LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profesori mbështet publikisht Jozefina Topallin/ Është politikania më me karakter, mund të përzërë zuzarët

29 Tetor 2020, 14:18, Politikë CNA
Profesori mbështet publikisht Jozefina Topallin/ Është

Profesori Ardian Ndreca, ka dalë publikisht në krah të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila një ditë më parë prezantoi një lëvizje të re politike, ?Lëvizja për Ndryshim?.

Në një postim në rrjetet sociale, Ardian Ndreca e cilëson Topallin si politikanen më me karakter në politikën shqiptare, ndërsa shton që shpreson se ajo mund të bashkojë të djathtën dhe të përzërë ?zuzarët? e sotëm.

?Me pëlqeu fjalimi i Jozefina Topallit, e cila me gjithë zhgënjimet që mund ti ketë shkaktuar ndokujt, (jo vec për arsye parimore por edhe pse si ka rregulluar mbesën apo nipin në parlament), mbetet politikania më me karakter të spikatur në historinë tonë bashkëkohore.

Kjo nuk do me thënë që nuk ka gabime.

Në një klimë politike me “bura” dhe femra të përcudnuaara, angazhimi i saj është pozitiv. Ndoshta një të nesërme e merr në dorë dhe bashkon të djathtën dhe përzë zuzarët e sotëm!.

Nuk e duan për shumë arsye, e të gjitha bashkë bëhen një arsye më e madhe për një person me vullnet të fortë si ajo për të ecur përpara duke kujtuar fjalët e Dante Aligherit: “non ragionam di lor, ma guarda e passa”.

Femrat e atij krahu politik, të paktën për empati duhet ta ndienin pozitivisht angazhimin e elementit të gjinisë së tyre në politikë, por sic duket kajherë e dallojnë filigranen e konstantes së elementit femëror, dikund tjetër.?-shkruan Ardian Ndreca./ CNA.al

Lajmet e fundit nga