Connect with Us

Ministri “shpërblehet” nga qeveria me tender 5 milionë euro

Denoncim

Ministri “shpërblehet” nga qeveria me tender 5 milionë euro

Publikuar

-

Ministri “shpërblehet” nga qeveria me tender 5 milionë euro

Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’, Prizren.

Sipas tij fitues është shpallur para se të bëhej ministër dhe deputet. Procedura e tenderit ka zgjatur rreth 1 vit, pasi ka patur shumë ankesa nga operatorët pjesëmarrës. Pas shpalljes së fituesit përfundimtar, firmës së ministrit,”Hidroterm”, kanë vijuar ankesat nga operatorët, por që janë hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimeve. Këto ankesa janë shqyrtuar në kohën kur Blerim Kuçi ka qenë ministër. Drejtoria Kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur një hetim për konflikt të mundshëm interesi, ndërsa njëri nga operatorët jo fitues, i është drejtuar gjykatës. Ndërkohë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, që ka bërë tenderin nuk pranoi t’i jeptë Fiksit dokumentacionin e dosjes. Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë, por u largua para kameras në momentin që mori vesh objektin e intervistës. Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, Selami Krasniqi, por ky i fundit jo vetëm që nuk pranoi, por i kontaktuar nga gazetarët mbyllte telefonin dhe nuk u paraqit në zyrë për aq kohë sa gazetarët ishin të pranishëm në mjediset e institucionit.

Historiku i proçedurës së tenderimit me vlerë rreth 5 milion euro

Autoritet kontraktues për tenderin për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren është Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK).
Më 31.07.2019 është bërë njoftimi për shpalljen e tenderit për të konkurruar.
Më 30.08.2019 është bërë dorëzimi i dokumentacioneve teknike dhe ofertës.
Më 29.10.2019 të gjithë ofertuesit, përfshirë edhe kompaninë “Hidroterm”, shpallen të papërgjegjshëm nga Autoriteti Kontraktues.
Pas kësaj, vetëm “Hidroterm” dhe një kompani tjetër ankohen për këtë vendim.
Më 10.12.2019, pas ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit, lënda kthehet në rivlerësim.
Më 26.12.2019, Autoriteti Kontraktues – SHSKUK shpall fituese një kompani tjetër, e cila ishte më e shtrenjtë se sa kompania “Hidroterm”, e që është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit.

Pas këtij vendimi, “Hidroterm” ankohet përsëri në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Më 11.03.2020 Organi Shqyrtues i Prokurimit aprovon ankesën e “Hidroterm” si të bazuar dhe lënda kthehet përsëri në rivlerësim.Më 08.04.2020 Autoriteti Kontraktues – SHSKUK e shpall fituese kompaninë “Hidroterm”. Pas shpalljes së fituesit kanë vijuar ankesat dhe lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor. Blerim Kuçi ka marrë detyrën e Ministrit qysh prej Qershorit dhe në vazhdim. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar ankesat e operatorëve të tjerë dhe si përfudnim është lënë fitues firma Hidroterm.  Lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor, kohë kur zoti Kuçi ka qënë në detyrë.Aktualisht çështja ndodhet në gjykatë pas ankesës së bërë nga njëri prej operatorëve, pjesëmarrës në tender.

Në një deklaratë për mediat Ministri ka sqaruar pozicionin e tij ku thotë se tenderin nuk e ka fituar as kur ka qënë deputet dhe as Ministër.
Sipas deklaratës për media të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook, ai shprehet se “Për shkak të procedurave të ankimit dhe proceseve tjera procedurale, nënshkrimi i kontraktës është bërë më 6 tetor 2020.
Pra, këtu mund ta kuptoni shumë lehtë se nuk ka asnjë lidhje mes postit tim si ministër dhe këtij tenderi të fituar nga kompania ime që në Prill të këtij viti, kur s’kam pasur asnjë post.
Fiks Fare i interesua edhe pranë  Organit të Shqyrtimit të Prokurimeve. Njëri prej specialistëve fillimisht u tregua i gatshëm të ndihmonte gazetarët për një takim me kryetarin e zyrën Blerim Dina. Por sapo ky i fundit nëpëmrjet specialistit mori vesh objektin e intervistës nuk pranoi të japë një intervistë por na ktheu një përgjigje me shkrim brenda ditës. Në përgjigjen e tyre më shkrim ata thonë qe për këtë tender ka patur shumë ankesa por asnjëherë për konflikt të interesit.

Drejtori i Prokurimeve refuzon të japë informacion

LEXO EDHE:  Detyrimi për të thyer heshtjen

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, qe ka bërë tenderin nuk pranoi t’i jeptë Fiksit dokumentacionin e dosjes. Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë por u largua para kameras në momentin qe mori vesh objektin e intervistës. Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, por ky i fundit jo vetëm qe nuk pranoi por mbyllte telefonin dhe nuk shkoi në zyrë për aq kohë sa gazetarët e Fiksit  e kërkuan me këmbëngulje.
Fiksi i drejtori edhe një kërkesë më shkrim drejtorisë së SHSUK-së por nuk mori asnjeherë përgjigje. Zyra e shtypit këmbënguli që Fiks Fare të citonte një deklaratë për median ku shprehen se proçedura e tenderimit ka qenë e rregullt dhe se Blerim Kuçi si ministër nuk ka patur kurrëfarë ndikimi në shpalljen e fituesit.

Ligji për konfliktin e Interesit. Pikëpyetjet e Ministrit pronar me 100% te kapitalit

Fiks Fare intervistoi drejtorin e zyrës së Kundër Korrupsionit Kosovë Shaip Havolli,  i cili thotë qe për të gjitha akuzat e bëra, është duke u hetuar prej tyre dhe do shikohen të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi për të thënë më pas nëse ka patur apo jo konfikt interesi.Kur gazetarët citojnë ligjin për konfliktin e Interesit  me shumë diplomaci Drejtori shmanget duke thënë se nëse në fund do të konstatohen elementë të konfiktit të interesit do ti kalohet organeve hetuese.

Ndër të tjera Ligji për Konfiktin e Interesit pika 1.9  thotë se Zyrtari mund t’i zotërojë në mënyrë pasive aksionet, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër mbi këtë pronë. Drejtimi i ndërmarrjes do të bëhet nga një personi i besuar. Personi i besuar i cili aktualisht administron 100 % të kapitaleve të kompanisë Hidroterm është Blertë Kuçi. Kjo e fundit është vajza e Ministrit Blerim Kuçi. Fakti që vajza është Drejtore e kompanisë, bie sërish në kundërshtim me ligjin për Konfiktin e Intersit në pikën 1.7 thuhet qartë se “Personi i besuar nuk  mund të jetë bashkëshorti, fëmijëtt, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie qoftë edhe të tërthortë. Megjithatë, nesë ka apo jo konflikt interesi, në fund të hetimit do të jetë Agjensia Kundër Korrupsionit e cila mund ta çoj këtë çështje pranë organeve hetuese./ tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

SPAK nis hetimet për “Farma Net Albania”/ PD me dy standarde

Publikuar

-

Nga

SPAK hetim për “Farma Net Albania”/ PD me dy standarde

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi  më 5 Qershor 2020, se SPAK, ka nisur hetimet për tenderin “sekret” 3.5 milionë euro, të fituar nga kompania “Farma Net Albania” për furnizim me maska dhe doreza për mjekët.

Manastirliu deklaroi në studion e “Opinion” se pret rezultatet e hetimit të SPAK për “të provuar se akuzat e opozitës për 4-fishimin e çmimeve të maskave janë sajesa politike”. Gjithësesi, ministrja e Shëndetësisë nuk pranoi të deklaronte çmimin e blerjes së një maske, të blera në kushtet e pandemisë Covid-19, nëpërmjet një tenderi jo-transparent, të zhvilluar në 18 Mars 2020.

Përfaqësuesi i “Farma Net Albania” e pranoi për “Ora News” se maskat janë të skaduara. Por, sipas tij, nuk bëhet fjalë për të njëjtat maska.

Por ajo që bie në sy është se Partia Demokratike ka mbajtur qëndrime me dy standarde.

Në muajt maj dhe qershor, selia blu akuzonte kompaninë Farma Net për cilësinë e dobët, ndërsa tani që SPAK ka nisur hetimet po i del në mbrojtje duke i kërkuar Komisionit të Prokurimit publik llogari se përse e skualifikoi këtë kompani pikërisht për shka të cilësisë.

Ka qenë ish deputetja e PD Orjola Pampuri, ajo e cila prej dy ditësh ka dalë në konferenca për shtyp, e cila ka hallin e Farma Net dhe po i del në mbrojtje.

Por pyetja që shtrohet këtu është se cilat janë standardet e opozitës zyrtarisht?

PD ka hallet e qershorit dhe takimet e mëpasshme me eksponentët e kësaj kompanie apo tenderat e tanishëm që Luli mund t’i harrojë sërish?

LEXO EDHE:  Denoncimi – 600 euro për certifikatën e anglishtes/ Zbulohet sekseri punonjës në ministri

LEXO EDHE:  Skandali me pronat në “Fiks Fare”/ Shteti u grabiti tokën fshatarëve të Himarës

Në atë që flet 2 ditë rrjesht Pampuri në kryefjalën e saj ka Farma Net. Pse po mbrohet ai që u denoncua? Çfarë ka ndryshuar? 

CNA.al ka mundur të sigurojë të dhëna zyrtare në lidhje me atë që thotë Pampuri me letrat e shkruara në zyrat e atyre që negociojnë gjobat e Lulit.

Nga shqyrtimi administrativ i çështjes është konstatuar se nga autoriteti kontraktor Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale janë kualifikuar ofertues të cilat nuk kanë përmbushur kriteret e vecanta të kualifikimit, konkretisht në drejtim të dëshmisë së eksperiencës së ngjashme në furnizimin me mallra të ngjashëm me objektin e procedurës së prokurimit si edhe mbi disponueshmërinë e certifikatave të cilësisë së produkteve.

Nga verifikimi i hollësishëm i dokumentacionit rezultoi se për mallin cizme plastike mbrojtëse, në të cilën është deklaruar prodhues një shoqëri turke, nuk është dorëzuar certifikatë Konformiteti CE sipas direktivës 93/42 EEC por sipas direktivës 89/686 EEC e cila  është shfuqizuar në datë 20.4.2018.

Për produktin Kapuc mbulues i kokës, qafës në të cilën është deklaruar prodhues një shoqëri shqiptare, është dorëzuar Certifikatë Konformiteti CE lëshuar nga një organizëm shqiptar, i cili referuar komunikimit zyrtar me Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit rezulton se nuk është i akredituar për të kryer certifikime CE, si edhe nuk rezulton të jetë as laboratorë i akredituar për të kryer teste laboratorike për produktet./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Punonjësit e bashkisë me Covid shkojnë në punë, kryetari i kërcënon…

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Punonjësit e bashkisë me Covid shkojnë në punë, kryetari i kërcënon…

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se në bashkinë e Kavajës, punonjësit ndonëse kanë rezultuar pozitiv me Covid, vijojnë të shkojë në punë.

Ai shton se kryetri Radjan Krali, i ka bërë presion për të mos folur.

“Administrata perhap covid19.

Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital. sb

Mrgj doktorr berisha jam nje djal nga kavaja ketu esht ber nami persona qe punojn ne bashki kan dal me kovid dhe vazhdojn te vijn ne pun me urdher te kryetarit te bashkis redjan krali po bejn presjon punonjesve pe te mos folvr.

Kemi frik se po folem pezullim nga puna ne spital e kan menjeo vetem per lek ste kapin me dor me rrespekt nga kauaja publikoje kete

Ne dshp e malesise se madhe rezultojne me covid drejtori i dshp dhe 2 punonjes te tjere …pjeses tjeter te stafit nuk pranojne tu bejne testin qe tmos behet publike ky rast.’/ CNA.al

LEXO EDHE:  Skandali me pronat në “Fiks Fare”/ Shteti u grabiti tokën fshatarëve të Himarës

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kujdes me kasat!/ Si po perplaset kompania private me bizneset dhe tatimpaguesit

Publikuar

-

Nga

Kompania Dev. al e cila është përfolur dhe është akuzuar shumë për lidhje të forta me qeverinë, për miliona euro të marra nga tenderat sekretë, tani është shfaqur në një formë tjetër.

Konkretisht kompania Dev. al ka deklaruar  se pas datës 1 janar 2021 nuk ka më nevojë për kasa fiskale dhe bizneset nuk duhet të blejnë një kasë por një program software.

Menaxheri i kësaj kompanie, Igli Gjelishti ka deklaruar se nuk do të duhen më kasat fiskale, por do të duhen vetëm aplikacionet e reja, një gënjeshtër publike që i shkakton një kosto biznesit.

Ky është një dizinformim që po i bëhet tatimpaguesve sepse ligji Nr 87/2019 “Për faturën tatimore dhe të monitorimit të qarkullimit” në nenin 1 te tij, pika Nr 2 shprehet se : “Dispozitat e këtij ligji garantojnë vijimësinë e funksionimit të pajisjeve fiskale përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji”

Nga sa shpreh ligji si më lart kuptohet që kasat aktuale do të funksionojnë duke i përshtatur me ligjin e ri , por edhe kasat e reja që hidhen në treg pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do te ekzistojnë sepse ato janë pajisje elektronike të ndërtuara saktësisht ashtu sic i përshkruan ligji ne Nenin Nr3, germa”k, i” : i .pajisjen fiskale, e cila përbëhet nga:

– pajisja elektronike e faturimit, që përdoret për lëshimin e faturave për shitjen e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve, me memorie për regjistrimin e të dhënave fiskale në faturat e lëshuara për pagesa që kryhen me para në dorë;

– pajisja elektronike për lëshimin e faturës shoqëruese, me memorie për regjistrimin e të dhënave fiskale në faturat shoqëruese të lëshuara;

Mund të ndodhë që shumë biznese, duke dëgjuar të tilla thirrje të hedhin në kosh të plehrave kasat dhe të marrin aplikacionin e ri. Në fakt as AKSH, as tatimet nuk kanë thenë që kasa do të dalë jashtë funksionit, absolutisht jo. Kasa do të jetë në funksion, por ato do të përshtaten totalisht me sistemin e ri, me aplikacionin e ri që kanë bërë tatimet dhe AKSH-i.

Pra, nuk do të hidhet në kosh të plehrave kasa fiskale, me një kosto shumë të ulët, kompanitë që kanë kasa fiskale do t’i kthejnë bizneseve që i kanë në përdorim, me parametrat e reja që kërkon ligji. Në thirrjet e tij në një studio televizive, ai thotë se nuk ka më kasa nga janari.

Si mundet që një person privat të dalë dhe të bëjë thirrje për ligje dhe çështje shtetërorë dhe zyrtare. Këtë detyrim ligjor në lidhje me kasat e kanë tatimet, AKSH, Ministria e Financave. Duhet të jenë vetë kompanitë që kanë tregëtuar kasat të cilat duhet ta bëjnë këtë fushatë sqaruese për opinion publik, edhe për ata qytetarë dhe biznese që kanë kasën në përdorim dhe që duhet të marrin aplikacionin e ri që do përdoret.

Kasat janë shitur tek qytetarët nga kompnaitë me një xhiro disa miliona euro, janë disa dhjetëra mijë kasa në qarkullim të cilat janë blerë nga qytetarët me kosto nga 300 deri në 700 euro, janë suvencionuar nga qeveria.

LEXO EDHE:  “Rama është vetëshpallur kryeredaktor i medias”/ Ylli Rakipi: Shqiptarët janë në terror të jashtëzakonshëm

LEXO EDHE:  Padia për DH Albania/ Vasili akuza të forta ARRSH-së

Si mund të hidhen kasat në kosh të plehrave me një të rënë të lapsit nga një biznesmen që thotë nuk do të ketë më nga këto? Kjo s’mund të ndodhë!

CNA.al u interesua pranë kompanive të cilat theksuan se do të bëjnë kalimin 100% të gjitha paisjeve që ndodhen aktualisht në shërbim. Kasat e blera nga biznesi disa vite më parë do të përshtaten sipas kërkesave ligjore.

Pse del ky biznesmen privat që fiton miliona euro nga qeveria dhe thotë që nga janari nuk do të lejohen më të tilla kasa?

Nga janari mund të blesh edhe kasë pa asnjë dikutim, por kasa duhet të ketë parametrat e reja që kërkon ligji. Më poshtë është një postim i Dev.al në faqen e tij në Facebook i cili duket që është sajuar për të dhënë përgjigjen që ai do. Këtë postim e ka shpërndarë me sponsorizim.

Sa i takon çmimeve të softwareve është përseri një mashtrim në lidhje me kostot duke shprehuar se kasat fiskale kanë kosto të lartë. Nisur nga sa deklaron më lart Dev. al, kostot e biznsesit do të jene 36-120 Euro në vit ndërkohë aktualisht mirëmbajtja e kasës është 23Euro në vit Pra biznesi vetëm për mirëmbajtjen do të këtë një rritje prej 1.6 deri në 2 herë.

Programi ka nevojë për internet të vazhdueshëm- kostoja mujore e të cilit është 15Euro ne muaj , ndërkohë që për kasat fiskale do të paguhet interneti i kartës SIM vetëm 15Euro në vit. Pra një kosto të shtuar 12 herë.

Konsumi i energjisë që do të bëjë një kompjuter është i madh pasi fuqia e tij është 200-250Ë ndërsa kasat fiskale e kanë konsumin xxË. Kjo është një kosto plus sidomos për bizneset e vogla që shkon deri në 58 Euro në vit.

Ajo që duhet të shqetesojë autoritetet e Ministrise së Financave, dhe DPT-së është pikërisht çoroditja dhe mashtrimi që i bëhet tatimpaguesve të cilët kanë investuar për blerjen e kasës fiskale dhe tani kompani si Dev.al i thotë leri menjanë dhe bli një kompjuter dhe një printer.

Kompanitë që kanë garuar për kasat fiskale janë të një dekade me parë, kanë qenë vetëm pesë, me kushte dhe kontrolle mjaft të forta. Një prej tyre iu është hequr licenca, në treg janë katër që operojnë me garancira disa mijëra qindra euro të bllokuara në favor të qeverisë shqiptare.

Disa investigime te bera ne vite jane :

1. Tregetimi i kasave fiskale nuk ka qenë monopol, por kushtet që ka pas vendosur Ministria e Financave kanë qenë të tilla që të ruanin maksimalisht konsumatorin. Kompanive që tregtonin kasat i kërkohej ngurtësim i një vlere monetare prej 500.000 dollarë si garanci për mosfunksionim sipas ligjit.

2. Nga Ministria e Finanacave janë ftuar 20 kompani për të marrë pjesë në procesin e sistemeve fiskale dhe kasave fiskale, por vetëm 5 vazhduan certifikimin, ndërsa njerës i është hequr Licensa (Ckv Noki)./CNA.al

LEXO TE PLOTE