Connect with Us

Nuk do të jetë ndaj Realit dhe Atalantës, Conte merr lajmin e keq për mesfushorin

Sport

Nuk do të jetë ndaj Realit dhe Atalantës, Conte merr lajmin e keq për mesfushorin

Publikuar

-

Interi do të ketë 3 ndeshje të rëndësishme gjatë kësaj jave. Zikaltërit do të përballen ditën e shtunë me Parmën në kampionat, ndërsa në mesjavë udhëtojnë drejt Madridit e më pas drejt Bergamos për t’u përballur ndaj Atalantas në fundjavën e ardhshme.

Një “tur force” për zikaltërit që nuk po kalojnë një momentë të mirë në Champions dhe janë penalizuar jo pak nga dëmtimet dhe Covid-19. Për këtë 3 takime, trajnerin Conte nuk do të ketë të gatshëm Stefano Sensin.

Mesfushori italian vuan nga problemet fizike dhe nuk do të grumbullohet për këto sfida duke shtuar edhe më shumë problemet për Interin. Lajme të mira janë rikthimi i Sanchez nga dëmtimi si dhe Gagliardini që është shëruar nga Covid-19.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E bujshme nga Italia/ Andrea Pirlo është “lodër” te Juventusi, Ronaldo vendosi vetë të mos zbriste në fushë

Publikuar

-

Nga

Juventusi nuk është duke marrë rezultatet e dëshiruara nën drejtimin e Andrea Pirlos. Kur ky i fundit erdhi kishte edhe një optimizëm të madh te lojtarët. Kjo pasi lanë kohën e Sarrit, me këtë të fundit që në disa raste ka ulur në stol edhe vetë Kristiano Ronaldon.

Ndërkohë me Pirlon në stol paraqitet një situatë tërësisht e re. Ylli portugez vendos vetë se kur dëshiron që të luajë, ndërsa edhe shokët e skuadrës nuk marrin shumë rregulla strikte. “Corriere dell Sera” ka zbuluar se në dhomën e zhveshjes ekziston një problem i madh në komunikimin e trajnerit Pirlo me disa prej lojtarëve.

Nga ana tjetër Ronaldo vendosi vetë që të mos luante kundër Beneventos në Seria A, duke e konsideruar si një përballje të lehtë. Por pikërisht atje bardhezinjtë do të linin pikë pasi u ndalën në barazim. Sulmuesi portugez kërkoi që të ishte në gjendjen më të mirë në “Champions League” për të vendosur rekorde personale kundër Dinamos së Kievit, megjithëse bardhezinjtë e kanë siguruar kualifikimin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Humbja e parë e kampionatit, Vllaznisë i del dhe një problem i papritur

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi kongolezo-gjerman, Kristofer Mandiangu nuk ka bindur në Shkodër dhe pse erdhi me bujë dhe deri tani mund të thuhet shumë pak për këtë lojtar. Ai është aktivizuar vetëm 45 minuta në takimin me Elbasanin, madje edhe shënoi një gol.

Lojtari që në takimin miqësor me Teutën u dëmtua dhe që atë kohë ai është shikuar shumë pak edhe në proceset stërvitore. Ai po vijon të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, por mesa duket pa bindur teknikun për të qenë pjesë e Vllaznisë.

Situatë krejt e mistershme deri tani. Drejtuesit bënë një tentativë që ta largonin këtë lojtar që pa nisur sezoni, por nuk u gjend asnjë mirëkuptim mes palëve. Lojtari mesa duket po kërkon tani që të respektojë kontratën.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Statistikat/ Shikoni sa vite ka Interi pa fituar në Gjermani

Publikuar

-

Nga

* 5 janë precedentët mes Interit dhe Borusia Mynshengladbahut. Zikaltrit kanë fituar vetëm të parin: 2-4 në Kupën e Kampioneve në 1971-shin.  Më tej, një fitore për gjermanët dhe tri barazime.

* Interi nuk luan në fushën e gjermanëve që nga viti 1979: në atë rast përfundoi 1-1 në ndeshjen e vajtjes së fazës së 1/16-ave të Kupës UEFA, me Borusian që kaloi turnin.

* Gladbah ka barazuar të katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër skuadrave italiane, ndërsa Interi kërkon fitoren e parë në Gjermani prej vitit 2011 (2-3 në Mynih kundër Bajernit), pasi ia ka dalë në katër raste në të kaluarën.

* Pasi fitoi vetëm 2 nga 14 ndeshjet e para të zhvilluara në Ligën e Kampioneve, Borusia fitoi 2 të fundit duke mposhtur Shahtjorin.

LEXO TE PLOTE