Connect with Us

Paralajmërojnë zyrtarët amerikanë/ Perëndimi rrezikon ta humbë Turqinë

Bota

Paralajmërojnë zyrtarët amerikanë/ Perëndimi rrezikon ta humbë Turqinë

Publikuar

-

Paralajmërojnë zyrtarët amerikanë/ Perëndimi rrezikon ta humbë Turqinë

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Turqinë të mos ndërmarrë hapa të tjerë për të aktivizuar systemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, duke theksuar se do të ketë pasoja. Këto kërcënime ka gjasa ta shtyjnë më shumë Ankaranë drejt Moskës.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, të cilat janë ftohur vitet e fundit, pësuan një goditje të re këtë javë kur Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se ushtria e tij kishte bërë prova me sistemin e ri të prodhimit rus.

Njoftimi u pasua me kritika të forta nga zyrtarët amerikanë. Një zyrtar i lartë i shtetit tha të mërkurën se rreziku i sanksioneve të reja kundër Turqisë ishte “shumë real”.

“Sanksionet pa diskutim janë ndër opsionet e mundshme,” tha Ndihmës Sekretari i Shtetit R. Clarke Cooper në komente për shtyp.

Sisteme të papërputhshme

Sistemi S-400 jo vetëm që nuk përshtatet me platformat amerikane, tha zoti Cooper, por “nuk përshtatet as me sistemet e mbrojtjes të NATO-s”.”Nëse Turqia e aktivizon këtë sistem do të shtojë kërcënimin për sanksione dhe kufizime të mëtejshme,” tha ai.

Turqia nënshkroi marrëveshje për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia në 2017. Në korrik 2019 filluan të mbërrijnë elementët e sistemit.

Që nga ajo kohë, SHBA ka pezulluar pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve të fshehtë luftarakë F-35 dhe ka përsëritur kërcënimet kundër Ankarasë.

Zoti Cooper sinjalizoi të mërkurën se Amerikës po i humbet durimi me Ankaranë.

“Gjatë vitit të kaluar, Turqia shpërdoroi mundësinë për të ndrequr marrëdhëniet dhe për t’u kthyer në rrugën e duhur me SHBA dhe NATO-n,” tha ai.

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se përdorimi i sistemit të avancuar të radarëve rusë nga Turqia mund të kompromentojë sistemet ushtarake të NATO-s dhe mund të përdoret për të shenjestruar avionët e NATO-s në Turqi, përfshirë avionët F-35.

LEXO EDHE:  Kush është deputeti trafikant që denoncon SHBA-ja?

Presidenti Erdogan, megjithatë, ka injoruar paralajmërimet duke u thënë gazetarëve javën e kaluar se qëndrimi amerikan “absolutisht nuk na shqetëson”.

Megjithë ngërçin në dukje, SHBA nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për ta afruar drejt vetes Ankaranë.

Zoti Cooper, i cili ishte kohët e fundit për vizitë në Greqi dhe Bullgari, tha se SHBA kanë inkurajuar të dy vendet, si dhe aleatët e NATO-s të bëjnë ç’është e mundur “për të garantuar që Turqia mbetet me Perëndimin”.

“Role të rëndësishme” për Turqinë

“Nuk është në interes të Aleancës që Turqia të mos jetë në këtë organizatë,” tha zoti Cooper. “Ankaraja ka role të rëndësishme për ne në interes të sigurisë së Evropës dhe rajonit”.

Mbetet për t’u parë nëse përpjekjet e aleatëve do të arrijnë të neutralizojnë ato që zoti Cooper dhe zyrtarë të tjerë i cilësojnë si “veprime penguese të Moskës, që tentojnë të na përçajnë”.

Nëse këto përpjekje dështojnë, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se Ankaraja, ashtu si SHBA dhe NATO, do të vuajë pasoja.

“E vetmja palë që përfiton nëse Turqia shkëputet nga Perëndimi apo ndahet nga Evropa, është Moska,” tha zoti Cooper./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Imigracioni i paligjshëm/ Marrëveshje Britani-Francë

Publikuar

-

Nga

Imigracioni i paligjshëm/ Marrëveshje Britani-Francë

Britania dhe Franca të shtunën nënshkruan një marrëveshje që synon t’i japë fund imigracionit të paligjshëm përmes kanalit që lidh këto dy vende.

Duke filluar nga 1 dhjetori, patrullat në plazhet franceze do të dyfishohen dhe teknologji të sofistikuara, përfshirë dronët dhe radarët, do të përdoren për të zbuluar vendkalimet e mundshme të emigrantëve, tha sekretarja britanike e punëve të brendshme, Priti Patel.

Zonja Patel tha se marrëveshja do të ndihmonte të dyja vendet që “t’i bënin kalimet përmes kanalit plotësisht të pamundshme”.

Ajo tha në 10 vitet e kaluara Britania i kishte dhënë Francës gati 200 milionë dollarë për të trajtuar çështjen e imigracionit.

Më shumë se 6,000 njerëz u përpoqën të kalonin kanalin që lidh Francën me Britaninë nga 1 janari deri në gusht të këtij viti.

LEXO EDHE:  SHBA, bie niveli i papunësisë/ Shtohen 2.5 milionë vende pune

LEXO EDHE:  “Nuk do të ketë përjashtime”/ Trump merr vendimin, kush rrezikon 10 vite burg

Autoritetet franceze kanë thënë se në shtator ata kishin kapur më shumë se 1,300 njerëz duke u përpjekur të shkonin në Britani.

Shtatë njerëz kanë vdekur deri më tani këtë vit gjatë përpjekjeve për të hyrë në Britani, ndërsa katër njerëz të tjerë humbën jetën në përpjekje të ngjashme gjatë vitit të kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova nuk gjen qetësi/ 16 viktima dhe 626 të infektuar për 24 orë

Publikuar

-

Nga

Kosova nuk gjen qetësi/ 16 viktima dhe 626 të infektuar për 24 orë

Kosova vijon të mos jetë aspak e qetë sa i takon situatës me koronavirusin.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar piozitiv 626 qytetarë, ndërsa 16 të tjerë kanë humbur jetën.

Një numër i lartë është edhe ai i të shëruarve. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë teksa në total janë shëruar 24.427 raste.

LEXO EDHE:  SHBA, bie niveli i papunësisë/ Shtohen 2.5 milionë vende pune

LEXO EDHE:  “Nuk do të ketë përjashtime”/ Trump merr vendimin, kush rrezikon 10 vite burg

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 1005 persona që e kanë humbur këtë betejë, ndërsa 39.057 janë të infektuar./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Votime nën masat anit-Covid/ Podujeva dhe Mitrovica e Veriut zgjedhin sot kryekomunarët e rinj

Publikuar

-

Nga

Votime nën masat anit-Covid/ Podujeva dhe Mitrovica e Veriut zgjedhin sot kryekomunarët e rinj

Më 29 nëntor, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut zgjedhin kryetarët e rinj.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit në të dyja komunat janë hapur me kohë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues, të cilët do të mund të votojnë në 45 qendra të votimit me 115 vendvotime.

Në garë për të parin e Podujevës, për një mandat njëvjeçar, janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces u pamundësua.

Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur.

Në këtë komunë do të jetë të hapura shtatë qendra të votimit me 27 vendvotime, derisa të drejtë vote kanë 23 mijë e 313 qytetarë.

Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal.

LEXO EDHE:  SHBA intensifikon kritikat ndaj Rusisë për Ukrainën

LEXO EDHE:  Ambasadorja Haley: SHBA do të vazhdojë presionin nëse Siria teston gatishmërinë tonë

Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate.

Kjo është hera e parë që misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në veri të Kosovës nuk do të sigurojë mbështetje teknike, siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë zgjedhjet për parlamentin serb, të cilat u mbajtën në komunat me shumicë serbe në Kosovë në qershor të këtij viti.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për miratimin e një udhëzimi administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit për votuesit dhe stafin e zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve.

“Qëllimi i këtij udhëzimi është të përcaktojë masat mbrojtëse për të parandaluar infektimin me COVID-19 të votuesve dhe stafit zgjedhor në qendrat e votimit; përcaktimin e masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në qendrat e votimit; si dhe masat mbrojtëse gjatë dorëzimit të materialit zgjedhor”, thuhet në udhëzimin e KQZ-së.

Sipas udhëzimit të miratuar nga KQZ, votuesit duhet të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe të mbulojnë hundën dhe gojën, dhe pas verifikimit me një llambë UV, të dezinfektojnë duart e tyre me alkool.

Gjithashtu, pasi të tregojnë dokumentin e identifikimit, duhet të heqin maskën, në mënyrë që votuesi të identifikohet nga një anëtar i qendrës së votimit, dhe pastaj maska duhet të vendoset përsëri, thuhet në udhëzimin e KQZ-së./rel

LEXO TE PLOTE