Connect with Us

Nga Kumbulla te Hysaj e Mihaj, ja shqiptarët që luajnë sot në Europa League

Sport

Nga Kumbulla te Hysaj e Mihaj, ja shqiptarët që luajnë sot në Europa League

Publikuar

-

Napoli do të tentojë sot në 21:00 që në transfertën kundër Real Sociedadit të fshijë humbjen shtëpiake të një jave më parë kundër AZ Alkmarit. Pas pushimit ndaj Beneventos, ekipi i Xhenaro Gatuzos mirëpret në formacion Elseid Hysajn.

Shqiptari vijon të jetë një nga të besuarit e trajnerit për ndeshjet e rëndësishme, ndaj sot pritet të jetë rregullisht në fushë në sfidën e “San Sebastianit” ku skuadra e tij duhet të fitojë patjetër për të mos kompromentuar ndjeshëm shanset për një kualifikim në turin pasardhës. Në Spanjë mund të debutojë edhe një tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për Enea Mihaj të PAOK-ut që sot në ora 21:00 do të luajë në shtëpinë e Grandës, ekipi që eliminoi Teutën në fazën paraeleminatore të kompeticionit. 22-vjeçari mund të debutojë sot, teksa në ndeshjen e kaluar, e para në grup, kundër Omonias qëndroi për 90 minuta në stol.

KUMBULLA – Pas golit dhe 90 minutave kundër Milanit, Marash Kumbulla pritet të jetë rregullisht në fushë edhe sot kur në “Olimpico” Roma të presë CSKA e Sofies. Ndryshimet e Fonsekës në formacion do të jenë plot pesë, por shqiptari nuk preket dhe do të formojë treshen e prapavijës me Ibanjezin dhe të rikthyerin nga dëmtimi Smolling.

Pas fitores me gol të Kumbullës 2-1 në fushën e Jang Bojs, verdhekuqtë do të tentojnë një tjetër sukses sot në 21:00 për t’u vendosur në pozita sa më komode në grupin përkatës të Ligës së Europës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Futbollisti i Skënderbeut kalon Koronavirusin, Ahmataj i beson sulmin Marës. Ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu dhe Laçi do të ndeshen sot në 13:45. Ndeshja vlen për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore, teksa vendasit do kërkojnë të kthehen te suksesi. Për korçarët ka një lajm të mirë, me kapitenin Jorgo Meksi që ka kaluar Covid-19. Prej ditësh mbrojtësi qëndronte në izolim, ndërsa ende nuk do jetë gati për trajnerin Ahmataj.

Numri një I stolit korçar pritet të hedhë në fushë një skuadër luftatake, me skëmën 4-3-3, teksa kujtojmë se edhe Mensah mungon prej pezullimit. Në vend të tij, sulmi do t’I besohet Marës.

Formacioni i mundshëm:

Skënderbeu (4-3-3): Dajsinani, Vitija, Bicaj, Qaqi, Govori, Rrapaj, Taipi, Dowvuna, Berisha, Pusi, Mara Trajner: Julian Ahmataj

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohet arsyeja, ja pse derbi nuk u luajt në “Selman Stërmasi”

Publikuar

-

Nga

Edhe pse nuk është e konfirmuar, një nga arsyet që derbi nuk u luajt në “Selman Stërmasi” ishin dritat. Shtylla e stadiumit nuk funksionon mirë, ndërsa sipas “Supersport”, ndeshja nuk u luajt në stadiumin e dytë të Tiranës për shkak të detyrimeve ndaj OSHEE-së.
Burime bëjnë me dije faktin që bardheblutë kanë një detyrim rreth 44 milionë lekë të vjetër dhe për këtë fakt ndeshja derbi nuk është luajtur në stadium. Po për këtë problem edhe Partizani nuk po i luan sfidat në “Selman Stërmasi”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Superliga Shqiptare/ Ja të gjitha përballjet që do të luhen ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Sot luhen katër ndeshjet e mbetura të Kategorisë Superiore, teksa Kukësi tashmë pas dy fitoreve radhazi, do të kërkojë të triumfojë sërish në sfidën ndaj Apolonisë. Verilindorët gjejnë përballë një kundërshtar që në këtë sezon ende nuk ka marrë tre pikët e para, ndërsa trajneri Xhovani Kolela ka dhënë dorëheqjen. Në këtë sfidë, fierakët do të jenë nën urdhrat e Nikolin Çoçllit. Ndaj, nga situatat e ndryshme në të dyja kampet, nënkampionët e Shqipërisë nisen favoritë.

Ndërkaq, një ndeshje shtëpiake ka edhe Vllaznia, e cila pret në Loro Boriçi, Bylisin. Këta të fundit, do të kërkojnë sërish fitoren e parë të kampionatit, edhe pse përballë shkodranëve nuk mund të jetë e thjeshtë, teksa kuqeblutë pretendojnë shumë nga ky sezon. Sakaq, edhe Teuta luan në shtëpi, një sfidë e cila mund të konsiderohet delikate. Kastrioti, do jetë kundërshtari i durrsakëve. Krutanët, janë surpriza e kampionatit deri tani, duke mos pësuar humbje në pesë javë, ndërsa kanë treguar veten edhe ndaj kundërshtarëve si Partizani, Laçi e Tirana.

Ndërkohë, në Korçë, Skënderbeu vendas pret Laçin. Këta të fundit kërkojnë vazhdimësinë pas fitores tenistike ndaj Apolonisë 6-1, teksa synojnë të ngjiten sa më shpejt në klasifikim, ndërsa tashmë drejtohen nga Stavri Nica. Nga ana tjetër, Skënderbeu i Julian Ahmataj nuk është në momentin më të mirë, ndërsa deri tani ka stonuar në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Ndeshjet:

13:45 Vllaznia-Bylis

13:45 Skënderbeu-Laçi

16:45 Teuta-Kastrioti

13:45 Kukësi-Apolonia

LEXO TE PLOTE