LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk i ka hije Parlamentit të të dëgjojë”/ Gjoni kërkon të merren masa për Lleshajn

29 Tetor 2020, 10:32, Aktualitet CNA
“Nuk i ka hije Parlamentit të të dëgjojë”/ Gjoni

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi që të marrë masa për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj sipas së cilit gjuha e përdorur ndaj deputetit Muslim Murrizi nuk duhet lejuar.

“Ti nuk mund të përdorësh më fjalën polic, por oficer policie për të treguar respekt ndaj tyre që po sakrifikojnë për ato rroga qesharake. Nuk i ka hije parlamentit që të durojë këto lloj dërdëllisje”, tha Gjoni.

Por Ruçi i tërhoqi vërejtje edhe vetë Gjonit. “Merre mbrapsht këtë fjalë. Mos spekuloni me të drejtën për të marrë fjalën 3 minuta për procedurë”, tha mes të tjerave Ruçi.

Lajmet e fundit nga