Connect with Us

Roma del huq ndaj CSKA-së, fiton Napoli/ Ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes në Europa League

Sport

Roma del huq ndaj CSKA-së, fiton Napoli/ Ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes në Europa League

Publikuar

-

Jane mbyllur edhe ndeshjet e mbrëmjes në Europa League. Roma ka bërë një hap të gabuar në Ligën e Evropës. Në xhiron e dytë të grupeve ekipi italian ka lbarazuar pa gola ndaj CSKA Sofia’. Verdhekuqtë shiheshin si skuadër favorite në këtë ndeshje, por ata nuk arritën më shumë sesa një barazim.

Mbrojtja e skuadrës së CSKA Sofia ishte e hekurt në këtë ndeshje, duke lënë rezultatin e bardhë. Kështu, Roma pas dy ndeshjeve në grupin e saj numëron katër pikë, aq sa ka edhe Cluj si lidere, kurse CSKA Sofia mbetet me një pikë, aq sa kanë Young Boys.

Nderkaq, ne ndeshjet e tjera, ka fituar Napoli, Arsenali dhe Benfika. Ja te gjitha rezultatet e mbremjes:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Skënderbeu-Laçi e Bylis-Vllaznia/ Zhbllokohet sfida në Shkodër, shënon Imami (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Superiorja vijon garimin dhe prej orës 13:45 kanë nisur të luhen dy takimet e radhës për llogari të javës së gjashtë të kampionatit. Në Shkodër Vllaznia do kërkojë të marrë sërish kreun e klasifikimit.

Ky mision nuk do të jetë i lehtë, pasi Bylisi ka treguar se është një ekip i vështirë për këdo. Ndeshja tjetër luhet në Korçë, ku Skënderbeu deri tani nuk ka fituar. Bardhekuqtë luajnë ndaj Laçit, që në qytetin juglindor ka shkuar më humorin e triumfit me Apoloninë javën e shkuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E shtunë, më 5 dhjetor, ora 13:45

Vllaznia-Bylisi 1-0
Imami 51′ 

Skënderbeu-Laçi 0-0

Mbyllen pjesët e para…

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Publikohet testamenti i Maradonës, ja 3 familjarët që ka përjashtuar

Publikuar

-

Nga

E bujshme! Diego Armando Maradona ka përjashtuar tre familjarë nga testamenti i tij.

Bëhet fjalë për ish-gruan Claudia Villafane dhe dy vajzat Dalma dhe Giannina. Është me të vërtetë tronditës lajmi i publikuar nga mediat e huaja.

Gazetarët kanë treguar edhe përmbajtjen e dokumentit të redaktuar nga ish-Pibe de Oro në 2016-ën në Dubai. Marrëdhëniet mes Maradona-s dhe vajzat e tij të para nuk ishin aspak të mira.

Maradona është konsideruar gjithmonë si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke rivalizuar edhe me legjendën e Brazilit, Pele.

Ai ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986. I paharrueshëm mbetet goli më dorë ndaj Anglisë në çerekfinale, të cilin e quajti si “Dora e Zotit”. Në të njëjtën ndeshje shënoi edhe atë që është vlerësuar si goli i shekullit, kur e mori topin në mesin e fushës dhe dribloi të gjithë kundërshtarët e në fund e dërgoi atë në rrjetën e portës së Anglisë.

Ai ka luajtur me Boca Juniors, Barcelonën dhe Napolin, skuadër me të cilën fitoi edhe dy tituj kampionë në Itali.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia drejtohet nga një shkodran, zbulohet arsyeja e mungesës së Brdariç

Publikuar

-

Nga

Vllaznia luan sot ndaj Bylisit në Loro Boriçi, teksa shkodranët shpresojnë të rikthehen te suksesi pas disfatës së fundit ndaj Kukësit, e në këtë mënyrë të vazhdojnë të jenë në vendet e para të renditjes.

Mirëpo, për këtë sfidë nuk ia ka dalë mbanë të jetë prezent trajneri i kuqebluve, Tomas Bërdariç. Ky i fundit nuk ishte as në konferencën e djeshme për shtyp dhe ngriti shumë pikëpyetje, mirëpo në Supersport u bë e qartë se tekniku është në gjendje gripale, ndaj ka qenë e rekomandueshme të qëndrojë në shtëpi. Kështu, sot në drejtim të ekipit është zëvendëstrajneri Elvis Plori.

Kujtojmë se për arsye gripale, Vllaznisë sot i mungon edhe Arsid Kruja, teksa në klub shpresojnë t’i kenë në gjendje optimale sa më shpejt.

LEXO TE PLOTE