Connect with Us

“Kemi siguruar raportime zyrtare të qeverisë”/ PD i kundërpërgjigjet Ramës

Aktualitet

“Kemi siguruar raportime zyrtare të qeverisë”/ PD i kundërpërgjigjet Ramës

Publikuar

-

Premtimi i Ramës për fermerët/ Reagon PD: Në 7 vjet u mori atyre mbi 100 milionë euro për karburantin

Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së, Dorjan Teliti, me anë të një statusi në “Facebook”, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për rindërtimin. Ndërsa qeveria pretendon se ka alokuar 34 miliardë lekë për vitin 2020, Teliti e kundërshton me fakte, duke u shprehur se nuk është dhënë asnjë qindarkë.

“Kush dëgjon gënjeshtrat e Rilindjes nga ministri i plotfuqishëm i rindërtimit mendon se Shqipëria është vendi i mrekullive, ndërkohë që mjerimin dhe braktisjen e ndjen cdo shqiptar. PROPAGANDA: kemi alokuar 34 miliardë lekë (275 milionë euro) për vitin 2020 për procesin e rindërtimit. FAKTI: deri më 31 shtator, sipas raportimeve zyrtare të vetë qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë nuk është paguar nga thesari i shtetit për rindërtimin. Asnjë qindarkë për rindërtimin, por miliona e miliona euro për inceneratorët”, shkruan Teliti. CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL “hedh grepat” sërish/ Ultimatum për pasurinë, shtatë të dënuarve

Publikuar

-

Nga

OFL "hedh grepat" sërish/ Ultimatum për pasurinë shtatë të dënuarve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

S. P., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A.(F.) D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. Ll., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

LEXO EDHE:  Erion Veliaj vrasësi me fytyrë të vrerosur

LEXO EDHE:  Erion Veliaj vrasësi me fytyrë të vrerosur

S. D.(P.), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. M., banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha viziton Thumanën dhe i zotohet banorëve/ Do bëjmë gjithçka t’i japin fund katastrofës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot familjen e Bujar Çukes në Thumanë një vit pas tërmetit shkatërrimtar. Familja e Bujar Cukes ka jetuar në një nga pallatet e Thumanës që u shembën nga tërmeti i vitit të kaluar.

Aktualisht Bujari dhe vajza e tij Megi, të vetmit e mbijetuar të tragjedisë, pas vdekjes së nënës dhe fjalit. Ata jetojnë në një shtëpi në zonën e Don Boskos.

Vajza e mbijetuar Megi ka vetëm një apel: Drejtësi për vëllain dhe mamanë që vdiqën në pallatet e Thumanës.

Kryetari Lulzim Basha ngushëlloi të gjithë familjet që humbën të dashurit e tyre më tërmetin e 26 nëntorit dhe premtoi se do të bëjë gjithçka që t’i jepet fund kësaj katastrofe dhe njerëzit e dëmtuar të marrin zgjidhje. ‘

‘’Jam këtu për t’i dhënë forcë dhe për t’i shprehur ngushëllimet Bujarit dhe Megit për humbjen e të dashurit të tyre, nënës dhe të vëllait, bashkëshortes dhe të djalit. Sikundër për t’i shprehur të gjithë ngushëllimet e mia dhe për t’i dhënë forcë gjithë shqiptarëve, që humbën të dashurit e tyre në tërmetin e 26 Nëntorit, sot një vit më parë.

Jam i vetëdijshëm sepse vazhdimisht kam qenë në zonat e goditura nga tërmeti për vuajtjet, dhimbjet, në radhë të parë të atyre që humbën të dashurit e tyre, por edhe të qindra mijëra familjeve të tjera që iu shkatërrua pasuria e një jete, shtëpitë, banesat e tyre, vuajtjet të cilat për fat të keq vazhdojnë edhe sot që flasim, ku shumica dërrmuese e familjeve vazhdojnë të jenë në kushte shumë të vështira. Dua të zotohem, sot në 1 këtë vjetor të tërmetit, se do bëjmë gjithçka që t’i japim fund kësaj katastrofe në vazhdim.

Do të bëjmë gjithçka që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë e premtime boshe. E di që kjo është një ditë shumë e trishtë për mijëra familje shqiptare, e di që e sotmja i gjen me një situatë të pandryshuar për disa muaj që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit. Kam qenë pranë tyre, i kam vizituar pranë rrënojave të shtëpive të tyre, brenda çadrave ku kanë kaluar dimrin e kaluar, verën dhe përsëri vjeshtën dhe dimrin që po vjen. Dua t’ju them që e ndiej dhimbjen tuaj, ndiej revoltën tuaj.

Do bëj gjithçka që mos t’ju zhgënjej dhe t’i japim fund një politike të fjalëve, të premtimeve të pambajtura dhe të keqpërdorimit të fatkeqësisë. Dhe do bëhemi të gjithë bashkë që ju të merrni atë që meritoni dhe që vendi të ketë një qeveri të përgjegjshme, e cila ndjen dhimbjen me ju dhe bën gjithçka për ta lehtësuar këtë dhimbje përmes veprave dhe jo fjalëve boshe.”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Avokatia e Blushit ndaj inceneratorëve/ Malltezi tregon dështimin: Merr mbi vete glasat dhe bajgat e atyre që vjedhin

Publikuar

-

Nga

SPAK file for Blushi/From the father-in-law’s palace, properties with ridiculous values, to the lands in the sea coast and Dardha

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka “shpërthyer” ndaj medias së drejtura nga Ben Blushi.

Sipas Malltezit, kjo media është kthyer në avoaktin e aferës së inceneratorëve. Ai thekson se disa portale që paguhen nga Digitalb nuk publikojnë reagimet e që Malltezi ndaj avokatisë që Blushi dhe gazetarët e tij i bëjnë inceneratorëve.

Malltëzi thekson se edhe pse Blushi dhe gazetari i tij Endrit Habilaj bënë “sponsored” në Facebook, kronikën e tyre, nuk arritën dot të marrin as gjysmen apo 1/3 e like-ve të reagimeve të Malltëzit pa bere fare “sponsored”.

“430 milione euro po vjedhin me inceneratoret. Ka para shume per te blere gjithe pseudomediat. por te besh reklamen e Rames, Blushit, tualetit, apo seksereve te tyre Mertiri/Zoto etj. merr mbi vete glasat dhe bajgat e tyre qe po vjedhin qindra miliona. Media qe boton Blushin dhe hajdutet e tjere pastaj jane vec ca pisanjose nuk nuk kane problem bajgat e tualeterve mjafton qe te marrin ca pagesa.

Para 1 jave mender portale kishin mashtrimet e trasha te Blushit dhe zarit te tij Habilaj me top story qe u kthye ne avokatin e plehrave, por asnje nga ato portale nuk guxoi te shfaqte fact-chek qe i bera me 8 slide ku tregohen qarte mashtrimet e Blushit/Habilajt. Pardje Blushi qe don te vjedhe i qete parate publike te kinse plehrave sajoi tjeter gje me tualetin dhe disa portale militante e botuan per te heq vemendjen e inceneratoreve. Prape i bera nje pergjigje me 7 pika per blushin dhe tualetin, keta nuk u ndien por prape mender portalet qe paguhen nga digitalb apo komentatore qe paguhen per te qene tek Topi nuk guxuan as kesaj rradhe te vendosin reagimin tim nderkohe qe kishin vendos sajesen e top-plehres. A nuk jane keta portale ne nivelin e fundit tek kjo shkallarja? Te mbushur me bajga? Gjynah.

Nderkohe Blushi e zari habilaj qe te dy ishin Kundra inceneratoreve para se keto ti jepnin ca miliona e tani jane avokate te inceneratoreve dhe plehrave, dolen qe mashtrimin ta benin edhe “sponsored” ne Facebook. E bukura eshte qe dy mashtrimet e tyre ne dy jave rrjesht te sponsorizuara, nuk arriten dot te marrin as gjysmen apo 1/3 e like te reagimeve te mia pa bere fare “sponsored”. Tregues qe njerezit e dine fare mire kur po ju thua te verteten e kur po genjen, dhe nuk ka rendesi fare ne sa pisanjose e shpendan mashtrimin. Thjesht mbeten te perlyer me bajgat e donatoreve.

Rama, Ahmetaj, Koka, Blushi, Mertiri, Zoto, Bllako, jeni kapur ne vjedhje 430 milione euro para publike. Duhet ti ktheni se kemi rruge te gjate bashke. Do shohim sa vendime qeverie ka per Elbasanin, sa per fierin, sa per tiranen, sa qindra telefonata ka ahmetaj me mertirin dhe zoton, si e ku eshte perfshire gjiknuri, pse dalin shtetas ruse ne guackat e Zotos ne Hollande, etj. Inceneratoret jane si pusete haleje qe kuderbimi i vjedhjes do e mbyse kete qeveri pavaresisht se sa hale me pare do hedhin per blushet dhe blerjen e hallexhi-mediave qe jane ne shitje te lire”, shkruan Malltezi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE