LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Shëndetësisë vendos për universitetet/ Mbyllen konviktet

29 Tetor 2020, 14:54, Sociale CNA
Ministria e Shëndetësisë vendos për universitetet/ Mbyllen

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që mësimi në universitete të zhvillohet online për një muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila tha se gjithashtu do të mbyllen konviktet.

?Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë?, u shpreh Rakacolli gjatë një deklarate për shtyp.

Ndërkohë, kujtojmë se gjatë ditëve të fundit është vënë re një rritje e shifrave të të infektuarve me koronavirus, duke shtuar edhe shqetësimin e qytetarëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga