Connect with Us

“Më jep lekë ose të vrava”/ Policia arreston 31-vjeçarin

Kronika

“Më jep lekë ose të vrava”/ Policia arreston 31-vjeçarin

Publikuar

-

I shpallur në kërkim për abuzim seksual/ Arrestohet 34-vjeçari në Lezhë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale ”Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Në pranga ka rënë shtetasi F. Z., pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I. Po ashtu, Policia njofton se është bërë i mundur edhe ndalimi i shtetasit Florian Abdi 35-vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burgim për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

“Ndalohet një shtetas për veprën penale ”Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Kapen dhe ndalohen dhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim kombëtar. Nga specialisët e Sektorit  të  Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP  Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumen e kërkuar prej tij.

LEXO EDHE:  Video/ Me shpejtësi sketerrë në Sauk, policia u heq patentat 9 shoferëve

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Florian Abdi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Sh., 33 vjeç,  i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunonte djalin dhe gruan/ Arrestohet efektivi i policisë

Publikuar

-

Nga

I dënuar me pesë vite burg në Itali/ Arrestohet 43 vjeçari në Durrës

SHÇBA ka arrestuar një punonjës policie në Laç, me dyshimin për dhunë në familje.

Në pranga është vënë shtetasi n N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallëzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

“Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit”, thuhet në njoftimin e SHÇBA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terror në Shkodër/ Mjekja tregon çfarë ndodhi në Spitalin Psikiatrik: Nuk është rasti i parë

Publikuar

-

Nga

Mjekja e spitalit psikiatrik të Shkodrës Mirela Gjokaj ka folur për rastin e  dhunimit të infermierit nga një pacient i shtruar për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Në një prononcim për abcneës, Gjokaj ka deklaruar se i riu 25-vjeçar është shtruar në gjendje të rënduar dhe pas ndërhyrjes mjekësore ka shfaqur shenja përmirësimi.

Një orë më pas, ai është përkeqësuar sërish dhe ka shfaqur shenja agresiviteti duke sulmuar personelin dhe duke rrëzuar objekte.

Mjekja thekson që ky nuk është rasti i parë që përballen me një situatë të tillë, kjo pasi në spital mungojnë dhomat e izolimit për pacientë në gjendje të rënduar.

“Konkretisht tek ne ka ardhur për t’u hospitalizuar një djalë 25-vjeçar i cili ishte në gjendje të rëndë të shëndetit mendor. Ka ardhur i shoqëruar nga ambulance dhe forcat e rendit. I kemi bërë ndërhyrje mjekësore por tek ne mungon dhoma e izolimit. Rasti një orë pas marrjes së terapisë, është axhituar përsëri dhe ka sulmuar stafin.

Ka vazhduar më tej duke shprehur agresivitetin e tij kundrejt ambienteve të spitalit, ka tentuar të thyejë xhamat e makinave të parkuara jashtë. Kanë reaguar menjëherë forcat e rendit. Ai është dërguar në psikiatrinë e QSUT-së.

Infermieri është mirë por të gjithë si staf jemi të traumatizuar. Përballja me sulmin dhe agresionin është një traumë më vete. Ka pasur edhe raste të tjera. Te ne qëndron problemi i infrastrukturës. Nuk kemi mjete të mbrohemi nga këto forma të axhitimit”, u shpreh mjekja.

Video-Dyshemeja e larë me gjak / I droguari  terrorizon spitalin psikiatrik

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bie nga skela punëtori/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një punëtor ka rënë nga skela e katit të dytë teksa punonte në një banesë.

Mësohet se i plagosuri është 59 vjeçari, i identifikuar si R.L.

Ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e 59 vjeçarit.

LEXO TE PLOTE