LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konkurencë te Partizani edhe pa merkato, ja ekipi i sezonit të ri

29 Tetor 2020, 09:42, Sport CNA

Partizani është skuadra e vetme në Kategorinë Superiore që do ta nisë sezonin e ri pa asnjë blerje në merkato. Kjo ka ardhur si rezultat i dënimit që FIFA i ka dhënë për federimin e Erald Çinarit në verën e 2018-ës, ku pas padisë së bërë nga kroatët e Istras, Partizanit i është bllokuar merkatoja për dy sesione.

Gjithsesi, klubi arriti të kthente nga huazimet katër lojtarë: Jasir Asani, Lukas Kardozo, Alesio Hyseni dhe Dionis Çikani. Me rikthimin e kësaj katërsheje, por edhe disa afrimeve të tjera nga moshat apo ekipi B, trajneri Ilir Daja ka ndërtuar një skuadër që mendohet të jetë pretendente, duke i shkuar për shtat fanellës së rëndë të klubit.

Duket paradoksale, por është e vërtetë që një ekip me merkato të bllokuar ka konkurrencë të lartë, kryesisht në fazën sulmuese. Mangësitë më të mëdha ?demat? i kanë në prapavijë, ku për të dubluar katër mbrojtësit e vetëm në ekip, trajneri Daja ka përshtatur disa lojtarë të tjerë jashtë roleve të tyre natyrale.

Në pjesën prapa çdo dëmtim titullari mund të lërë shenjë, ndërsa në fazën sulmuese lojtarët duhet të djersinë shumë për të fituar fanellën, pasi ka role që luftojë tre futbollistë për një vend. Me rikthimin e Asanit dhe Lukasit krahët e sulmit janë forcuar ndjeshëm, ku pa dyshim në këto role ka edhe konkurrencë, pasi në këto pozicione luajnë edhe Melo, Mala, Cara, Llanaj, Bardhi, si dhe Çinari kur të kthehet nga pezullimi.

Edhe në majë të sulmit konkurrenca është treshe, ku Solomon duhet të fitojë betejën me Braun dhe 18-vjeçarin Franc Marinaj, që mund të rezultojë si një gjetje e trajnerit Daja.

Lajmet e fundit nga