Connect with Us

“Rama ka frikë nga ndërkombëtarët”/ Thirrja e fortë e Hajdarit: Do evidentoj të gjitha problematikat

Aktualitet

“Rama ka frikë nga ndërkombëtarët”/ Thirrja e fortë e Hajdarit: Do evidentoj të gjitha problematikat

Publikuar

-

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Hajdari: Partitë e vjetra kanë një marrëveshje të fshehur

Deputetja Rudina Hajdari ka shkuar ditën e sotme në Uzinën e Ballshit ku është takuar naftëtatërt, të cilët janë në ditën e 15-të të grevës. Ata i kanë kërkuar asaj që të ngrejë zërin në Kuvend lidhur me çështjen e tyre. E vetmja kërkesë për Hajdarin është që të pyesë Ramën se çfarë ka ofruar për ta. “Ti duhet ta ngresh zërin sot në emrin tim dhe të naftëtarëve duhet ti thuash vetëm kaq Ramës, çfarë ofron ti për naftëtarët. Çfarë ofron Rama për ne që sot jemi pa bukë”, tha një naftëtar.

Hajdari në fjalën e saj u ka premtuar naftëtarëve që do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ka për1 t’iu gjendur sa më pranë atyre.

“Është për të ardhur keq që kjo simbolikë kaq e fortë e grave në grevë dhe mos reagimi i qeverise është e turpshme.  Ju falenderoj që po luftoni për të gjithë ata që kanë të drejtë e qeveria nuk u plotëson të drejtat më minimale. Jeni këtu për të mbajtur familjet e fëmijët gjallë.  Mosreagimi është i turpshëm. Pesha më e madhe i bie ekzekutivit dhe Edi Ramës.   Kam parë çka ka ndodhur këtu dhe e di që jeni në momente të vështira.  Në parlament do ngre zërin për të drejtat tuaja dhe mundësitë që më jepen do t’i shfrytëzoj.  Nuk do ndalem për të evidentuar problematikat që keni jo vetëm në parlament, por edhe në Ambasada.  Këta i druhen opinionit të ndërkombëtarë dhe duhet treguar kush janë”, tha Hajdari.  CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk përfaqëson sakrificën e rezistencës antifashiste”/ Nishani: 29 nëntori është datë politike jo historike

Publikuar

-

Nga

“Nuk përfaqëson sakrificën e rezistencës antifashiste”/ Nishani: 29 nëntori është datë politike jo historike

Megjithëse Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se nuk ka debate lidhur me datën e çlirimit të vendit pasi është një fakt historik Bujar Nishani, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se 29 nëntori nuk përfaqëson sakrificën e rezistencës antifashiste.

Ish presidentiNishani thekson se rasti i 29 nëntorit nuk është thjesht historik, ai është tërësisht politik.

Postimi i plotë i Nishanit:

“29 Nëntori nuk përfaqëson sakrificën e Rezistencës Antifashiste !

Qysh prej rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri debati për mbajtjen e 29 Nëntorit si festë kombëtare që përkujton çlirimin e vendit nga pushtimi nazifashist vijon të mbetet në publik por pa u adresuar mbi analizën dhe logjikën politike të kohës që jetojmë.

Argumenti i debatit të deri tashmë mbi “ditën se kur u largua nazisti i fundit nga Shqipëria” nuk është thelbësor.

Rasti i 29 nëntorit nuk është thjesht historik, ai është tërësisht politik.

Ai lindi dhe u imponua si politik dhe duhet korigjuar me logjikë politike.

Fakti historik i nisjes së rezistencës është një; pushtimi i Shqipërisë prej nazi/fashizmit (siç dhe ndodhi në shumë vende të tjera) si dhe reagimi dhe përpjekja antifashiste e shqiptarëve, e më pas përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Fakti është historik, analiza dhe konkluzioni gjithmonë janë politike.

Rezistenca dhe përpjekja antifashiste e shqiptarëve është dhe do mbetet një faqe nderi në historinë tonë.

Ajo lindi nga vetëdija kombëtare e shqiptarëve të cilët reaguan pa motivim ideologjik apo krahinor.

Në të u angazhuan komunistët e kohës, nacionalistët, të pa angazhuar politik e shumë të tjerë.

I gjithë ky angazhim mbarë popullor degradoi më pas nga blloku i komunistëve nën ndikimin bolshevik, nga një rezistencë anti/okupatorit në një luftë me përmasa civile për asgjesimin fizik të kundërshtarëve politik dhe elitës intelektuale filo/perëndimore të vendit, me synimin e vetëm ; të marrjes së pushtetit dhe rrjeshtimit ne bllokun pro rus !

Shqipëria nuk pati asnjë mundësi të bënte një luftë klasike kundër pushtuesit.

Kjo për shumë arsye.

Edhe vetë regjimi komunist në Shqipëri bënte fjalë për “luftë partizane,” një luftë guerile pra.

Në fakt Shqipëria e asaj kohe nuk mund të bënte veçse një luftë guerile.

Kjo luftë guerile shpejt u drejtua ndaj vetë shqiptarëve që konsideroheshin si kundërshtar politik edhe pse ata ishin angazhuar kundër pushtuesit por që kishin përkatësi ideologjike krejt tjetër nga ajo bolshevike dhe do të ishin përcaktues në atashimin perëndimor të Shqipërisë, në vend të projektit pro rus që kishin komunistët.

Rezistenca dhe përpjekja antifashiste e shqiptarëve pagoi një çmim të lartë.

Djem e vajza, burra e gra patriotë, që kishin ideologji politike të ndryshme, ranë në mbrojtje të lirisë, tokës dhe vlerave më të mira njerëzore në të cilat ata besonin pavarsisht ideologjive politike që ju ishin bashkëngjitur.

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore solli një fat të hidhur për shqiptarët.

Vendosja e një regjimi autoritar që degradoi shpejt në diktaturën më mizore të Evropës së pasluftës që nuk kishte asgjë të përbashkët me vlerat dhe idetë për të cilat të rënët për liri falën edhe jetën e tyre, gjatë asaj lufte.

LEXO EDHE:  Tirana e Durrësi në shtetrrethim/ Spahiu mesazh të fortë kryeministrit Rama

LEXO EDHE:  Lulzimi i kanabisit në vend/ Artan Hoxha: Çunat “filluan punën” pas deklaratave të Ramës

Por regjimit i duhej të shfrytëzonte për qëllimet politike gjakun e derdhur nga të rënët dhe sakrificën e tyre, për të mbuluar krimet dhe varfërimin e përditshëm të shqiptarëve. Ideologjisë së izolimit dhe dekulturalizimit perëndimor i vyheshin simbolikat.

Njëra prej tyre ishte padyshim 29 nëntori.

Data specifikisht, pati indikacion “jugosllavo/filinë” e kohës, ku regjimi ishte tërësisht i varur për të konsoliduar pushtetin e vet në Shqipëri.

Por simbolika, ishte njëkohësisht pozicionimi antiperëndim i Shqipërisë dhe synimi, lidhja e emocioneve njerëzore të shqiptarëve me rregjimin absolutist të komunistëve.

Ne mbarim te luftës, vetë rregjimi e njehësoi çlirimin me 28 nëntorin, më pas e ndryshoi.

Pikërisht si pozicionim pro bolshevik e anti perëndimor dhe afeksion vasaliteti ndaj Jugosllavisë dhe udhëheqësit të saj J. B. Titos të cilin e adhuronin dhe e shihnin si udhëheqësin e të gjithë rajonit, duke i bërë dhuratë për këtë edhe heshtjen ndaj fatit të Kosovës.

Këtë mesazh ka mbartur kjo datë për gati gjysëm shekulli me rradhë e ka vijuar të mbetet si relike e tillë edhe pse u shfuqizua nga qeverisja e Partisë Demokratike pas 1992, u rikthye përsëri nga ish stalinistës shqiptarë kur u rikthyen maxhorancë në Parlament !

Sot kjo, duket krejt kuptimplotë kur raporti i Bashkimit Evropian prezanton indeksin se gjatë 7 viteve të fundit Shqipëria ka përkeqësuar marrëdhëniet me Kosovën dhe ka rritur miqësinë me Serbinë !

Nuk ka dyshim se sakrifica sublime e të rënëve gjatë asaj lufte nga të gjitha palët e përfshira në rezistencën antifashiste, është e epërme.

Mbi çdo ideologji politike. Mbi çdo pushtet partie. Mbi cilindo ndër të gjallët.

E gjithë bota e përkujton, e nderon dhe e mban në piedestalin e lartë të koshiencës kombëtare fitoren mbi nazifashizmin dhe kthimin e lirisë.

Kultura e Perëndimit e mban të njehësuar atë sakrificë sublime me përmasën e Lirisë.

Në Evropë, 8 Maji kujton madhështinë e sakrificave të asaj lufte dhe rikthimin e dinjitetit të njeriut.

Në Shqipëri, e majta vazhdon ta mbrojë “29 nëntorin” nën preteksin e luftës për liri por në të vërtetë, tërësisht si trashëgimi dhe realitet ideologjik për të siguruar ekzistencën e propagandës partiake dhe afilacionin serb, të gatshëm për të rikthyer “Jugosllavinë e Re” (Minishengeni Ballkanik) me Shqipërinë pjesë të saj me kryeqytet Beogradin .

“29 nëntori” është thjesht një reminishencë e pozicionimit antiperëndim të Shqipërisë prej rregjimit të kaluar diktatorial.

Shqiptarët duhet ti ruajnë në vendin e duhur të nderimit, rezistencën dhe sakrificat e atyre që u ngritën për lirinë por pa mbetur peng i kompleksimit nga fanatizmi i një minorance nostalgjikësh që parësore kishin pushtetin absolut në asgjesim të lirisë, ideologjinë moniste përkundër dinjitetit te vlerave reale madje edhe ndaj atyre që dhanë gjithshka, jetën vetë.

Sot më shumë se kurrë edhe për hir të parimeve të atyre që sakrifikuan, duhet rrëzuar simbolika antiperëndim, sllavofile dhe ideologjike e “29 nëntorit” dhe të ridimensionohet vlera e përpjekjeve, rezistencës dhe sakrificave antifashiste sipas modelit evropian, atje ku 99% e shqiptarëve duan të identifikohen./CNA.al.

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova nuk gjen qetësi/ 16 viktima dhe 626 të infektuar për 24 orë

Publikuar

-

Nga

Kosova nuk gjen qetësi/ 16 viktima dhe 626 të infektuar për 24 orë

Kosova vijon të mos jetë aspak e qetë sa i takon situatës me koronavirusin.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar piozitiv 626 qytetarë, ndërsa 16 të tjerë kanë humbur jetën.

Një numër i lartë është edhe ai i të shëruarve. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë teksa në total janë shëruar 24.427 raste.

LEXO EDHE:  Lulzimi i kanabisit në vend/ Artan Hoxha: Çunat “filluan punën” pas deklaratave të Ramës

LEXO EDHE:  Tirana e Durrësi në shtetrrethim/ Spahiu mesazh të fortë kryeministrit Rama

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 1005 persona që e kanë humbur këtë betejë, ndërsa 39.057 janë të infektuar./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mitro Çela/ Pushkatimi i dëshmorit

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela/ Pushkatimi i dëshmorit

Kohë më parë kam lexuar një dramë. Ngjarjet marrin jetë në një qytet të Amerikës Latine.

Kohë lufte. Kur ra sipari i luftës, qytetit i mungonte një nga djemtë e tij më të mirë.

Kaluan 20 vjet. Qyteti kishte lulëzuar, falë turizmit dhe tregëtisë.

Kryetari i Bashkisë, një  ditë u kujtua për djalin e humbur në luftë.

Mblodhi këshillin bashkiak. U vendos. Me 100 përqind të votive: Të majta e të djathta.

Në qëndër të qytetetit, do të grinin një bust për dëshmorin.

U vendos një taksë e posaçme. Normale. Bashkia nuk I bie kazmës të prodhojë para.

Misioni i bashkisë  është të vërë taksa për t’i shërbyer popullit: Me buste, me arsim, me kulturë, me rrugë. U hap konkursi. U shpall fituesi. U gjet sheshi. U vendos busti. U mbulua me çarçaf të bardhë për të pritur ditën e inagurimit.

Një natë para ditës së inagurimit, u bë mbledhja e këshillit bashkiak. Në ballë: Kryetari. Disa detaje për ceremoninë.

Kur ju “sos” fjala Kryetarit, ra dera. Një burrë I  moshuar I zgjati dorën kryetarit:

LEXO EDHE:  Tirana e Durrësi në shtetrrethim/ Spahiu mesazh të fortë kryeministrit Rama

LEXO EDHE:  Rama tha se askush s’e ka vendin e sigurt në listë/ Spiropali: Duhet të provojmë sa vlejmë

-Faleminderit për bustin! Më pëlqen shumë. Por nuk kam vdekur! Humba fizikisht. Humba dhe trutë e kokës. Tani mu rikthye  kujtesa…Dha ja ku më kini! Dua të më doni të gjallë, ashtu siç më donit të vdekur?!

Heshtje varri. Në sallë kishte rënë damllaja. Me shumë delikatesë, I thanë “dëshmorit” të kaloi në dhomën tjetër…

Nisi debate. Tha kryetari: “Dëshmori I gjallë nuk ka vlerë. Na duhet I vdekur”…

U votua. 100 përqind vendosën:

-Burri duhet të pushkatohet?!

Një ditë më vonë u zhvillua  ceremonia e inagurimit të bustit. Shiritin e preu Kryetari I Bashkisë?!…

Populli brohoriti?!…

Në varreza u hap një varr. Mbi varr një pllakë: Pa emër?!/CNA.al.

LEXO TE PLOTE