LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ka Covid, është grip stinor”/ Deklarata e fortë e Gjuzit në Kuvend

29 Tetor 2020, 09:11, Aktualitet CNA
“Nuk ka Covid, është grip stinor”/ Deklarata e fortë

Seanca plenare ka nisur me një përplasje mes deputetit Kujtim Gjuzi me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetaren e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi. Duke iu referua lajmit që ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është infektuar me Covid-19, Gjuzi u shpreh se ka vetëm një grip stinor dhe kërkoi paraqitjen e saj në seancën plenare për interpelancë.

“Kam kërkesë për interpelancë, por kur duhet të vijnë tek unë ministrat i ndihmon Zoti me grip stinor. Nuk ka Covid, është grip stinor. Kush po më kërkon të ulem? Unë nuk ulem aq kollaj. Z. Konomi unë nuk ulem kollaj, ti sot duhet të shkosh te greva. Po dërgoj kërkesën për interpelancë urgjente”, tha Gjuzi.

Ndërsa kjo kërkesë e tij nuk është pritur mirë nga mazhoranca. ?Nuk kishe nevojë të ngriheshe për këtë kërkesë, mund ta thoshe edhe që nga vendi?, tha Ruçi.

Lajmet e fundit nga