Connect with Us

Komisioni i BE: Krishtlindjet ndryshe për shkak të koronavirusit

Bota

Komisioni i BE: Krishtlindjet ndryshe për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Komisioni i BE: Krishtlindjet ndryshe për shakak të koronavirusit

“Gjendja prej pandemisë Corona është shumë serioze”, tha Ursula von der Leyen me vështrim drejt kameras. Konferenca virtuale e shtypit u zhvillua në Bruksel, qyteti, që aktualisht ka kuotën më të lartë të infeksioneve në mbarë Europën. Në valën e dytë të pandemisë, që e ka “mbërthyer keq” Europën, ka dy armiq, ndaj të cilëve duhet luftuar: vetë virusi dhe lodhja në rritje e europianëve, që duhet të përballojnë masat kufizuese prej koronavirusit. Von der Leyen u bëri thirrje europianëve, që të mos dorëzohen në luftën e tyre kundër pandemisë. “Do të zgjasë deri në prill 2021” derisa të mund të fillojnë aksionet e mirëfillta të vaksinimit, tha presidentja e Komisionit të BE-së, e cila vet është mjeke me profesion.

Më shumë koordinim

“Tani nuk është koha për t’u shpenguar”, tërhoqi vëvemendjen numri një i administratës së BE-së. Ndërkohë që shumë shtete të Europës sërish po aplikojnë ose po i intensifikojnë kufizimet e kontakteve, Ursula von der Leyen, apeloi që gjithkush duhet të japë kontributin e vet – që nga niveli lokal deri në nivelin europian. Shtetet e BE-së duhet t’i koordinojnë më fort se deri më sot masat mes tyre. Komisioni inisiston për standarde të unifikuara në masat e karantinës, do të preferohej një regjistër mbarëeuropian për kapacitetet e shtretërve në sektorin e mjekësisë reanimative. Ende jo të gjitha shtetet janë të gatshme të venë të dhënat në dispozicion të autoritetit të BE-së për epidemitë ECDC në Stokholm, thuhet në Komisionin e BE-së. Shtetet e BE-së duhet të bien dakord për formularë dhe procedura të unifikuara për gjurmimin e zinxhirit të të dhënave të pasagjerëve në rast infeksioni.

Të përgatitur për vaksinim

Veçanërisht vlerë i kushton Komisioni përgatitjes së 27 vendeve anëtare për vaksinimin. Për këtë nevojitet që të gjitha shtetet të zhvillojnë një plan vaksinimi me zinxhirin përkatës logjistik, depozitimin në frigoriferë dhe qendrat e shpërndarjes së vaksinave për mbarë popullsinë. Blerjen e 1,2 milionë dozave vaksinuese Komisioni po e organizon në mënyrë të centralizuar. Tani duhet të përcaktohen kriteret se kush kur do të vaksionohet në fillim.

Këshilltari i posaçëm mjekësor i presidentes së Komisionit të BE-së, virologu belg Peter Piot, tha në Bruksel, se ka njëmbëdhjetë kandidatë favorit për vaksinën. Por nuk duhet pritur një ilaç magjik. Do të zgjasë kohë derisa në popullsi të mund të arrihet një imunitet i mjaftueshëm. “Jam shumë i shqetësuar, që në anketime rreth 25 përqind e njerëzve në BE nuk duan të vaksionohen”, tha Peter Piot. Ai tha, se ka mirëkuptim, që njerëzit ndërkohë janë lodhur me koronavisurin, ndaj i zbatojnë jo sa dhe si duhet masat mbrojtëse. Vetëm 60 përqind e popullsisë e mban maskën si duhet, por është e nevojshem që 95 përqind të veprojnë si duhet në mënyrë që të shmanget përhapja e infeksionit, tërheq vëmendjen këshilltari mjekësor i Komisionit të BE-së. Peter Piot ka zbuluar virusin Ebola dhe ka drejtuar dhjetë vjet programin e OKB-së HIV/Sida.

LEXO EDHE:  Humb jetën fieraku në Maqedoninë e Veriut/ Pas 8 ditësh konfirmohet me koronavirus

Samiti i BE-së mbi gjendjen me koronavirusin

Piot tha, se ndërkohë vdesin çdo ditë rreth 1000 qytetarë të BE-së nga COVID-19. Një shpresë jep fakti, që trajtimet në spital janë më të suksseshme se sa në valën e parë të pandemisë. Falë përmirësimit të procesit vdesin më pak njerëz nga ata që shtrohen në spital. “Gjendja është serioze, por ne e kemi në dorë, që ta ndryshojmë atë”, tha mjeku belg. Peter Piot ka qenë vet i sëmurë me Covid-19 dhe për disa muaj ka vuajtur nga lodhja kronike. E di se për çfarë flas, tha Piot.
Të enjten (28.10) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së duan të konsultohen për pandeminë e koronavirusit. Kryetari i këtij raundi të samitit, presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, insiston, që BE-ja t’i përmbahet sa më shumë testimeve të shpejta ndaj koronavirusit tek pasagjerët, personeli i kujdestarisë në shëndetësi dhe banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit. Komisioni i BE-së do të verë në dispozicion 100 milionë Euro, për blerjen e testeve të shpejta. Por nuk duhet që të krijohet garë mes vendeve anëtare për blerjen e testeteve të shpejta, nënvizoi Charles Michel.

“Hapja shumë e herët”

E pyetur nga një gazetare, se përse nuk ka pasur efekt strategjia e deritanishme e BE-së për kufizimin e infeksioneve, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen reagoi shkurt e pasigurtë, por pastaj u përgjigj duke pranuar, se: “vendet anëtare në verë me sa duket i zbutën shumë herët masat kufizuese”. Spitalet janë të pajisura më mirë tani se në pranverë, “por personeli kujdestar është i rraskapitur”, tha ajo. Nuk është habi që ka një valë të dytë tani: “Ne nuk e dimë, nëse kjo do të jetë vala e fundit.” Vazhdimisht mësojmë, tha von der Leyen. Anulimi i tregjeve të Krishtlindjes, kontaktet e kufizuara dhe udhëtimet e anuluara bëjnë, që sivjet “Krishtlindjet të jenë ndryshe”, tha von der Leyen. Do të na duhet “të komportohemi edhe disa kohë” me pandeminë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova nuk gjen qetësi/ 16 viktima dhe 626 të infektuar për 24 orë

Publikuar

-

Nga

Kosova nuk gjen qetësi/ 16 viktima dhe 626 të infektuar për 24 orë

Kosova vijon të mos jetë aspak e qetë sa i takon situatës me koronavirusin.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar piozitiv 626 qytetarë, ndërsa 16 të tjerë kanë humbur jetën.

Një numër i lartë është edhe ai i të shëruarve. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë teksa në total janë shëruar 24.427 raste.

LEXO EDHE:  OBSH: Bota nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund

LEXO EDHE:  OBSH: Bota nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 1005 persona që e kanë humbur këtë betejë, ndërsa 39.057 janë të infektuar./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Votime nën masat anit-Covid/ Podujeva dhe Mitrovica e Veriut zgjedhin sot kryekomunarët e rinj

Publikuar

-

Nga

Votime nën masat anit-Covid/ Podujeva dhe Mitrovica e Veriut zgjedhin sot kryekomunarët e rinj

Më 29 nëntor, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut zgjedhin kryetarët e rinj.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit në të dyja komunat janë hapur me kohë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues, të cilët do të mund të votojnë në 45 qendra të votimit me 115 vendvotime.

Në garë për të parin e Podujevës, për një mandat njëvjeçar, janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces u pamundësua.

Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur.

Në këtë komunë do të jetë të hapura shtatë qendra të votimit me 27 vendvotime, derisa të drejtë vote kanë 23 mijë e 313 qytetarë.

Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal.

LEXO EDHE:  Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali

LEXO EDHE:  OBSH: Bota nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund

Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate.

Kjo është hera e parë që misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në veri të Kosovës nuk do të sigurojë mbështetje teknike, siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë zgjedhjet për parlamentin serb, të cilat u mbajtën në komunat me shumicë serbe në Kosovë në qershor të këtij viti.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për miratimin e një udhëzimi administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit për votuesit dhe stafin e zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve.

“Qëllimi i këtij udhëzimi është të përcaktojë masat mbrojtëse për të parandaluar infektimin me COVID-19 të votuesve dhe stafit zgjedhor në qendrat e votimit; përcaktimin e masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në qendrat e votimit; si dhe masat mbrojtëse gjatë dorëzimit të materialit zgjedhor”, thuhet në udhëzimin e KQZ-së.

Sipas udhëzimit të miratuar nga KQZ, votuesit duhet të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe të mbulojnë hundën dhe gojën, dhe pas verifikimit me një llambë UV, të dezinfektojnë duart e tyre me alkool.

Gjithashtu, pasi të tregojnë dokumentin e identifikimit, duhet të heqin maskën, në mënyrë që votuesi të identifikohet nga një anëtar i qendrës së votimit, dhe pastaj maska duhet të vendoset përsëri, thuhet në udhëzimin e KQZ-së./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Rekord viktimash dhe mbi 1000 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Rekord viktimash dhe mbi 1000 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me COVID-19.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.022 raste të reja infektimesh nga 3.127 teste të kryera dhe 41 viktima.

Viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar. Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519.

Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga sëmundja COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten deklaroi se gjendja në këtë vend me pandeminë, ka nisur të stabilizohet./CNA.al

LEXO EDHE:  Covid-19 pritet të “fshijë” 8 miliardë euro nga ekonomia shqiptare në tre vjet

LEXO EDHE:  Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali

LEXO TE PLOTE