LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë”/ Rama sërish mesazh naftëtareve

29 Tetor 2020, 11:10, Politikë CNA
“Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë”/ Rama

Kryeministri Edi Rama nuk ndal mesazhet drejtuar naftëtareve të Ballshit të cilat janë futur në grevë urie.

Rama thekson se nuk ka kërkuar negociata me to, pasi sipas tij, qeveria nuk e ka shkaktuar hallin e tyre. Më tej kryeministri nënvizon se pa mbyllur grëvën nuk mund t?i qajë dot hallin naftëtareve.

?Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë! Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga