjit të Apelimit. CNA.al

 

Lajmet e fundit nga