LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i përgjigjet naftëtareve të Ballshit/ Të dashura motra, e vetmja pengesë është greva juaj

29 Tetor 2020, 10:50, Politikë CNA
Rama i përgjigjet naftëtareve të Ballshit/ Të dashura motra,

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur grave naftëtare që prej gati dy javësh janë futur në grevë urie.

Rama thotë se askush nuk i kërkon të dorëzohen por thekson se e vetmja pengesë mes tyre është greva e urisë. Ai thotë se nëse do të mbyllin grevën e urisë, do të jetë menjëherë aty për të folur për hallin e tyre.

?Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!
Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t?ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t?u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!?, shprehet Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga