LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratimi i Kodit Zgjedhor/ Mustafaj: Pasojat janë shumë të dëmshme, do shtyhen negociatat

29 Tetor 2020, 17:17, Politikë CNA
Miratimi i Kodit Zgjedhor/ Mustafaj: Pasojat janë shumë të

Ish- ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, e sheh si pengesë të hapjes së negociatave votimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend, ndonëse presidenti Ilir Meta kishte kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.

Mustafaj tha se e priste këtë veprim të kryeministrit Edi Rama edhe pse disa komponentë të BE kërkuan që ndryshimet të mos miratoheshin pa opinionin e Komisionit të Venecias.

Ai deklaroi se News 24 se pasojat janë shumë të dëmshme, ndërsa pretendon se negociatat do shtyhen për vitin tjetër.

?Duke njohur Ramën e prisja. Duke njohur interesin e Shqipërisë nuk duhet të ndodhte. Meta u bë zëdhënës i një kërkese që erdhi nga opozita, që t?i dërgohet Venecias ligji për interpretim. Po të kemi parasysh që BE me komponentët kryesor reaguan duke i kërkuar Ramës të presë mendimin e Komisionit që do jepej në dhjetor, jo në mars.

Duke pasur parasysh interesin, shpresoja se nuk do ndodhte. Jemi para faktit të kryer. Pasojat janë shumë të dëmshme. Pas disa ditësh duhet të mblidhet Konferenca ndërqeveritare për kalenderin e negociatave, nuk do të ndodhë. Kjo është një arsye kryesore që tregon vullnetin. Rikompozimi i Gjykatës Kushtetuese është vullnet i kryeministrit. Por që të shtyhej votimi për të pritur Venecian është i tiji.

Reagimi është shumë i thjeshtë, do vijë dita që të mblidhet Komisioni Ndërqeveritar, negociatat do shtyhen për vitin tjetër. Gjasat janë shumë të mëdha, uroj mos ndodhë. KE nuk të çon avion, si NATO, ai merr këto gjëra që ka në dorë. Janë vendet anëtare që kanë qëndrime individuale, edhe nëse KE është dashamirëse?, tha Mustafaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga