Connect with Us

Futbollisti i Manchester United infektohet me COVID-19

Premier Liga

Futbollisti i Manchester United infektohet me COVID-19

Publikuar

-

Futbollisti i Mançester Junajtid Aleks Tejes është infektuar me koronavirus. Lajmin e dha pas fitores me Lajpcigun 5-0, trajneri i “Djajve të kuq” Ole Gunar Solskjaer duke arsyetuar mungesën e lojtarit në skuadër.

Më pas, mbrojtësi brazilian falenderoi të gjithë njerëzit për mbështetjen e dhënë në rrjetet sociale.

“Djema, ju falenderoj për mesazhet inkurajuese që kam marrë që prej momentit kur klubi pranoi se jam diagnostikuar me COVID-19. Jam mirë dhe në izolim dhe do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur me ndihmën e shokëve të mi. Faleminderit edhe njëherë!”, shkruan 27-vjeçari në rrjetet sociale.

Ai debutoi me Mançester Junajtid javën e kaluar në fitoren kundër PSG-së 1-2 në Ligën e Kampioneve, por nuk luajti në ndeshjet e radhës me Çelsin dhe Lajpcigun duke lënë të dyshohej se ishte i dëmtuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Xherdan Shaqiri do largohet nga Liverpooli në merkaton e janarit

Publikuar

-

Nga

Mmerkatoja janarit mund ta gjejë Xherdan Shaqirin me skuadër të re. Futbollisti i Liverpool me prejardhje nga Kosova, mund të ndërrojë skuadër në janar.

Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, që raporton se Liverpool mund të dëgjojë ofertat për Shaqirin. Liverpool është goditur shumë nga lëndimet këtë fillim sezon, dhe Klopp është i etur të mbajë skuadrën e bashkuar.

Por, me një bollëk opsionesh në fazën sulmuese, Liverpool do të mund të dëgjonte ofertat për Xherdan Shaqirin dhe Divock Origin, veçanërisht nëse paratë e fituara nga këto shitje do të financonin transferimin e ndonjë mbrojtësi.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Të kënaqen sytë! Anglia rikthen tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Arsenal dhe Rapid Vienna po luajne aktualisht në kuadër të xhiros së pestë të Europa League, teksa bota po përballet me shpërthimin e Coronavirusit që nga marsi i vitit të kaluar.

Kjo bëri që edhe klubet e futbollit të ndikoheshin, pasi që u ndalua pania e tifozëve nëpër tribuna. Pas lehtësimit të masave nga Qeveria Britanike, pas nëntë muajsh është hera e parë që shihen tifozët nëpër tribuna.

Tifozët në Emirates, me mirëpritjen e tyre na kujtuan se sa shumë i kanë munguar atmosferes së veçantë sportive në futboll. Më poshtë mund të shihni videon spektakolare, ku sot tifozët e Arsenalit kanë hyrë për herë të parë në Emirates./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Kush nuk e bën, nuk futet në stadium”, në Angli gjejnë mënyrën për të “detyruar” vaksinën

Publikuar

-

Nga

COVID-19 ka “mbërthyer” edhe njëherë të gjithë botën, teksa vala e dytë e pandemisë konfirmohet e frikshme si ajo e para. Ndërkohë, duke parë numrat e të infektuarve, shtetet vazhdojnë të aplikojnë masa shtrënguese, të cilat janë të shtrira edhe në botën e futbollit, ku stadiumet vazhdojnë të jenë të boshatisura.

Sakaq, shpresa e vetme për rikthimin në normalitet shihet të jetë vaksina kundër koronavirusit, e cila pritet të jetë e gatshmë për pak muaj. Ndërkohë, edhe në lidhje me vaksinën ka shumë zëra pro dhe kundër, teksa deri tani është deklaruar se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Mirëpo, në Angli ka bërë jo pak zhurmë një deklaratë e ministrit për vaksinimin, Nadim Zahavi, i cili u shpreh se ata që nuk bëjnë vaksinën nuk do të lejohen të futen në stadium, apo teatër e kinema pasi do të vazhdojnë të cilësohen si një kërcënim për të shpërndarjen e COVID-19.

Një deklaratë që nuk është pritur mirë, pasi në një formë prek të drejtat e njeriut në lidhje me lirinë e tyre. Por, për t’i qetësuar të gjithë ka menduar ministri i kabinetit të qeverisë, Majkëll Gov është shprehur se nuk ka asnjë plan të tillë. “Unë nuk jam duke planifikuar të prezantoj asnjë pasaportë vaksine dhe nuk di asnjë në qeveri që ka plan diçka të tillë”, ishin fjalët e tij.

LEXO TE PLOTE