Connect with Us

OFL ndalet në Tiranë dhe Elbasan/ Në “sitë” vrasës, hajdutë dhe trafikantë

Kronika

OFL ndalet në Tiranë dhe Elbasan/ Në “sitë” vrasës, hajdutë dhe trafikantë

Publikuar

-

OFL “troket” më Tiranë/ I kërkon deklarimin e pasurisë tre të dënuarve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G. A., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

B. Sh. (S.,T.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

R. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

LEXO EDHE:  Kreu i Krimeve të Rënda në “sitën” e Vetingut/ Zbardhet pasuria e Sandër Simonit

M. P., banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kush është viktima e atentatit në Vlorë/ Zbardhet e shkuara e errët

Publikuar

-

Nga

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zbulohet identiteti i viktimës së të shtënave me armë në Orikum  të Vlorës.

Raportohet se nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur Benjamin Bezhani. Ai ka marrë disa plumba teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij.

Autorët e paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt tij dhe janë larguar nga vendngjarja, ndërsa raportohet se Bezhani është një person i njohur për policinë.

Viktima, rreth 27 vjeç, ka qenë i dënuar më parë dhe ka vuajtur dënimin në Itali.

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Kunati i “baba Takut me çantë të zezë”/ Prokurori me parukeri drejt Vettingut

LEXO EDHE:  U akuzua për prostitucion dhe trafik droge/ Zbulohet kryebashkiaku socialist më i varfër

Ndërkaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë ndaj një makine/ Dyshohet për atentat me një viktimë

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë në Velipojë/ Dyshohet për të plagosur

Dalin detajet e para nga të shtënat me armë në aksin Orikum Llogara, në Dukat –Fushë.

Nga informacionet paraprake, raportohet se bëhet fjalë për një atentat ndaj një makine, ku dyshohet se ka mbetur viktimë një person.

Mësohet se një person ka qëlluar drejt një makine mbi 10 herë me armë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

LEXO EDHE:  Rrahu avokaten/ Kryegjyqtari “dhunues” pa mandat dhe me kredi

LEXO EDHE:  OFL po dublon SPAK/ Spartak Ngjela ngre alarmin

Ende nuk dihen shkaku i këtyre të shtënave dhe identiteti i viktimës, sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Dyshohet për të plagosur

Publikuar

-

Nga

Atentat në Vlorë/ Qëllohet një person, dyshohet se ka ndërruar jetë

Disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme në Dukat të Vlorës, ku dyshohet se ka të plagosur

Është qëlluar në drejtim të një makine dhe dyshohet se ka një të plagosur por ende  nuk është e konfirmuar.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një atentat apo ndonjë përplasje me armë që ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Kunati i “baba Takut me çantë të zezë”/ Prokurori me parukeri drejt Vettingut

LEXO EDHE:  Të dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje/ OFL, ultimatum dy të “fortëve” të radhës

Vijon…

 

LEXO TE PLOTE