LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i ditës, 29 tetor 2020

29 Tetor 2020, 06:58, Horoskopi CNA
Horoskopi i ditës, 29 tetor 2020

Ditë tejet aktive ka për të qenë kjo e sotmja. Në program janë: takimet, idetë e reja dhe lëvizjet. Me pak fjalë nuk keni për t?u mërzitur aspak. Ju të dashuruarit do ia shprehni me çdo mënyrë dashurinë partnerit. Nuk do mungojnë as fjalët dhe as veprat, vetëm e vetëm që ambienti në çift të bëhet sa më i ngrohte. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim të veçantë. Për punën do jetë ditë aktive dhe do ju duket sikur koha do ju fluturojë. Mund të realizoni disa takime dhe do merrni vendime me rëndësi. Në planin financiar do ndërmerrni disa rreziqe, por do ia dilni mbanë me sukses. Situata do stabilizohet ndjeshëm.

Gjatë kësaj dite do jetë e vështirë t?iu ndjekësh sepse nuk do bëni ato që do ju thonë dhe do veproni sipas mënyrës tuaj. Për ju të dashuruarit mund të ketë disa turbullira. Do kërkoni më shumë pavarësi ndaj partnerit ndërkohë që ai do kërkojë t?iu ketë më pranë. Ju beqarëve do iu dalin përpara shumë persona interesantë dhe nuk do dini kë të zgjidhni. Sipas Dritare.net, në punë nuk do lejoni askënd t?iu influencojë sepse keni idetë tuaja për çdo çështje. Mundohuni që të mos gjeni as zgjidhjet më të lehta, por të përqendroheni për të bërë më të mirën e mundshme. Ka ardhur koha të bëni pak më shumë ekonomi dhe të tregoheni të kujdesshëm me financat. Investimet lërini për më vonë.

Binjakët

Marsi do ju nxitë të reflektoni me kujdes gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. As vendime të nxituara mos merrni sepse do pendoheni. Për ju të dashuruarit priten çaste harmonike dhe të këndshme. Gjithçka që do bëni do e bëni bashkërisht me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë askush nuk do iu ndalë dot së kërkuari personin e ëndrrave. Do lodheni pak, por shumë shpejt do e gjeni atë. Karriera pritet të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet që ju keni bërë do japin rezultatet e shumëpritura. Eprorët do ju mbështesin pa u menduar dy herë. Financat do jenë të ndërlikuara dhe nuk do dini çfarë të bëni. Më mirë kërkojuni këshilla specialisteve.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ndryshoni shpesh mendim për disa gjëra dhe do jeni disi të paqëndrueshëm. Po nuk zgjidhët një rrugë dhe ta ndiqni atë nuk do arrini gjë. Venusi do e mbroje jetën tuaj në çift. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i harroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Ju beqarët duhet të bëni kujdes kur të joshni. Jo të gjithë personat kanë të njëjtin tip dhe jo të gjithë janë njerëz të mirë ashtu siç mund ta japin përshtypjen. Në punë një koleg ka mundësi të mundohet t?ua zërë vendin e punës kështu që bëjini sytë katër. Tregohuni sa më profesionistë që të mundeni. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes kur të shpenzoni.

Herë pas here do ndiheni si të bllokuar gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Do keni më shumë se kurrë nevojë për liri dhe hapësirë. Për ju të dashuruarit gjithçka do jetë e ndryshme për persona të ndryshëm. Nëse keni pasur një lidhje problematike do ketë një ndarje, por që do iu bëjë të ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje të fortë do vazhdoni të përjetojnë emocione të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do keni ndryshime. Në punë nuk do ndiheni më rehat në pozicionin që keni. Dëshira për ndryshim do jetë tej mase e fortë. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni me maturi edhe pse buxheti do jetë i qëndrueshëm.

Virgjëresha

Pas disa problemeve të vogla që do ju dalin, sot do arrini të zgjidhni gjithçka dhe do jeni më të qartë për hapat që duhet të hidhni nesër. Për ju të dashuruarit do ketë disa incidente të vogla, por gjithçka do rregullohet shpejt. Humori juaj do ndryshojë shpesh dhe për këtë arsye do ndodhin mosmarrëveshje të shumta. Për ju beqarët nuk do mungojnë flirtet. Nëse keni një punë tuajën mos ushtroni presion tek punonjësit sepse një ditë mund të ndodheni edhe ju nën të njëjtin pozicion. Ruani qetësinë dhe gjithçka do ju ecë mirë. Në përgjithësi dita do jetë emocionuese. Sektori i financave do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Nuk priten probleme kështu që mund të jeni të qetë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do ndryshoni sjellje dhe do i habisni të gjithë ata që keni pranë. Uranin dhe Hënën do i keni mbështetje të madhe. Për ju të dashuruarit do jetë ditë më romantike dhe më emocionuese kjo e sotmja. Pritet të kaloni momente të këndshme pranë atij që doni dhe nuk do ndaheni për asnjë moment prej tij. Ju beqarët nga ana tjetër do keni një ditë të zakonshme dhe pa takime interesante. Bëni durim sepse do vijë edhe dita juaj. Në punë do jeni thuajse në pikun e frymëzimit dhe do i keni të gjitha aftësitë të vini në zbatim idetë tuaja. Sipas Dritare.net, në planin financiar do gjendeni përballë dy zgjedhjeve të vështira. Mendohuni mirë para se të vendosni.

Akrepi

Saturni do iu japë mundësinë të vendosni pikat mbi ?i? gjatë kësaj dite, sidomos në sektorin profesional. Do jeni ambiciozë dhe largpamës si asnjëherë më parë. Më në fund ju të dashuruarit do i zgjidhni problemet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë. Ai që keni në krah do iu përgatisë edhe një surprizë befasuese. Ju beqarët me shumë gjasa do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Dëshira juaj e madhe për të krijuar një familje do plotësohet. Në punë në shumë momente do ju duhet të bëni më tepër durim dhe situata do ju qartësohet. Po u bashkuat me kolegët do arrini edhe më lart. Në planin financiar situata nuk do jetë problematike. Duke ulur shpenzimet çdo gjë do vendoset në ekuilibër.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do reflektoni gjatë dhe nuk do gaboni kur t?iu duhet të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje, dita e sotme do jetë mjaft e qetë. Komunikim do vazhdojë të jetë i mirë dhe nuk priten debate të zjarrta. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë që të mundni. Nëse jeni beqarë nuk duhet të filloni një lidhje me personin e parë që do iu dalë para sepse do pendoheni për këtë. Urani do jetë planeti që do ju nxitë të kërkoni më shumë autonomi në punë. Do doni të merrni ju drejtimin e një projekti dhe do dini si t?i bëni mirë llogaritë para se të veproni. Mësoni të shpjegoni gjithçka që edhe eprorët t?iu kuptojnë. Saturni do jetë planeti që do iu mbrojë nga tronditjet në planin financiar.

Bricjapi

Dinamizmi i së djeshmes mund të shndërrohet në nervozizëm sot. Mundohuni të mos tregoheni shumë agresivë. Për të dashuruarit dita do jetë e paqëndrueshme dhe e mbushur me debate. Do jeni kokëfortë dhe do këmbëngulni se keni gjithmonë ju të drejtë. Kujdes mos e teproni. Ju beqarët do mbeteni sërish vetëm edhe pse në mesditë do ketë disa takime. Për punën do jetë një ditë e vështirë dhe mund të ketë vonesa të mëdha. Disa gjëra mund të ndryshojnë në momentin e fundit si pa e kuptuar dhe do ju mërziteni shumë. Sektori i financave do jetë goxha i mirë. Përfitoni nga kjo për të bërë disa transaksione me rëndësi dhe për të shlyer borxhet.

Ka shumë mundësi që sot të ëndërroni jashtëzakonisht dhe realiteti nuk do ju pëlqejë aspak. Mund të keni edhe debate gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit, edhe njëherë tjetër duhet të tregoheni vigjilentë dhe mos hidhni hapa të nxituara. Mos ia vini re partnerit disa kritika që do iu bëjë sepse do i thotë pa u menduar. Ditë e qetë dhe pa takime pritet për ju beqarët. Shfrytëzojeni për të qëndruar me miqtë sepse më pas do jeni më të zënë. Në punë do keni dëshira të shumta, por po nuk bëtë përpjekjet e duhura mos prisni që ata të realizohen. Shikojini gjithmonë me dyshim bashkëpunëtorët sepse disa nuk janë ashti siç thonë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet bëjini me kursim.

Peshqit

Nën ndikimin e Diellit, Plutonit, Mërkurit dhe Saturnit sot do arrini të ndërtoni jetën që keni ëndërruar gjithmonë dhe që në fakt ju takon. Klima në jetën tuaj çift do ngrohet mjaft. Në disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente të zjarrta me partnerin. Venusi do ndikojë pozitivisht tek jeta juaj edhe nëse jeni beqarë. Do jeni më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Nëse punoni në një zyrë do i keni gjërat edhe më të lehta sot dhe pa u lodhur shumë do arrini shumë lart. Pasdite mund t?iu bëhet edhe një ftesë për një takim me kolegë të jashtëm të cilin nuk duhet ta refuzoni. Në planin financiar çdo gjë do ndodhë si me magji. Jo vetëm që të gjitha problemet do rregullohen, por do ketë edhe përmirësime.

Lajmet e fundit nga