Connect with Us

Egbo bëhet si Reja, ndryshon skemën e Tiranës

Sport

Egbo bëhet si Reja, ndryshon skemën e Tiranës

Publikuar

-

Tirana do të luajë me skemën 3- 5-2. Emanuel Egbo duket se ka vendosur që të kopjojë Edi Rejën pak ditë para nisjes së sezonit. Numri një i stolit bardheblu ka zhvilluar një mbledhje rrufe me gjithë skuadrën pikërisht në nisje të stërvitjes. Të gjithë menduan ndonjë diskutim apo masë, por në fund rezultoi diçka ndryshe.

Emanuel Egbo i komunikoi skuadrës që do të lërë mënjanë skemën e famshme dhe kampione 4-2-3-1 dhe do të kalojë te skema më e zakonshme në gjithë Europën, 3-5-2. Sigurisht, lojtarët kanë qenë pak a shumë të njëjtët, ndërsa pozicionet e tyre kanë ndryshuar. Me mungesën e Çelhakës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga gazeta, Torasa është kthyer mesfushor qendre në krah të Bathës. Ernest Muçi nga sulmues i parë ka dalë “playmaker”.

Toli do të jetë mesfushori i djathtë, ndërsa Ismajlgeci i majtë. Dy ndryshimet e tjera ishin mbrojtja dhe sulmi. Në sulm u mendua dyshja Kobina dhe Danso. Mbrojtja kthehet me tre, ku Najdovski është në qendër dhe Hoxhallari e Vangjeli stoperë të ekipit. Përmbysje e gjithë skemës së lojës dhe e filozofisë në fushë.

Në pjesën e dytë të stërvitjes, Egbo provoi një tjetër ekip, ku në vend të Kobinës dhe Dansosë luajtën Sasraku e Halili, të dy sulmues të pastër. Trajnerët bardheblu kanë marrë këtë vendim duke parë se skuadra me skemën e vjetër nuk ka mundësi të luajë mirë. Nëse luhet këtë fundjavë miqësore, trajnerët do ta eksperimentojnë këtë skemë në lojë dhe nëse jep rezultat, do ta vënë në zbatim në sfidën me Kukësin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Laçi nxjerr dufin, shpartallon Apoloninë

Publikuar

-

Nga

Laçi ka shpartalluar Apoloninë me rezultatin 6-1 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Paraqitje spektakolare e kurbinasve të drejtuar nga Stavri Nica, pas shkarkimit të Armando Cungut.

Fierakët shënuan të parët me anë të futbollistit Omeri në pjesën e parë, teksa po në pjesën e parë Lacci përmbysi rezultatin me dopietën e Nuabuezes.

Ishte bomberi bardhezi, i cili në startin e pjesës së dytë kompletoi tripletën personale, ndërkohë që Xhixha me anë të një dopiete dhe Albion Marku, vulosën këtë goleadë. Kjo ishte fitorja e parë e Laçit në kampionat për këtë sezon.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana në krizë, Kastrioti i rrëmben barazimin

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e zhvilluar në Kamëz mes Kastriotit dhe Tiranës. Kampionët në fuqi të Superiores, nuk kanë arritur të triumfojnë duke siguruar kështu barazimin e dytë radhazi pas atij ndaj Bylisit.

Pavarësisht se shënuan të parët me Muçin, ekipi krutan arriti të reagonte mjaft mirë, duke barazuar shifrat me brazilianin De Silva. Trajneri Nevil Dede, i duhet të presë për të shijuar fitoren e parë në krye të skuadrës më të titulluar në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bylisi dhe Teuta bëjnë “paqe”

Publikuar

-

Nga

Bylisi dhe Teuta duket se janë “abonuar” golin këtë sezon, teksa edhe ditën e sotme në përballjen mes tyre nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola.

Pjesa e parë ishte shumë e bukur, me të dyja skuadrat që kishin disa raste për shënim, por nuk i shfrytëzuan si duhej. Në pjesën e dytë, gjithçka u vështirësua për Teutën, me durrsakët që mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Rustem Hoxhës, i cili pas një dueli ajror me Ndrecën, shakton faull dhe Jorgji e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë pavarësisht se Bylisi ishte me një lojtar më shumë, nuk ia doli të shënonte të paktën një gol dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0.

Ky është barazimi i katër për të dyja skuadrat në 5 ndeshje kampionat, teksa Teuta shkon në kuotën e 7 pikëve, për shkak se ka një fitore, ndërsa ballshiotët shkojnë në kuotën e 4 pikëve dhe nuk njohin ende fitore në kampionat për këtë sezon.

LEXO TE PLOTE